Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » KQZ jep datat: Kur do ti marrin emigrantët fletët e votimit
    POLITIKË

    KQZ jep datat: Kur do ti marrin emigrantët fletët e votimit

    By LAJME 2407/04/20254 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Pas mbërritjes në Shqipëri të fletëve të votimit për diasporën shqiptare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në Europë fleta e votimit do të mbërrijë nga data 15 deri më 22 prill. Ndërsa në kontinentet e tjera nga data 15 deri më 25 prill.

    KQZ sqaron se pasi qytetari të marrë fletën e votimit dhe ta plotësojë, do ta dërgojë atë në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes. Bëhet e ditur se emigranti nuk do paguajë asgjë, pasi kostoja do të mbulohet nga KQZ.


    Po ashtu, KQZ u bën apel të gjithë emigrantëve që fletën e votimit, pasi ta plotësojnë të mos e vonojnë.

    Po si do te bëhet numërimi i votave të diasporës?

    Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të kenë në dorë fatin e numërimit të fletëve të votimit të qytetarëve që jetojnë në Diasporë.

    Procesi i numërimit të vletëve të votimit të Diasporës do të administrohet vetëm nga dy numërues, të cilët do të zgjidhen nga PS dhe PD, raporton Panorama Online.

    Numërimi i vletëve të Diasporës që të realizohet për herë të parë në ambientet e Parkut Olimpik “Feti Borova”, do të ketë në total 7 tavolina numërimi me nga dy anetare secila.

    Panorama Online meson se procesi do të ecë paralelisht me numërimin e votave në KZAZ-të e tjera në në të gjithë vendin.

    Procesi i numërimit pritet të realizohet me dy faza, fillimisht do të numërohen votat për koalicionet apo për partitë politike, pasi te nxirret rezultati. Kutitë do të rihapen sërish për të nxjerr votat e kandidatëve në listat e hapura.

    Numëruesit e dy forcave politike, duhet të plotësojnë një sërë kriteresh për të qenë pjesë e këtij procesi. Ata nuk duhet të kenë masa ndëshkuese, të mos jenë kandidatë për deputet apo ish kandidat apo ushtarak apo police apo punonjes te SHISH.

    “Dokumentacioni shoqërues për çdo propozim/anëtar përfshin: diplomën e arsimit të lartë (të noterizuar), kopjen e letërnjoftimit, vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore ose certifikatë të gjendjes gjyqësore, vetëdeklarim për mosekzistencën e konfliktit të interesit, që nuk ka masa disiplinore në procese zgjedhore të mëparshme, që nuk është në funksionin e deputetit, kandidatit për deputet në Kuvend, ushtarak, punonjës i strukturave të Policisë së Shtetit ose të Shërbimit Informativ Shtetëror, apo anëtar, sekretar i një komisioni tjetër zgjedhor”, thehuhet në vendimin që pritet të miratojë KQZ.

    KQZ pritet të miratojë projekt vendimin, në të cilën i bën thirrje dy forcave kryesore që të propozojnë numëruesit që do të administrojnë procesin e numërimit të votave që do të vijnë nga jashtë.

    “Në mbështetje të ndryshimeve më të fundit të Ligjit Nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, referuar nenit 25/2, pika 4 e 5 dhe Vendimit Nr. 406, datë 4.4.2025, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, “Për caktimin e numrit të Komisioneve të Administrimit, Numërimit dhe Vlerësimit të Votave nga Jashtë (KANVVJ) dhe Grupeve të Numërimit të Votave nga Jashtë (GNVJ)”, jeni të lutur të dërgoni propozimet përkatëse për anëtarë në Komisionet e Administrimit, Numërimit dhe Vlerësimit të Votave nga Jashtë (KANVVJ), përkatësisht nga dy anëtarë për secilën nga 7 KANVVJ-të si dhe dokumentacionin shoqërues për çdo anëtar të propozuar, që vërteton se ata plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në nenet 30 dhe 31 të Kodit Zgjedhor.

    Dokumentacioni shoqërues për çdo propozim/anëtar përfshin: diplomën e arsimit të lartë (të noterizuar), kopjen e letërnjoftimit, vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore ose certifikatë të gjendjes gjyqësore, vetëdeklarim për mosekzistencën e konfliktit të interesit, që nuk ka masa disiplinore në procese zgjedhore të mëparshme, që nuk është në funksionin e deputetit, kandidatit për deputet në Kuvend, ushtarak, punonjës i strukturave të Policisë së Shtetit ose të Shërbimit Informativ Shtetëror, apo anëtar, sekretar i një komisioni tjetër zgjedhor.

    Këto propozime duhet të dërgohen në KQZ me shkresë zyrtare, jo më vonë se data 10 Prill 2025”, thuhet në vendimin që pritet të miratojë KQZ.


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Shkëlqim Fusha paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

    By LAJME 2424/04/20250

    Biznesmeni Shkëlqim Fusha është paraqitur sot në SPAK, ndërsa ende nuk janë bërë publike arsyet…

    Nën masa të rrepta sigurie, materialet zgjedhore mbërrijnë edhe në Sarandë

    06/05/2025

    Përditësimi i fundit/ Deri në ora 15:00 pjesëmarrja 33.37%

    11/05/2025

    Këlliçi: Berisha nuk është në garë për t’u bërë kryeministër, por…

    24/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.