Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Macron në mision paqeje në Lindjen e Mesme
    POLITIKË

    Macron në mision paqeje në Lindjen e Mesme

    By LAJME 2407/04/20256 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Presidenti francez, Emmanuel Macron po angazhohet për armëpushim në luftën e Gazës. Të hënën (07.04.). presidenti francez takohet me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi dhe mbretin jordanez Abdullah II, njoftoi vetë Macron në shërbimin online X. Presidenti francez mbërriti të dielën në mbrëmje për vizitë në Kajro. Kurse të martën Macron dëshiron të udhëtojë pranë Rripit të Gazës.

    Sipas Pallatit Elysée, ai planifikon një takim me punonjësit humanitarëpol në qytetin Al-Arish për të nënvizuar mbështetjen e tij për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit. Arish ndodhet rreth 50 kilometra nga Rripi i Gazës dhe është një pikë e rëndësishme kalimi për dërgimin e ndihmave në territorin palestinez.


    Fokusi tek Gaza

    Është takimi i dymbëdhjetë mes Macron dhe al-Sisit, që kur Macron mori detyrën në vitin 2017. Por ky udhëtim konsiderohet veçanërisht i rëndësishëm. “Do të flitet për krizat në rajon – në Siri dhe vendet fqinje të Libisë, Sudanit dhe Izraelit,” tha Pallati Elysée. Ka shpresë për një përparim në konfliktin e Lindjes së Mesme – gjithashtu duke pasur parasysh rolin e Francës si një urë lidhëse me botën arabe.

    Zyrtarisht flitet se tema qendrore është bashkëpunimi ekonomik. Por fokusi i vërtetë është tek lufta e Gazës. Izraeli së fundi e theu armëpushimin që e arriti si vend në janar me Hamasin, që është klasifikuar si organizatë terroriste nga SHBA, BE, Gjermania dhe disa shtete arabe. Izraeli filloi ofensivë të gjerë në Rripin e Gazës pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, dhe vrau më shumë se 1200 njerëz, mori më shumë se 200 pengje, nga të cilët jo të gjithë janë ende të lirë.

    Sipas Hamasit, më shumë se 50,000 njerëz thuhet se kanë vdekur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës. “Ne do të flasim për një armëpushim dhe një fund të mundshëm të luftës,” thotë një zëdhënëse e Elysee. “Ne duam gjithashtu të vulosim një partneritet strategjik midis Francës dhe Egjiptit – si ai që ekziston tashmë për Egjiptin dhe BE-në.”

    Rruga e De Golit në botën arabe

    Franca ka një pozicion kyç ndër shtetet e BE-së në Egjipt – dhe në botën arabe – shpjegon Ahmed El Keiy, ish-gazetar, drejtor menaxhues i qendrës së konsulencës politike AEK Conseil. Marrëdhëniet franko-egjiptiane kanë qenë të shkëlqyera për dekada të tëra”, tha ai në një intervistë për DW. “Shumë kompani franceze operojnë në Egjipt dhe kanë dhjetëra mijëra punonjës atje. Egjipti ishte gjithashtu vendi i parë që bleu 24 avionë luftarakë Rafale në 2015, duke hapur rrugën për eksporte të mëtejshme të avionëve në vende të tjera.” Egjipti është një nga importuesit kryesorë të mallrave ushtarake franceze.

    Këto marrëdhënie të ngushta historikisht lidhen me politikën e Lindjes së Mesme të ish-presidentit të shtetit të Francës, Charles de Gaulle. Ish gjenerali, i cili drejtoi Francën nga viti 1958 deri në 1969, zgjodhi një rrugë të mesme për Lindjen e Mesme: mbështetjen dhe njohjen e shtetit të Izraelit, por jo pa kushte. De Gaulle e dënoi Izraelin pasi vendi filloi Luftën Gjashtë Ditore me një sulm parandalues ​​në Egjipt në qershor 1967 dhe vendosi një embargo armësh. Ai bëri thirrje për maturi në marrëdhëniet e tij me shtetet arabe.

    “Kjo është një arsye tjetër pse Franca njihet shumë mirë në botën arabe dhe veçanërisht në Egjipt,” shpjegon El Keiy. Gazetari Khaled Saad Zaghloul, i cili është akredituar në Elysee që nga viti 1995, e përjeton këtë drejtpërdrejt. “Presidentët Jacques Chirac, Nicolas Sarkozy, François Hollande dhe tani Emmanuel Macron janë koordinuar të gjithë me Kajron të paktën çdo javë”, shprehet gazetari egjiptian për DW. “Që nga traktati i paqes midis Egjiptit dhe Izraelit i nënshkruar në vitin 1979, Kajro ka qenë e pranuar.” Në atë kohë, Egjipti ishte vendi i parë arab që njohu zyrtarisht Izraelin si pjesë e së ashtuquajturës Marrëveshje e Camp David.

    Për Fawaz Gerges, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në London School of Economics, udhëtimi i Macron zhvillohet në rrethana të veçanta. “Macron po përdor vakumin ndërkombëtar të pushtetit për t’u paraqitur si lider i botës perëndimore – në fund të fundit, SHBA-ja tani shihet si e pabesueshme. Gjermania është ende në negociata koalicioni. Po ashtu ky vend ka më pak prani në Lindjen e Mesme, ashtu si Italia dhe Britania e Madhe”, tha Gerges në një intervistë për DW.

    Dhe Egjipti është një pikë kyçe, sipas ekspertit. Me rreth 110 milionë banorë, ai shtrihet në udhëkryqin e Afrikës, Azisë dhe Evropës. “Ajo që po ndodh në Egjipt ka efekte të gjera,” thotë Gerges. “Vendi është i rëndësishëm kur bëhet fjalë për emigracionin. Ai pranon shumë refugjatë nga vendet fqinje dhe, ndryshe nga Libia, ata nuk ecin më tej. Konsiderohet një strehë e stabilitetit në një rajon ku ka luftëra civile dhe grupe terroriste janë aktive.”

    Rritje e presionit për t’i dhënë fund luftës

    Në kryeqytetin egjiptian në fillim të marsit, 22 shtetet anëtare të Ligës Arabe ranë dakord për një plan për të rindërtuar Rripin e Gazës në pesë deri në shtatë vjet. Banorët nuk duhet të largohen nga rajoni bregdetar në Mesdhe. Synimi është administrimi nga Autoriteti Palestinez i Bregut Perëndimor. Propozimi bie ndesh me planin e presidentit amerikan Donald Trump për të zhvendosur palestinezët në Egjipt dhe Jordani për të rindërtuar Rripin e Gazës.

    “Plani arab është një bazë e mirë për diskutime, por duhet të plotësohet në lidhje me garancitë e sigurisë dhe formën e ardhshme të qeverisjes në Gaza”, tha një zëdhënëse e Elysee, duke shtuar se rezultatet e vizitës do t’i paraqiten edhe Uashingtonit më vonë. Franca dhe Arabia Saudite po planifikojnë gjithashtu një konferencë mbi zgjidhjen me dy shtete këtë qershor. Saad Zaghloul shpreson që udhëtimi i Macron të japë fryte. “Franca, BE dhe Egjipti duhet të rrisin presionin për t’i dhënë fund përfundimisht luftës,” thotë ai.

    Amnesty International, megjithatë, po bën thirrje që Franca të përdorë marrëdhëniet e saj me Egjiptin edhe për të përmirësuar gjendjen e të drejtave të njeriut. Organizata ndërkombëtare joqeveritare flet për një “krizë të të drejtave të njeriut” dhe “represion sistematik të politikanëve dhe gazetarëve opozitarë” atje. “Macron duhet të thekosjë në mënyrë eksplicite të drejtat e njeriut në deklaratën përfundimtare, të kërkojë lirimin e të burgosurve politikë dhe që zgjedhjet parlamentare të këtij gushti të zhvillohen të lira dhe demokratike”, tha përfaqësuesja e Amnesty International në Egjipt, Lena Collette, në një intervistë për DW./ DW


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    BIRN: Fushata në Dibër dominohet nga “lufta brenda llojit” për mandatin e pestë

    By LAJME 2427/04/20250

    Me katër mandate pothuajse të mbyllura, beteja në qarkun e trazuar të Dibrës ka për…

    Vota e diasporës/ Sot afati i fundit për shqiptarët në Greqi

    09/05/2025

    Mblidhet sot Konklava, 133 kardinalë nga e gjithë bota votojnë për Papën e ri

    07/05/2025

    Berisha: Në 100 ditët e para, në Shqipëri përjashtohet varfëria ekstreme

    12/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.