Kandidati i Partisë Demokratike, Fatjon Semanjaku raportohet se është shoqëruar këtë të diel nga policia e Fierit pas një incidenti që ndodhi në qendër të qytetit. Sipas një reagimi të PD-së shkak është bërë shpërndarja e fletushkave elektorale. Policia e shtetit nuk ka bërë ende asnjë njoftim.
Mediat kanë publikuar pamje që tregojnë momentin e incidentit që ndodhi në qendër të qytetit të Fierit. Pamjet tregojnë momentin kur disa efektivë të Policisë së Shtetit rrethojnë kandidatin e PD.
Ai shfaqet duke rezistuar verbalisht dhe fizikisht në disa çaste, para se të futet në makinën e policisë. Sipas PD-së, ndalimi i kandidatit është pasojë e një “urdhri politik” për të frenuar aktivitetet e opozitës. “Shoqërohet nga policia vetëm sepse po shpërndante fletushka dhe mbronte materialet e fushatë” – thuhet në reagimin e PD-së. /LAJME24