Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » LaCivita flet për pagesën nga PD dhe nëse do të lobojë për “non gratën” e Berishës
    POLITIKË

    LaCivita flet për pagesën nga PD dhe nëse do të lobojë për “non gratën” e Berishës

    By LAJME 2414/04/20257 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Që në muajin shkurt kur kryetari i PD, Sali Berisha u shfaq në një konferencë për mediat me Chris LaCivita, tashmë drejtuesi i fushatës së PD, pyetje që i është drejtuar më shpesh ka qenë se sa është pagesa për shërbimet e tij. 

    Kjo pyetje i është drejtuar vet LaCivita në emisionin Opinion, por përsëri shifra e parave nuk është zbuluar. LaCivita tha se kjo shifër do të zbulohet sipas kushteve që ia imponon kontrata që ka me PD si dhe sipas rregullave në vendin tonë.


    “Sa para nxjerr ti? E di që ligjet e kontratave janë miratuar nga avokatët e mijë, avokatet e partisë dhe këto shifra do të bëhen publike në një çast tjetër, pra ka një agjendë se kur do të publikohen. E kuptoj se disa njerëz duan të bëjnë pyetje të tilla, sidomos nga ana e Edi Ramës…” – tha LaCivita. 

    Ai është pyetur edhe në lidhje me statusin që kryetari i PD, Sali Berisha ka në raport me SHBA, si person “non grata”. Drejtuesi i fushatës së PD, nuk u përgjigj drejtpërdrejtë nëse masa ndaj Berishës ishte e padrejtë, por tha se administrata Biden ka qenë e korruptuar.

    Pjesë nga intervista

    Fevziu: Ka një problem te kjo historia. Zoti Berisha, ish kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë është shpallur person non-grata nga ish-Sekretari i Shtetit Antony Blinken në 2021. Ju e njihni mjaft mirë Tëit-in që bëri ish-Sekretari i Shtetit dhe historinë. A mund të punoni me dikë i cili është shpallur si person non-grata nga administrata e Shteteve të Bashkuara?

    LaCivita: Si fillim, është ish-administrata, Antony Blinken.

    Fevziu: Ka qenë administrata e Shteteve të Bashkuara në atë kohë.

    LaCivita: Ka qenë të korruptuar sa s’ka…

    Fevziu: Kanë qenë të korruptuar?

    LaCivita: Kanë qenë aq të korruptuar sa qeveria e Edi Ramës. Në sytë e mij dhe në mendimin tim, dhe këto nuk janë çështje që nuk i diskutoj në Shtetet e Bashkuara sepse nuk është ky rol im, por nga pikëpamja ime dhe një prej arsyeve që jam këtu është ngaqë ajo shpallja non-grata ka qenë aq e korruptuar sa nuk ka fare legjitimitet, të paktën në sytë e mi.

    Fevziu: Nëse mund t’ju pyes pak më shumë. Sali Berisha ka qenë mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kur ka qenë i vetmi President i cili ka bërë dy vizita në Shtëpinë e Bardhë më 1991 dhe 1995.

    LaCivita: Doktor Berisha. Po.

    Fevziu: Po, si Kryeministër. Ka pasur takime shumë të mira te Shtëpia e Bardhë me Zv. Presidentin. Pse administrata e Shteteve të Bashkuara, administrata e Biden-it mori këtë vendim?

    LaCivita: Pse administrata e Biden-it fshehu faktin që Joe Biden-it ishte mendërisht me probleme për 4 vite dhe e kishte të pamundur që të ishte president? Pse administrata e Biden-it vendosi që burrat mund të bëjnë fëmijë? Pse administrata e Biden-it vendosi… Mund të vijo e të radhisë të gjëra për ditë të tëra. Administrata e Biden-it bëri kaq shumë gabime në kaq shumë nivele të ndryshme. Ky ishte thjesht një gabim tjetër.

    Fevziu: Sipas jush ky është një vendim i korruptuar, i bërë nga një administratë e korruptuar, pse administrata aktuale nuk marr një masë kundër saj?

    LaCivita: Nuk flas në emrin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, nuk mund të flas në emër të Departamentit të Shtetit, jam këtu për tu siguruar që konservatorët dhe Partia Demokratike do të kenë mundësinë të sfidojnë 12 vitet e dështimit të Edi Ramës dhe këto gjëra do të zgjidhen me kalimin e kohës.

    Fevziu: Përpara pak muajsh thatë që Zoti Berisha është mik i madh i Shteteve të Bashkuara. Vazhdoni të mendoni të njëjtën gjë?

    LaCivita: Patjetër! Patjetër!

    Fevziu: Në ç’mënyrë?

    LaCivita: Ka qenë një lider gjatë viteve 90. Ka pritur Presidentin Bush këtu. Gjithmonë ka qenë një mik i Shteteve të Bashkuara. Është pro demokracisë, pro lirisë, pro familjes dhe është e sigurt që do të sigurohet që Shqipëria do të ketë një marrëdhënie shumë të mirë me Shtetet e Bashkuara dhe Evropianët. Ne dhe unë e shikojmë këtë si një mundësi të vërtetë.

    Fevziu: Po, dhe këtu kemi fotografinë e parë midis Kryeministrit shqiptar dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara në 2002. Zoti LaCivita dua t’ju pyes diçka lidhur me Kryeministrin. Në një prej diskutimeve të tij në Facebook Rama tha që LaCivita është këtu thjesht si turist, që të shpenzoj ca para dhe kjo është e mirë për Shqipërinë. Cila është përgjigja juaj?

    LaCivita: Edhe një herë. Edi Rama në këto zgjedhje do të flas për gjithçka përveç se për 12 vitet e qeverisjes së tij. Ka qenë kryeministër për 12 vite dhe po më sulmon mua? Mua më duket për të qeshur. Nuk jam turist. Vij këtu për punë.

    Fevziu: Normalisht, duket një kohë e gjatë por Rama dukej gjithmonë fëmija e preferuar e ndërkombëtarëve, të evropianëve dhe amerikanëve. Pse Rama gëzon këtë mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar?

    LaCivita: Ka qenë fëmija e preferuar, e thatë shumë mirë mendoj, fëmija e preferuar sipas Edi Ramës…

    Fevziu: Ka pasur shumë takime, ka pasur mbështetje… në Shqipëri janë organizuar 2 samite evropiane të cilat më pas kanë qenë të pamundura, çdo president apo kryeministër që vjen këtu bën deklarata në favor të tij, kjo është një problem.

    LaCivita: Kur doktor Berisha ka qenë Kryeministër priti Presidentin e Shteteve të Bashkuara këtu…

    Fevziu: Kjo do të thotë që kështu e ka diplomacia…

    LaCivita: Po, mendoj se diskutimi nuk është dhe nuk duhet të jetë për Evropën. Diskutimi duhet të jetë për votuesit shqiptarë dhe si ndihen ata për të ardhmen e tyre. Si mund të përballojnë mirat bazë në mënyrë që të rinjtë të mos mendohen për tu larguar nga Shqipëria ngaqë nuk gjejnë dot punë këtu. Këto janë çështjet me rëndësi. Këto janë çështjet për të cilat duhet të flas Edi Rama.

    Fevziu: Por nga pikëpamja e strategjisë, ai nuk flet për 12 vitet e qeverisjes por flet për 2030 dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Është duke e shtyrë agjendën, jo nga ky vit por 5 vite nga tani.

    LaCivita: Përgjigja më e mirë ndaj kësaj dhe ajo që njerëzit duhet të kuptojnë është: a mund të besosh një burrë që i bëri gjërat kaq të papërballueshme gjatë këtyre 12 viteve që ti rregulloj ato dhe të shkoj te 2030? Nuk e mendoj. Pse do vesh në pushtet dikë që i bëri gjërat kaq të vështira për ti zgjidhur problemet që i krijoj vetë? Nuk ka kuptim.

    Fevziu: Ju nuk punoni për qeverinë e Shteteve të Bashkuara.

    LaCivita: Jo.

    Fevziu: Keni shumë miq të qeveria e Shteteve të Bashkuara.

    LaCivita: Patjetër.

    Fevziu: Pa diskutim. Nga pikëpamja juaj, cila është marrëdhënia midis Edi Ramës, Kryeministrit të Shqipërisë dhe Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

    LaCivita: Me sinqeritet ju them që nuk e di sepse nuk bëj pyetje të tilla, nuk është roli im të bëj pyetje të tilla. E di që Edi Rama tha dy herë që do të shkonte në Shtetet e Bashkuara dhe asnjëherë nuk shkoi…

    Fevziu: Po, e bëri dy herë këtë deklaratë…

    LaCivita: Dhe asnjëherë nuk shkoi.

    Fevziu: Mund ta shikojmë javët apo muajt në vijim por deri më tani nuk kemi asgjë konkrete.

    LaCivita: Edhe një herë. Këto janë diskutime ku unë nuk përfshihem sepse nuk më takojnë mua në rolin që unë kam. Roli im është që të sigurohem se doktor Berisha dhe kandidatët të cilët po garojnë për deputet të fitojnë dhe se ai do të bëhet kryeministri i ardhshëm. /Opinion.al


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Apeli rrëzon shkallën e parë të GJKKO, nuk pranon hetimin e Olta Xhaçkës

    By LAJME 2414/05/20250

    Apeli rrëzon shkallën e parë të GJKKO, duke mos pranuar ankimin ish-kryetarit të bashkisë së…

    Dumani kritika Policisë: U përgjysmuan kallëzimet

    14/04/2025

    Berisha-nëpunësve: Shkoni në takimet e Ramës se iu heqin nga puna, por mos i votoni

    22/04/2025

    Kalendari i festave zyrtare për vitin 2024

    27/09/2023

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.