Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Marrëveshja me Italinë për pensionet/ Nis zbatimin nga qershori (Detajet)
    POLITIKË

    Marrëveshja me Italinë për pensionet/ Nis zbatimin nga qershori (Detajet)

    By LAJME 2404/05/20257 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kontributeve për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë pritet të hyjë në fuqi dhe nis nga zbatimi në muajin qershor. Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe një numër i lartë shtetasish italianë.

    Në një intervistë për ATSH-në, Tresjana Elmazi, përfaqësuese e UIM Albania tha se nga marrëveshja përfitojnë të gjitha ata persona që kanë kontribute të sigurimeve shoqërore si në Shqipëri, ashtu dhe në Itali.


    “Marrëveshja e pensioneve Shqipëri – Itali është një marrëveshje që të gjitha ata qytetarë të cilët kanë jetuar në Itali ose janë rikthyer ose janë ende atje të kenë mundësi, në rast se nuk kanë vite mjaftueshëm për të plotësuar pragun në Itali 20 vite apo në Shqipëri 15 vite për të marrë një pension minimal, mund të mbledhin të dyja përvojat e tyre të punës në të dyja vendet për të përfituar ‘prorata’ siç quhet metoda e përllogaritjes së viteve për të dyja vendet. Nëse një person ka 10 vite në Shqipëri dhe 10 vite të tjera në Itali, këto vitet bashkohen, por qytetari do të marrë proporcionalisht aq sa ka derdhur kontribute në secilin prej vendeve”, tha Elmazi.

    Ajo shtoi se “marrëveshja pritet të hyjë në fuqi një muaj pas shkëmbimit të akteve të ratifikimit mes dy vendeve nga muaji qershor.

    Sipas saj, “për pensionin italian, ne kemi akses të drejtpërdrejtë te Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Itali (IMS) që mund t’i bëjmë nxjerrje dhe verifikim të kontributeve që personi ka derdhur në Itali.

    “Për pjesën shqiptare mund të hyjmë në e-Albania dhe të bëjmë verifikimin. Domethënë mund t’i ndjekim ne të dyja proceset. Dokumentacioni që kërkohet për Italinë janë dokumentet italiane në qoftë se ata kanë pasur leje qëndrimi (permesso di soggiorno) duke qenë se Italia kontributet i ka të digjitalizuara siç i kemi ne pas vitit 2012. Mjafton që ne si zyrë sociale konsulence (patronato) të hyjmë me kodin fiskal që është si numri jonë personal këtu dhe bëjmë verifikimin e viteve atje. Për Shqipërinë normalisht do të nevojitet libreza e punës, çfarëdo lloj dokumenti që vërteton përvojën e tyre këtu. Normalisht edhe dokumentet shqiptare sepse duhet të hyjmë në e-Albania për të bërë kërkesën dhe verifikimet për pjesën para vitit 2012”, theksoi Elmazi.

    Sipas saj, kanë qenë të shumtë personat që kanë shfaqur interes në zyrat e UIM Albania për të mësuar sesi funksionon kjo marrëveshje.

    “Ka shumë qytetarë që janë të interesuar. Interesi është i lartë po dhe ne jemi të gatshëm që t’i vijmë në ndihmë qoftë me informacionet që është duke u ndjekur praktikat sepse janë mosha të mëdha e kanë të vështirë dixhitalizimin”, tha ajo.

    Elmazi tha se fillimisht do të merren dy pensione. “Përsa i përket pjesës italiane do të merren dy pensione fillimisht, IMS-i do të sjellë pjesën e vet, ndërsa ISSH-ja do të sjelli pjesën e vetë. Italia do ta bëjë këtë gjë nëpërmjet një transferte në llogarinë bankare të personit. Në qoftë se personi jeton në Shqipëri, nëse ka dalë që tani në pension në Shqipëri mund të kërkojë edhe atë italianin dhe do t’i vijë në llogarinë e tij bankare si një transfertë më vete”.

    Përfaqësuesja e UIM Albania theksoi në intervistën për ATSH se pensioni italian nuk do t’i bashkangjitet pensionit në Shqipëri, por do të jetë më vete. “Edhe përllogaritja do të jetë e veçantë. Domethënë nuk do të ndikojë në shumën që merr nga secila nga vendet. E njëjta gjë edhe nëse personi jeton në Itali. Në momentin që bëhet kërkesa për pension, personi do të japë edhe llogarinë bankare në mënyrë që IMS-i ose ISSH-ja të bëjnë derdhjen e pensionit çdo muaj”, tha ajo.

    “Në këtë fazë nuk e nisin dot aplikimin për arsye sepse nuk ka hyrë në fuqi marrëveshja dhe në momenti që do të hyjë në fuqi IMS-i italian do të krijojë një hapësirë të veçantë vetëm për marrëveshjen, e ka krijuar që tani në fakt, por do të jetë më e aplikueshme që të hyjnë qytetarët që të bëjnë aplikimin”, shtoi ajo.

    “Italia ka një shumë të caktuar që pensioni nuk taksohet, domethënë kjo do të shihet më pas në varësi të vlerës se sa do të përllogaritet pensioni i tyre. Zyra sociale konsulence (patronati) nuk ka pagesë, as për pensioni shqiptar, as për pensionin italian. Procedurat, aplikimi, ndjekja, dokumentacioni, çdo gjë që ne bëjmë nga fillimi deri në fund është pa pagesë”, thekson Elmazi për ATSH.

    “Ata që jetojnë në Itali duke qenë se janë të pajisur me speed i cili është ai që i mundëson të hyjnë në IMS e kanë më të thjeshtë. Ndërsa për shqiptarët të cilët janë kthyer e kanë pak më të vështirë sepse mund të ketë kaluar shumë kohë, mund të kenë vetëm leje qëndrimi e kanë të vështirë të aksesojnë IMS-in. Në këtë rast jemi ne që ju vijmë në ndihmë, të jenë të qetë nga kjo pjesë. Në Tiranë kemi zyrën kryesore pastaj në qytete të tjera si në Durrës, në Vlorë, në Lezhë kemi sportele ku qytetarët mund të drejtohen për të marrë informacion apo për të ndjekur procedurat”, thekson Elmazi.

    “Shtetasit italianë vijnë në Shqipëri pasi siç e dimë pensioni këtu nuk taksohet dhe vijnë në Shqipëri sepse ata kanë pensione të lartë atje dhe taksimi është shumë i lartë, normalisht vijnë këtu që të ndjekin të gjithë këtë procedurën e defeskalizimit, zbritje të taksave që ne ia ndjekim. Në qoftë se pensioni atje ju taksohet dhe shqiptarët jetonin atje është tjetër gjë, por nëse shqiptarët kthehen këtu atëherë ndjekin të njëjtën procedurë. Heqin rezidencën që atje, vijnë këtu edhe ia bëjmë ne të gjitha procedurat pastaj që t’i zbritet taksimi”, tha Elmazi.

    Në fund të intervistës, Elmazi dha edhe një mesazh për qytetarët: “Ajo që dua të them për qytetarët është që të jenë gati, të fillojnë me verifikimin e viteve që tani sepse koha është shumë e shkurtër, ka shumë fluks dhe do të ishte mirë që të nisin që tani me verifikimet e viteve që në momentin që marrëveshja të fillojë të jetë efektive, të jenë gati dhe të mos kenë vonesa në aplikimin e pensioneve sepse edhe e-Albania kërkon verifikim shumë të gjatë për shembull për ata që kanë vite para ’94 deri në 2012, por edhe IMS-i kërkon kohën e vetë për të verifikuar vitet kështu që është e rëndësishme t’i kenë të gjitha gjërat gati para se të fillojë marrëveshja”, përfundoi Elmazi.

    Legjislacioni italian rregullon të ashtuquajturit “institute të patronatit”, që mbështesin qytetarët përmes shërbimeve sociale. ITAL – Instituti për Tutelën dhe Asistencën e Punëtorëve – është krijuar nga UIL (Unioni Italian i Punës), që prej 70 vjetësh vepron në Itali dhe jashtë saj në shërbim të personave: punëtorë, pensionistë, të rinj, të papunë, emigrantë, italianë në emigracion.

    Veprimtaria e patronateve monitorohet nga Ministria e Punës në Itali e cila është edhe financuese ekskluzive e tyre. Janë rreth 1600 seli dhe pika kontakti ITAL, të shpërndara në territorin italian dhe në botë, në dispozicion të atyre që kanë nevojë për asistencë me qëllim që të përfitojnë nga të drejtat sociale dhe ato të punës. Shumë shqiptarë në Italisë asistohen çdo vit nga ITAL, krahas qytetarëve italianë dhe të huajve në përgjithësi. Nën siglën e UIM – Unioni i italianëve në Botë, ITAL ka çelur së fundmi edhe një prezencë në Shqipëri, UIM Albania./ ATA


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    “Mbreti” i arratisjeve Alket Rizai kërkon lirim me kusht nga burgjet greke

    By LAJME 2411/04/20250

    I dënuar me burgim të përjetshëm shqiptari Alket Rizai ka bërë kërkesë për t’u liruar…

    Sherr mes disa personave në Farkë, një 19-vjeçar përfundon në spital

    25/04/2025

    Qeveria e re e Kosovës, lista serbe mohon zërat për mbështetje ndaj Vetëvendosjes

    16/04/2025

    Parashikimi i motit: Kthjellime dhe temperatura të larta

    02/05/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.