Në qarkun e Lezhës, PD ka marrë 4 mandate, duke siguruar vendin në Kuvendin e ri për Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti nga lista e mbyllur. Nga lista e hapur deputetët demokratë që pritet të futen në Kuvend janë Gjin Gjoni dhe Aleksandër Lala, duke mbetur jashtë ish-deputetja Lindita Metaliaj. Ndërkohë PS merr 3 mandate, ku në Kuvend futen dy deputetë nga lista e mbyllur, Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj. Nga lista e hapur futet Pranvera Skana.
Lista e PD- 4 mandate:
Agron Gjekmarkaj (listë e mbyllur)
Elda Hoti (listë e mbyllur)
Gjin Gjoni 4318 vota
Aleksandër Lala 2817 vota
Lista e PS- 3 mandate:
Ulsi Manja (listë e mbyllur)
Ermal Pacaj (listë e mbyllur)
Pranvera Skana 3768 vota