Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka komentuar kontratën e lobimit të PD-së në SHBA, për të cilën SPAK ka nisur verifikime pasi dyshohet se bëhet fjalë për 6 milionë dollarë të paguara.
Tabaku tha në studion e News24 se PD do të bëjë transparencë për këtë kontratë kur të deklarohet në KQZ, ndërsa shtoi se lajmi është që forca politike në të cilën ajo bën pjesë, i ka dyert e hapura në SHBA.
“PD do të bëjë transparencë për kontratë. Kur të jetë për të deklaruar do të deklarohet. E sigurt është se çdo gjë është ashtu siç është, ashtu siç duket. Është e reflektuar në kontratë. Ndjej keqardhje se të flasë mazhoranca për shumë lebetitëse, është jashtë çdo realiteti. Lajmi me atë kontratë është fakti që PD i ka dyert e hapura në SHBA dhe ka rënë një tabu e madhe”, tha Tabaku.