Një konflikt çasti mes dy të rinjve ka ndodhur në qytetin e Lezhës pak çaste më parë.
Dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin pranë rrethrrotullimit të Katedrales në qytetin e Lezhës, që është zhvendosur më pas në rrugën e Kalasë në lagjen Varosh.
Një person ka mbetur i dëmtuar rëndë në pjesën e kokës ku po merr mjekim në spitalin e Lezhës, ndërsa autori i dyshuar vijon të jetë në kërkim nga policia, ku po ashtu dyshohet të këtë disa dëmtime.