Në kuadër të megaoperacionit ka rënë në prangat e policisë edhe personazhi i njohur me pseudonimin “Ujku i Cërrikut”. Në momentin e shoqërimit në polici ky i fundit ulërin sapo del nga makina.
Arrestimi i tij ka ardhur nga megaoperacioni antidrogë të Policisë së Shtetit të koduar “Tempulli” të shtrirë në 5 qarqe të vendit.
Nga ky operacion u arrestuan 246 persona dhe u goditën 23 grupe kriminale.
Finalizimi i operacionit të koduar “Tempulli” erdhi pas rreth 8 muajsh hetime dhe në qarqet ku u zhvillua u sekuestruan 134.5 kg kanabis, 364 fara kanabisi, 1.2 kg kokainë, mijëra doza kanabisi, kokaine dhe heroine, qindra doza MDMA, tableta ekstazi, sasi të drogave sintetike.
Droga e sekuestruar shitej në afërsi të shkollave, lokaleve të natës apo blloqeve të banimit.
FLASH NEWS
- Eliona Pitarka “shpërthen” ndaj Zhaklinës: E neveritshme…
- A po vjen autizmi nga vaksinat, cfarë duhet të dimë?
- e-Albania bëhet “nga e para”/ 26 mln euro për portalin dhe platformën e ndërveprimit
- “As 3000, as 36.000”, Gert Bogdani: Bëhet fjalë për 1 milionë emigrantë në gjithë Europën
- Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopsht, qytetarët në protestë
- 5-vjeçarja Solei u dhunua nga edukatoret
- Braktisi foshnjën e porsalindur, nëna dërgohet në spital për ndihmë mjekësore
- “Pse ta kemi qejfin ty, sharabajgë”, edukatorja e dhunoi 3-vjeçaren edhe pasi ajo theu këmbën