Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Komisionarja europiane për Zgjerim, Kos bën thirrje për përmbajtje në Serbi
    POLITIKË

    Komisionarja europiane për Zgjerim, Kos bën thirrje për përmbajtje në Serbi

    By LAJME 2419/04/20253 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi të shtunën se po ndjek me kujdes situatën në Serbi, duke përfshirë bllokadën e Radio Televizionit të Serbisë (RTS), dhe u bëri thirrje të gjithëve të përmbahen nga përshkallëzimi i tensioneve. Ajo shprehu shqetësimin për ngritjen e një padie penale kundër rektorit të Universitetit të Beogradit, Vlladan Gjokiq.

    “Bashkimi Evropian po ndjek bllokadën e RTS-s. Mediat publike kanë përgjegjësinë të veprojnë në interesin më të mirë të publikut dhe të sigurojnë hapësirë për të gjitha pozicionet legjitime; ata kanë të drejtë, ashtu si të gjithë gazetarët, të kryejnë detyrën e tyre pa asnjë presion”, shkroi Kos në rrjetin social X.


    Ajo tha se shpreson që situata aktuale mund të zgjidhet përmes dialogut konstruktiv dhe frymës demokratike. Komsionarja Kos theksoi gjithashtu se, për të dalë nga ngërçi politik dhe ndarjet në shoqëri, Serbia duhet të intensifikojë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe të përmirësojë reformat në sundimin e ligjit, përfshirë forcimin e pluralizmit mediatik dhe zgjedhjen e Këshillit të Autoritetit Rregullator për Mediat Elektronike (REM), përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës.

    “Këto reforma janë kyç për përparimin e Serbisë në rrugën evropiane. BE-ja ofron mbështetje, dhe unë planifikoj të vizitoj Serbinë më vonë këtë muaj për të diskutuar për këtë”, përfundoi Kos.

    Studentët vazhdojnë bllokadën e RTS dhe RTV

    Studentët nga Beogradi dhe Novi Sadi kanë filluar bllokimin e ndërtesave të RTS-së dhe Radio Televizionit të Vojvodinës (RTV) mbrëmjen e 14 prillit, duke pretenduar se mediat publike nuk raportojnë në mënyrë objektive për protestat e tyre. Ata kanë deklaruar se bllokada do të vazhdojë “derisa të shpallet një konkurs i ri për anëtarët e Këshillit të REM-it”.

    Studentët kanë protestuar për muaj të tërë, duke kërkuar përgjegjësi për rrëzimin e një strehe betoni në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor të vitit të kaluar, që shkaktoi vdekjen e 16 personave.

    Ata gjithashtu kërkojnë ndëshkimin e sulmuesve të studentëve gjatë protestave që pasuan pas tragjedisë dhe ndalimin e procedurave kundër demonstruesve të arrestuar.

    Kërkesat e tyre janë mbështetur nga organizata të punonjësve të arsimit, avokatëve, profesorëve universitarë, bujqve dhe një pjesë e qytetarëve të tjerë.

    Rektori i Universitetit të Beogradit, Vlladan Gjokiq, është marrë në pyetje më 18 prill në kuadër të një procedure paraprake hetimore për veprën penale të abuzimit të pozitës zyrtare.

    Ai është një nga rektorët që ka mbështetur kërkesat e studentëve që, përmes bllokimeve të fakulteteve dhe protestave në të gjithë Serbinë, kërkojnë përgjegjësi për ngjarjen në Novi Sad.

    Mbrëmjen e 10 marsit, studentët nga Beogradi dhe Novi Sadi janë mbledhur pa paralajmërim para mediave publike dhe kanë bllokuar të gjitha hyrjet, duke kërkuar raportim objektiv për protestat.

    RTS ka raportuar më parë se, për shkak të kushteve të vështira të punës të shkaktuara nga bllokimi, është detyruar të përshtatë skemën programore, dhe është paraqitur një padi penale në Prokurorinë Publike Themelore të Beogradit kundër personave të panjohur, duke kërkuar reagimin e institucioneve ndërkombëtare./Rel


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    AKTUALITET

    “Fluturojnë” çmimet në fundvit/ Pensionistët: Çmimet shumë të larta, nuk blejmë dot as zarzavate dhe fruta

    By LAJME 2430/12/20230

    Çmimet e ushqimeve, frutave dhe perimeve kanë pësuar rritje në muajin Dhjetor. Sipas qytetarëve tryeza…

    Përfshihen nga flakët 3 biznese në Radhimë

    17/04/2025

    Berisha: LaCivita është makthi i Edi Ramës

    22/04/2025

    17-vjeçari hidhet nga dritarja e shkollës për bastin 10 mijë lekë

    06/05/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.