Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Korçë/ Pas 7 vite hetimesh zbardhet vrasja e Antonio Karafilit
    POLITIKË

    Korçë/ Pas 7 vite hetimesh zbardhet vrasja e Antonio Karafilit

    By LAJME 2429/04/20254 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Shtatë vite nga vrasja e të riut Antonio Karafili në Voskopojë të Korçës, prokuroria e këtij qyteti pas një hetimi të thelluar ka arritur të identifikojë dy autorët e krimit,shtetasin Rexhep Vathi dhe Kejsi Spaillari. Sipas hetimit Kejsi Spaillari në atë kohë 18-vjeç së bashku me të dashurin e saj Rexhep Vathi, kanë mbytur me çarçaf dhe më pas varur në një pishë, trupin e pajetë të Antonio Karafilit, me qëllim krijimin e përshtypjes tek organet policore se i riu ishte vëtëvrarë.

    Tashmë ndaj Spaillarit, prokuroria e Korçës, Vasjana Postoli, ka lëshuar një mandat “arresti në burg” për akuzën e “Vrasjes me dashje” kryer në bashkëpunim. Ndërsa për Rexhep Vathin, nuk është lëshuar një masë arresti, pasi ai ka ndëruar jetë si pajë e një akti vetëvrasës që ka kryer. Mësohet se Kejsi Spaillari është zbuluar nga një gjurmë biologjike ADN, që është gjendur në çarçafin me të cilin ishte lidhur në qafë, Antonio Karafili. Aktualisht Spaillari është larguar nga Korça, duke u vendosur me banim në Kanada.


    E njëjta provë është siguruar dhe për autorin tjetë që tashmë nuk jeton, Rexhep Vathin. Rasti në fjalë është ndjekur në raportim dinamik nga “Ora News” dhe emisioni “Stop”, duke hedhur dritë mbi misterin e asaj ngjarje të rëndë që autorët po mundoheshin ti jepnin drejtimin e një vetëvrasjeje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2018, ka si motiv lidhjen sentimentale që Kejsi Spaillari kishte krijuar paralelisht me viktimën Antonio Karafili dhe autorin e krimit, Rexhep Vathi.

    Pasi policia zbuloi trupin e pajetë të lidhur në një pishë në Voskopojë, fillimisht ngjarjen e rregjistroi për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”. Fillimisht hetimet e kryera nuk sollën produktivitet duke çuar prokurorinë të kërkonte pushimin e ndjekjes penale. Por gjyqtari i Korçës, Arben Lena, vendosi të kthejë dosjen për rihetim duke detyruar prokurorinë të orientonte hetimin në akuzën e “Vrasjes me dashje”.

    Mirëpo pas 7 viteve hetime dhe një seri aktesh ekspertimi, rezultoi se Antonio Karafili, është vrarë nga Rexhep Vathi dhe e dashura e tij, Kejsi Spaillari. Pas vrasjes të dy së bashku e kanë lidhur trupin në pemë, për të krijuar përshpypjen se Antonio, ishte vetëvarur. Por një detaj i vetëm ndryshoi rrjedhën e ngjarjes, pasi në momentin e konstatimit të trupit të pajetë nga policia, Antonio Karafili, është gjendur me këmbë në tokë dhe jo i varur plotësisht në ajër, siç mund të ndodhë në një skenë tipike varjeje.

    Viktima Antonio Karafili nuk kishte në duar apo në thonjtë asnjë përmbajtje të lëvoreve të pishës, detaj që bindi prokurorinë se ai viktima nuk kishte hipur në pemë vetëm për të lidhur çarçafin me të cilin është vetëvarur. Sipas dosjes hetimore, personi që e ka parë për herë të fundit në jetë Antonion, në datën 14 qershor 2018, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, në atë kohë 17 vjeç nga Korça. Ajo tregon, se atë ditë rreth orës 17:00 janë takuar me xhaxhain e saj dhe djalin e xhaxhait, për të sqaruar një sherr mes këtyre të fundit dhe Antonios.

    Debati u mbyll dhe Antonio e Kejsi shkuan në Voskopojë, tek lokali i prindërve të Antonios, “Taverna Mishel”. Në këtë moment, Kejsi kujton se Antonio i bëri skena xhelozie, duke hedhur dyshime se ajo kishte një lidhje tjetër. Ata u ndanë dhe rreth orës 20:00 të mbrëmjes, Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë.

    Në këtë pikë e ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregon me detaje, sesi u njoftua nga e dashura e djalit, se Antonio ishte vetëvrarë dhe ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë. Prindërit e viktimës që në fillim, kanë dyshuar se djali i tyre nuk është vetëvarur, por është vrarë. Kjo për shkak se lartësia e pemës me tokën ishte e shkurtër dhe se viktima është gjetur nga nëna e tij me këmbë në tokë dhe jo të varura në ajër./ Ora News


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Kardinalët mblidhen sërish për të zgjedhur Papën, priten 4 votime

    By LAJME 2408/05/20250

    Kardinalët e përfshirë në konklavën sekret në Vatikan do të kthehen në Kapelën Sistine sot…

    Shalsi në delir: Rama çoi ujë edhe në Viçidol

    12/04/2025

    Republika Domenikane përforcon sigurinë në kufirin me Haitin

    07/04/2025

    Kontrata e lobimit 100% e bazuar në ligj, nuk ka lidhje me zgjedhjet

    01/05/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.