Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Katër sondazhet/ Si përdoren shifrat për propagandën e 11 Majit
    POLITIKË

    Katër sondazhet/ Si përdoren shifrat për propagandën e 11 Majit

    By LAJME 2426/04/20256 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Se si do të arrihet rezultati i 11 Majit, mjafton të bisedosh me një punonjës të thjeshtë të administratës për shantazhin sistematik mbi vendin e punës, mjafton të shohësh si përsëriten shabllon transmetimet e fushatës në edicionet e lajmeve apo të lexosh përgjimet e SKY ECC për organizatën kriminale të Elbasanit, përgjimet e dosjes “Çyrbja” në Durrës, përgjimet e dosjes “Tahiri”, përgjimet e Avdyljave në Shijak, përgjimin e Edi Ramës dhe ministrave të tij për zgjedhjet në Dibër etj etj.

    Prandaj kur sondazhet konfirmojnë çdo javë epërsine konstante të Partisë Socialiste në rezultatin e 11 Majit, ato shndërrohen lehtësisht në një armë të propagandës, që ka për qëllim të përforcojë narrativën e Ramës që thotë: “Shikojeni edhe vetë, populli më do”. Sepse sondazhet mund të lexohen si matës të preferencave politike në një shoqëri të lirë e demokratike, por mund të jenë edhe matës të atmosferës së frikës apo nivelit të nënshtrimit, në një vend, ku qytetarët ndëshkohen për bindjet e tyre politike.


    E megjithatë, tashmë në Shqipëri sondazhet janë një realitet që s’mund të shpërfillet, dhe njëzëri po ofrojnë një panoramë të 11 Majit, me diferenca të vogla nga njëri-tjetri.

    Katër sondazhe të ndryshme, nga katër kompani— Barometri i Euroneës Albania , McLaughlin & Associates (për Top Channel), Notosondaggi (për News24) dhe Piepoli (për Report TV) kanë sjellë projeksionet e tyre për votën e shqiptarëve. Por si duhet lexuar ky “lumë shifrash” dhe çfarë thonë ato për rezultatin e pritshëm të 11 majit?

    1. Sondazhi McLaughlin & Associates / Top Channel

    Sondazhi McLaughlin & Associates : Top Channel

    Sondazhi nuk mat direkt votën për parti apo koalicione, por pëlqyeshmërinë personale të liderëve politikë. Edi Rama kryeson me 53.3% pëlqyeshmëri, duke lënë pas Sali Berishën me 39.1%. Lulzim Basha (11.2%) dhe Ilir Meta (8.3%) shfaqen me nivel të lartë mosaprovimi prej 84%.

    Figura të reja si Adriatik Lapaj (35.8%) dhe Agron Shehaj (25.6%) rezultojnë me vlerësime relativisht të larta për pëlqyeshmëri personale, ndërsa Arlind Qori mbetet më poshtë me 15.6% pëlqyeshmëri dhe 41.2% mosaprovim.

    Ky sondazh nuk ofron projeksion mandatesh, por sinjalizon se Rama, pavarësisht konsumit të gjatë në pushtet, ruan ende avantazh personal të dukshëm si figurë politike.

    2. Notosondaggi / News24

    Screenshot

    Ky është sondazhi i parë që mat votën në rang kombëtar, me një kampion prej 2005 personash intervistuar mes 11-13 prillit. Rezultatet janë si më poshtë:

    • PS: 46% (44-48%)
    • PD + PL (Aleanca për Shqipërinë Madhështore): 35% (33-37%)
    • Mundësia e Agron Shehajt: 6.5% (5.5-7.5%)
    • Nisma – Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt: 5% (4-6%)

    Në këtë sondazh bie në sy fakti që opozita PD+PL është shumë poshtë rezultatit të vitit 2021 (46.2%), duke humbur rreth 11% të mbështetjes së dikurshme. Partitë e vogla, përfshirë PSD, Lëvizjen Bashkë, koalicionin Euroatlantik të Bashës dhe Djathtas për Zhvillim, mbeten poshtë pragut të ndarjes së mandateve, sipas këtij parashikimi.

    3. Sondazhi Piepoli / Report TV

    Ky sondazh ka një trajtë tjetër, pasi matjet i kryen në bazë të qarqeve, në mënyrë që të parashikojë sa më saktë rezultatin e përgjithshëm.

    Piepoli, i transmetuar në Report TV, që nuk e fsheh interesin për të mbështetur qeverinë, ka publikuar së fundmi matjet për Tiranën. Në kryeqytet i jep Partisë Socialiste një mandat më shumë nga zgjedhjet e kaluara, ndërsa e çon koalicionin PD-PL në 13-14 mandate, me një humbje prej 4 mandatesh. Sipas kompanisë që ka kontraktuar televizioni në pronësi të Karlo Bolinos, mandatet që lë Berisha ndahen mes Adriatik Lapajt me 2-3 mandate dhe Agron Shehajt 1-2 mandate.

    4. Barometri Euronews Albania

    Barometri ka krijuar një traditë tashmë në parashikimet e rezultateve. Matja më e fundit, me kampion 1600 persona intervistuar ballë për ballë mes 10-21 prillit, jep këtë projeksion për të gjithë vendin.

    • PS: 47.9% (45.9%-49.9%)
    • PD-PL (Aleanca Shqipëria Madhështore): 33.7% (31.7%-35.7%)
    • Nisma Shqipëria Bëhet: 6.7% (5.2%-8.2%)
    • Mundësia e Shehajt: 6.3% (4.8%-7.8%)
    • Lëvizja Bashkë: 2.4% (1.4%-3.4%)
    • Partitë e tjera: 3% (2%-4%)
    • Të pavendosur ose refuzues: 11%

    Nga kjo matje e Barometrit, gjithsesi është e vështirë të parashikohet numri i saktë i mandateve që do të ketë secila parti, por bie në sy se Rama ruan të njëjtën përqindje, ndërsa Berisha ka një rënie në krahasim me përqindjen që fitoi Basha katër vite më parë.

    Çfarë kanë të përbashkët të gjitha sondazhet?

    Ajo që parathonë thuajse të gjitha sondazhet në Shqipëri është se, në 11 Maj forcë e parë do të jetë Partia Socialiste e Edi Ramës, që në rastin më të mirë do të marrë në përqindje rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, (48.67%). Kjo epërsi ndaj koalicionit që udhëheq Berisha, herë varion nga 10% diferencë minimumi deri në 13-14% maksimumi.

    Mesazhi tjetër është se Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj dalin si faktorë realë politikë pas zgjedhjeve të 11 Majit. Këta dukshëm përfitojnë nga goditjet e gjithanshme me të cilat Rama e dobësoi opozitën, që nga burgosja e Sali Berishës për gati një vit në arrest shtëpie apo duke burgosur Ilir Metën, i cili 4 vite më parë arriti thuajse 110 mijë vota me LSI e tij.

    Njësoj si katër vite më parë, shkencërisht është e pamundur të gjesh votuesit e Tom Doshit në këto projeksione, megjithëse puna e partisë së tij në kryeqytet është shumë e dukshme dhe shumëkush është gati të vërë bast se pas 11 Majit ai do të përsërisë të njëjtin rezultat si në 2021 në Tiranë.

    Sondazhet për Ramën, një mjet i çmuar propagande

    Në këndvështrimin e Ramës këto rezultate janë një aset i pazëvëndësueshëm i propagandës. Jo më kot, në daljet publike, i nxit qytetarët t’i hedhin një sy parashikimeve të sondazheve duke e vlerësuar reputacionin e organizatorëve që në vende të tjera kanë gjetur saktësisht rezultatet e zgjedhjeve.

    “Asnjë sondazh në asnjë ekran nuk e nxjerr dot Kënetën, jo përpara, por as afër nesh sa të mund të flitet për ndonjë rikthim imagjinar të kënetës në krye të vendit” u shpreh ai, pas daljes së rezultatetit të sondazhit të Top Channel.

    Ndërkohë, Sali Berisha, duke harruar se ka disa të burgosur politikë brenda radhëve të aleancës së tij, thotë se Rama ka shpërndarë nga 1 milion euro për të nxjerrë rezultatet e këtyre sondazheve. “Edi Rama iu ka dhënë kompanive të polle-ve 1 mln euro secilës për të falsifikuar rezultatet e polle-ve. Kjo është e vërteta. Por sot për fat të mirë e vërteta është se përsëri në këtë falsifikim, kandidatët tanë janë në ngjitje vertikale” është shprehur kreu i PD, kur është pyetur për projeksionet që e nxjerrin humbës në zgjedhje.LAJME24


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Francis Fukuyama: Trump është injorant, rrezikojmë depresion dhe luftë

    By LAJME 2405/04/20250

    Profesor Francis Fukuyama thotë se historia ka ecur më tej, por tani po shkon në…

    Shkarkimi i gjyqtarëve, Raporti: Efekti financiar arrin 9.6 milionë euro

    30/04/2025

    Takim me operatorët turistikë në Përmet, qytetari kritikon Ramën: Rifreskoni partinë

    22/04/2025

    Rezultati i votimit elektronik në Vorë, Spiropali: Kemi fituar me diferencë të thellë

    12/05/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.