Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Prapaskenat e konklavës/ Tërheqja e italianit Parolin i hapi rrugë amerikanit Prevost

    09/05/2025

    Rama: Ajo çka kemi bërë ne me pensionet është transformim epokal

    09/05/2025

    ‘Mundësia’ mbyll fushatën/ Agron Shehaj: Të dielën zgjedhim të ardhmen

    09/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Prapaskenat e konklavës/ Tërheqja e italianit Parolin i hapi rrugë amerikanit Prevost
    • Rama: Ajo çka kemi bërë ne me pensionet është transformim epokal
    • ‘Mundësia’ mbyll fushatën/ Agron Shehaj: Të dielën zgjedhim të ardhmen
    • LaCivita flet për “non gratën” dhe nëse Berisha do të udhëtojë në SHBA
    • Sa mandate parashikon të marrë në 11 maj? Berisha: Unë kam një ligj të brendshëm
    • Rama: Projekti i inceneratorit, i duhuri. Problemi i korrupsionit ishin njerëzit
    • LaCivita në mitingun përmbyllës të PD: Më 11 maj pushoni nga puna Edi Ramën
    • “Giro d’Italia”, këto janë rrugët që do të bllokohen të shtunën në Tiranë
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Italianët nuk i ndahen Shqipërisë, rritje me 14.7%
    POLITIKË

    Italianët nuk i ndahen Shqipërisë, rritje me 14.7%

    By LAJME 2424/04/20253 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Italianët kanë mbetur grupi i dytë me peshën më të madhe të vizitorëve pas Kosovës duke u rritur në janar-shkurt me 14.7 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në janar-shkurt në vend u shënuan 126 mijë hyrje të shtetasve italianë, duke zënë gati 12% të totalit të hyrjeve.

    Kosova vijon të mbetet e para. Të dhënat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se në dy muaj pushesit nga Kosova u rritën me 4.4 për qind në raport me janar-shkurt 2024, duke arritur në 431 mijë. Kosova zë 40.09 për qind të peshës totale të turistëve në vend duke vijuar të mbetet grupi kryesor që mban kontributin më të madh në sektor.


    Ndërkohë grupe të tjera janë Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut që përkatësisht në peshën e turistëve mbajnë vendin e tretë (10.1%) dhe të katërt (9%). Si numër në janar-shkurt 2025 ishin 109 mijë shtetas nga Mali i Zi që hynë në territorin shqiptar me një rritje 18.7 për qind ndërkohë që nga Maqedonia e Veriut ishin 97.4 mijë me një rritje 9.5 për qind.
    Turoperatorët vlerësojnë se përpos një rritje të vizitorëve që vijnë nga këto vende më shumë ndikim kanë hyrjet që janë me qëllim tranziti dhe që përdorin Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës për të udhëtuar në destinacione të ndryshme.

    Falë linjave low cost që ofrojnë një gamë më të gjerë destinacionesh sesa fqinjët, Tirana është bërë një nga pikat më dinamike të tranziteve dhe këtë mund ta konfirmosh fare mirë nëse fluturon nga dhe për në Tiranë, ku sheh shumë shtetas nga Mali i Zi dhe Kosova.

    Grupe të tjera që kanë shënuar rritje në dy muajt e parë janë gjermanët me një rritje 52 për qind, Franca me 35 për qind apo spanjollët me 33.5 për qind disa tendenca që janë vërejtur edhe gjatë vitit të shkuar. Spanjollët madje janë një prej grupeve që po vijnë në formë të organizuar prej disa kohësh edhe si efekt i hyrjes së një zinxhiri spanjoll hotelerie i vendosur në disa njësi kryesisht në rajonin e Durrësit.

    Çekia dhe Suedia janë gjithashtu dy vende nga ku numri i vizitorëve ka qenë në rritje për janar-shkurt 2025 në raport me një vit më parë teksa bie në sy një rënie me 32 për qind e polakëve. Këta të fundit janë kryesisht një grup që preferon Shqipërinë për pushimet e verës në formë të organizuar dhe vendosur kryesisht në Golem e Durrës me paketa all inclusive.

    Edhe për këtë verë ky grup është me rritje sipas konfirmimeve të turoperatorëve. Viti 2025 pritet që në tërësi të jetë një vit pozitiv për turizmin duke shfaqur tiparet e vitit 2024 si në ritmin e rritjes ashtu edhe të destinacionëve nga vijnë turistët e huaj ku Europa Perëndimore po merr një peshë të konsiderueshme dhe falë promovimit që vijon ti bëhet Shqipërisë në mediat ndërkombëtare./MONITOR


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Prapaskenat e konklavës/ Tërheqja e italianit Parolin i hapi rrugë amerikanit Prevost

    09/05/2025

    Rama: Ajo çka kemi bërë ne me pensionet është transformim epokal

    09/05/2025

    ‘Mundësia’ mbyll fushatën/ Agron Shehaj: Të dielën zgjedhim të ardhmen

    09/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Prapaskenat e konklavës/ Tërheqja e italianit Parolin i hapi rrugë amerikanit Prevost

    09/05/2025

    Rama: Ajo çka kemi bërë ne me pensionet është transformim epokal

    09/05/2025

    ‘Mundësia’ mbyll fushatën/ Agron Shehaj: Të dielën zgjedhim të ardhmen

    09/05/2025

    LaCivita flet për “non gratën” dhe nëse Berisha do të udhëtojë në SHBA

    09/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Pamje TË TMERRSHME brenda fabrikës sallamit në Tiranë/ Çfarë mishi i fusin brenda

    By LAJME 2401/05/20250

    Mishi i kalbur i hedhur në tokë, jashtë çdo kushti higjieno-sanitar përpunohet dhe kthehet në…

    Fundjava me mot të paqëndrueshëm, parashikimi për sot

    05/04/2025

    Këlliçi thirrje Urdhrit të Psikologut: Heshtja ndaj sjelljeve barbare, turp!

    21/04/2025

    Drejtori i ujësjellësit Elbasan paraqitet në SPAK

    16/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.