Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Kush e udhëheq Kishën pas Françeskut? Favoritët dhe pasiguria e konklavës
    POLITIKË

    Kush e udhëheq Kishën pas Françeskut? Favoritët dhe pasiguria e konklavës

    By LAJME 2426/04/20257 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Një thënie e vjetër për zgjedhjet papale thotë: “Ai që hyn në konklavë si papë, del prej andej kardinal.” Me fjalë të tjera, çdo kandidat që shihet si favorit para se të fillojë votimi, duhet trajtuar me kujdes, dhe asnjë kardinal nuk duhet të hyjë në Kishëzën Sistine duke e marrë të mirëqenë se i ka të fituara votat paraprakisht.

    Në konklavën e vitit 2013, një nga favoritët ishte Kardinali Angelo Scola i Milanos. Ipeshkvijtë italianë ishin aq të bindur se ai do të zgjidhej, saqë sapo doli tymi i bardhë nga oxhaku i Vatikanit, një zyrtar i lartë i Kishës italiane dërgoi një mesazh për gazetarët duke shprehur gëzimin për zgjedhjen e Scolës. Problemi ishte se emri që ishte shpallur Papë, ishte Kardinali Jorge Bergoglio.


    Ky konklavë do të jetë vendimtare për të përcaktuar drejtimin e ardhshëm të Kishës Katolike, dhe gara është e hapur, falë reformave që ka ndërmarrë Papa Françesku.

    Gjatë pontifikatit të tij, Françesku ndryshoi përbërjen e trupës që do të zgjedhë pasuesin e tij, duke e bërë atë më përfaqësuese të Kishës në mbarë botën. Ai hodhi poshtë rregullat e pashkruara që disa dioqeza të caktuara (kryesisht në Itali) automatikisht do të kishin kardinalët e tyre, dhe në vend të kësaj shpërndau “kapelat e kuqe” për peshkopë nga pjesë të botës që nuk i kishin pasur kurrë më parë, si Tonga, Haiti dhe Papua Guinea e Re. Shumë prej tyre janë “të huaj” ndaj sistemit roman, çka e bën më të vështirë parashikimin e mënyrës si do të votojnë.

    Megjithatë, jo të gjithë kardinalët kanë aftësitë, përvojën dhe personalitetin e nevojshëm për të marrë mbi vete detyrën e udhëheqjes së Kishës Katolike.

    Zgjedhësit do të duhet të marrin në konsideratë prioritetet e Kishës dhe profilin e kandidatit të ardhshëm. Do të duhet gjithashtu të vendosin nëse Papa i ardhshëm duhet të vazhdojë reformat e nisura nga Françesku apo të marrë një drejtim tjetër.

    Ata do të kërkojnë dikë që mund të udhëheqë një kishë globale dhe të ofrojë një udhëheqje morale të besueshme në skenën botërore. Disa shohin të ardhmen e Kishës në Azi, çka ka nxitur spekulime se Papa i ardhshëm mund të vijë nga Azia Juglindore.

    Edhe mosha është një faktor, pasi dy konklavat e fundit kanë zgjedhur papë më të moshuar për të pasur pontifikate më të shkurtra.

    Kandidatët potencialë njihen si “papabile”, që në italisht do të thotë “i aftë për të qenë Papë”. Shumica dërrmuese e papabile-ve janë emëruar nga Papa Françesku. Vetëm dy prej tyre janë zgjedhur nga paraardhësit e tij.

    Disa nga kandidatët kryesorë raporton CNN janë si më poshtë:

    Kardinali Pietro Parolin

    Diplomat me përvojë, ka mbajtur postin numër dy në Vatikan që nga viti 2013 dhe ka njohuri të thella për Kishën globale. Parolin, nga Italia Veriore, ka punuar në Amerikën Latine si përfaqësues papnor në Venezuelë dhe ishte i pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes së paqes në Kolumbi në vitin 2016. Ai ka qenë arkitekti i përpjekjeve të Vatikanit për të ndërtuar marrëdhënie me Vietnamin dhe për të rivendosur lidhjet diplomatike me Kinën, përmes një marrëveshjeje për emërimin e ipeshkvijve. Edhe pse mbështetës i axhendës së Françeskut, Parolin shihet si figurë më e kujdesshme dhe konservatore, por aftësitë e tij në ndërmjetësim mund ta bëjnë tërheqës për elektorët.

    Matteo Zuppi

    Kardinali Matteo Zuppi

    I njohur për aftësitë diplomatike, Françesku e ngarkoi në vitin 2023 të udhëhiqte një mision paqeje për Ukrainën. Ka qenë pjesë e ekipit që ndërmjetësoi për t’i dhënë fund luftës civile në Mozambik në vitin 1992. Zuppi, lindur në Romë, njihet për thjeshtësinë e tij, shpesh shihet duke lëvizur me biçikletë në Bolonjë dhe ka pasur qasje përfshirëse ndaj komunitetit LGBTQ+.

    Kardinali Luis Antonio Tagle

    Filipinas, shpesh quhet “Françesku aziatik” për shkak të afërsisë së tij me prioritetet pastorale të pontifikatës aktuale. Ka drejtuar për disa vite degën globale të bamirësisë së Kishës. Në vitin 2019 u emërua prefekt i departamentit për ungjillizimin. Edhe pse karizmatik, ka pasur kritika për aftësitë e tij menaxheriale, sidomos pas reformimit të drejtimit të Caritas. Nëse zgjidhet, do të ishte Papa i parë nga Azia Juglindore dhe nga Filipinet.

    Kardinali Virgilio Siongco David

    Zë i fortë për drejtësinë, ka përballuar kërcënime me vdekje dhe akuza penale në Filipine për shkak të kritikave ndaj vrasjeve gjatë luftës kundër drogës të Rodrigo Duterte-s. I njohur si Kardinali “Ambo”, është lider i Konferencës së Ipeshkvijve të Filipineve dhe në vitin 2024 u zgjodh për të marrë pjesë në një këshill për diskutimin e reformave madhore të Kishës.

    Kardinali Gerald Cyprien Lacroix

    Kanadez, ka përvojë në udhëheqjen e një Kishe lokale në një vend me nivele të larta të sekularizimit. Ish-anëtar i Këshillit të Kardinalëve të Françeskut, Lacroix është përballur me një akuzë për abuzim seksual në vitet ’80 nga një femër 17-vjeçare, akuzë që ai e ka mohuar fort. Një gjykatës i pensionuar, i caktuar nga Vatikani, nuk gjeti prova për abuzim, por kjo mund të ndikojë negativisht në kandidaturën e tij.

    Kardinali Fridolin Ambongo Besungu

    Nga Republika Demokratike e Kongos, udhëheq një kishë lokale me më shumë se shtatë milionë katolikë. Ka qenë zë i fortë kundër korrupsionit dhe për mbrojtjen e demokracisë. Anëtar i urdhrit françeskan kapuçin, ka marrë qëndrime të forta kundër bekimeve për çiftet e të njëjtës gjini.

    Joseph Tobin

    Kardinali Joseph Tobin

    Amerikan, i thjeshtë dhe i afërt me njerëzit, me përvojë si drejtues në Vatikan dhe si udhëheqës i komuniteteve katolike në Indianapolis dhe Newark. Ka mbështetur emigrantët dhe ka sfiduar ndalimin e refugjatëve sirianë në Indiana nga ish-guvernatori Mike Pence.

    Kardinali Robert Prevost

    Kardinali Robert Prevost

    Amerikan, aktualisht udhëheqës i zyrës së Vatikanit për emërimin e ipeshkvijve. Ka shërbyer për shumë vite si misionar në Peru dhe është anëtar i urdhrit augustinian. Përvoja e tij ndërkombëtare mund ta ndihmojë të kapërcejë skepticizmin ndaj një kandidati amerikan.

    Kardinali Tarcisius Isao Kikuchi

    Japonez, me përvojë si misionar në Afrikë, përfshirë punën me refugjatët e genocidit të Ruandës. Ka qëndrime të forta kundër armëve bërthamore dhe është lider i Caritas Internationalis. Përvoja e tij globale dhe qasja pastorale mund ta bëjnë një kandidat serioz.

    Kardinali Michael Czerny

    Kardinali Michael Czerny

    I lindur në Çekosllovaki dhe rritur në Kanada, jezuit si Françesku. Ka drejtuar institute për të drejtat e njeriut në El Salvador dhe rrjetin afrikan të Jezuitëve kundër AIDS-it. Në Vatikan ka qenë përgjegjës për çështjet e migrantëve dhe zhvillimin njerëzor. Disa kardinalë mund të hezitojnë për një tjetër Papë jezuit, por përvoja e tij organizative është e konsiderueshme.

    Kardinali Cristobal Lopez Romero

    Spanjoll, udhëheq kishën në Marok dhe ka punuar gjatë në Amerikën Latine, veçanërisht në Paraguai. Ka eksperiencë në dialogun me islamin dhe ka qenë përkrahës i reformës sinodale të nisur nga Françesku.

    Kardinali Jean-Claude Hollerich

    Kardinali Jean-Claude Hollerich

    Jezuit, i afërt me Françeskun, me përvojë të gjatë pune në Japoni. Ka koordinuar dy sinodet e rëndësishme për reformën e Kishës dhe ka qenë president i Konferencës së Ipeshkvijve të BE-së. Avokat i reformave të Kishës.

    Kardinali Peter Erdo

    Kardinali Peter Erdo

    Hungarez, jurist i Kishës, ka mbështetje nga konservatorët që dëshirojnë një kthesë nga drejtimi i Françeskut. I perceptuar si aleat i Viktor Orbán dhe me qëndrime të ashpra kundër emigrantëve, Erdo shihet si figurë e prerë, por jo shumë karizmatik.

    Përveç këtyre, ka edhe disa kandidatë të tjerë që mund të dalin në skenë, si Kardinali Mario Grech (68 vjeç), lider i zyrës së sinodit në Vatikan, Kardinali Stephen Chow (65 vjeç), peshkop i Hong Kongut, i njohur për diplomacinë dhe qasjen pastorale, Kardinali Pierbattista Pizzaballa (60 vjeç), patriarku i Jeruzalemit, që është vlerësuar për lidershipin gjatë luftës Izrael-Hamas dhe Kardinali Jaime Spengler (64 vjeç), brazilian, drejtues i Konferencës së Ipeshkvijve të Brazilit dhe Konferencës Episkopale të Amerikës Latine./ CNN, përshtati LAJME24


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Diskriminimi/ Çifti i lezbikeve shqiptare merr të drejtën për azil në Britani

    By LAJME 2414/04/20250

    Një çift lezbikesh shqiptare kanë fituar të drejtën për të qëndruar në Britani pasi argumentuan…

    Flet Jorida Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR i rrëzon zgjedhjet

    12/05/2025

    Plaku godet me shkopin e drurit bashkëshorten, ndërron jetë 80-vjeçarja

    17/09/2023

    Macron në mision paqeje në Lindjen e Mesme

    07/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.