Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Krahasimi i dy fushatave/ Kush qe më mirë Rama apo Berisha?
    POLITIKË

    Krahasimi i dy fushatave/ Kush qe më mirë Rama apo Berisha?

    By LAJME 2412/04/20254 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Në hapjen e fushatave të dy partive të mëdha Rama dhe Berisha e kanë mundur njëri tjetrin në fushën ku dinë të konkurojnë më mirë dhe ndihen më të sigurtë: I pari në aftësinë për të bërë shou dhe i dyti në atë për të bërë politikë.

    Një krahasim i dy mitingjeve atij që demokratët mbajtën të premten pasdite në sheshin Nënë Tereza dhe atij që PS zhvilloi të shtunën paradite në sheshin Skënderbej, u vunë pak a shumë re ato karakteristika që liderëve u njohim më mirë.


    Edi Rama e fitoi betejën e formës. Që nga 2009 që ka udhëhequr zgjedhjet në timonin e PS-së ai ka shfaqur një aftësi të vërtetë kameleoni për të ndryshuar. Nëse në 2009 ,motoja qe “përtej së majtës dhe të djathtës”, në 2013 ajo u zhvendos shumë në të majtë, duke vënë theksin tek zvogëlimi i pabarazive, tek taksa e ndershme progresive, tek shëndetësia falas etj. Pasi kreu një mandat në pushtet, në 2017 doli me tezëm “timonin vetëm për mua, se më pengojnë  partitë e tepsisë”, ndërsa në 2021 u konvertua në një gastor që e ktheu fushatnë në tallava dhe argëim, pa paraqitur një rresht të vetëm program. 

    Andi Bushati: Rama si padron i kohës dhe shkallmues i kalendarit

    Edhe këtë herë, ngaqë ka 12 vjet në qeverisje, një vandak me premtime të pambajtura, ai ka vendosur të mos merret me të tashmen, por me të ardhmen: anëtarësimin e vendit në BE dhe pashaportën evropiane, që të dyja tema për të cilat nuk konkurohet në këtë mandat.

    Rama: BE “tokë e premtuar”, ta ngjisim atje së bashku flamurin më të bukur në botë

    Pavarësisht se manipulative dhe me thelb të gënjeshtërt, Ramës i duhet njohur merita që në fushata di të rishpikë vetveten. Kësaj i ngjau edhe mitingu i të shtunës që më shumë ishte si hapja e festivalit të Gjirokastrës, sesa si një manifestim politik. Por ama një gjë është e qartë, për mirë apo qoftë edhe për keq, një hapje fushate e tillë nuk është parë kurrë më parë. Me Ramën mund të jesh i mërzitur, por ai di të mos bëhet i mërzitshëm. Dhe në këtë aspekt, atë të formës, ai e fitoi betejën.

    Mitingu hapës i PD, i mbajtur të premten ishte një përsëritje pa fantazi i atyre që kemi parë tashmë. Po të kthesh filmin pas, në fillim vitet 2000, demokratët i kanë bërë hapjet e fushatave po njësoj. Ato ngjajnë gjithashtu si dy pika uji me ato që Basha organizonte para Berishës. Pra nga pikpamja e formës asnjë ndryshim. Risia e vetme qe strategu i fushatës, amerikani trampist La Civita, por i cili nuk foli më shumë sesa dy minuta.

    Pra e gjitha një “deja vue” pa fantazi, ku flasin një i ri, një bujk, një mësuese, qe shajnë qeverinë për ti lënë më pas fjalën Berishës.

    “Fitore për familjet shqiptare”/LaCivita: Programi i PD, njësoj si i Regan dhe Trump

    Ama nëse e humbi betejën e formës, lideri i PD-së e fitoi betejën politike. Fajalimi i tij qe thellësisht politik, ai i një rivali të një pushteti autokratik. Nëse tek Rama s’kishte as bilanc, as premtime për mandatin e ardhshëm veç fabulës të pashaportës, Berisha bëri radiografinë e një qeverisjeje të dështuar. Ai bëri një ekspoze të rezistencës se si opozita i kishte shpëtuar planit të asgjesimit nga regjimi. Rama “Bëri gjithçka të fshijë nga historia e këtij kombi arritjet madhore në fushën e lirisë. Bëri gjithçka të fshijë nga arkivat e këtij kombi, kontributin e secilit prej jush për dinjitetin kombëtar dhe lirinë kombëtare. Bëri gjithçka që ju të mos kishit as emër, as flamur.
    Po ja ku jemi sot, me flamurin tonë më krenar se kurrë me ju”, i’u drejtua ai turmës. Ai po ashtu premtoi vendosjen e minimumit jetik “200 euro për çdo pensionist, për çdo student, për çdo të papunë, për çdokënd në ndihmë ekonomike”, duke premtuar dyfishim të pagave dhe pensioneve dhe ulje drastike taksash.

    Natyrisht ky program ekonomik duhet kaluar në një skaner nëse është i realizueshëm apo jo. Dhe ky duhet të jetë debati real i një fushate. Prandaj qasja e Berishës ishte me nota të thella politike, fiks fjalimi i duhur i një lideri opozite. Pikërisht për këtë mund të thuhet se nëse Rama e mundi rivalin në formë, në ditën e parë të fushatës ai e humbi betejën në thelb.          

    ©LAJME24


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    VIDEO/ Ç’po ndodh mes Ramës dhe Belinda Ballukut?

    By LAJME 2429/04/20250

    Deri më tani, Edi Rama i ka falur Belinda Ballukut gjithçka nga qendra e pushtetit…

    “Pse ta kemi qejfin ty, sharabajgë”, edukatorja e dhunoi 3-vjeçaren edhe pasi ajo theu këmbën

    08/11/2023

    OKB për tarifat e Trump: Godasin të pambrojturit dhe të varfërit

    05/04/2025

    Kalendari i festave zyrtare për vitin 2024

    27/09/2023

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.