Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Intervistat/ Si e lexon Rama rezultatin e 11 Majit
    POLITIKË

    Intervistat/ Si e lexon Rama rezultatin e 11 Majit

    By LAJME 2413/05/20254 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Kur numërimi i votave të 11 majit ende nuk ka përfunduar, Edi Rama ka përzgjedhur dy media të huaja për të dhënë versionin e tij të leximit të rezultatit të thellë që mori në votimet e së dielës; kryeministri ka folur në italisht tek Corriere della Sera dhe në anglisht tek Politico. Në intervistën e parë, Rama shfaqet më emocional dhe nëpërmjet klisheve falenderuese lexon kinse i prekur mesazhet e votuesve, që i dhanë më shumë se 80 mandate në parlamentin e ardhshëm. Ndërsa në prononcimin për Politico, Rama thumbon me cinizëm opozitën që, sipas tij, nuk meritonte më shumë edhe pse angazhoi këshilltarët e Trump në fushatë. Në të dyja rastet, Rama konfirmon se e priste fitoren nga populli shqiptar, ndërsa tani pret vlerësimet ndërkombëtare në samitin e Evropës që do të organizohet në Tiranë.

    Në intervistën për Corriere della Sera, kryeministri i sapokonfirmuar për mandatin e katërt e shpjegon fitoren si një histori besimi dhe vizioni. “Ne e ndryshuam Shqipërinë me një vizion të qartë dhe këmbëngulje të madhe. Njerëzit nuk janë budallenj, siç mendojnë shumë politikanë, dhe ata dinë të bëjnë dallimin midis atyre që punojnë seriozisht për të ardhmen e vendit dhe atyre që kufizohen në retorikën e disfatizmit. Edhe kemi gabuar, por kemi kërkuar falje. Por ne kurrë nuk u ndalëm, kurrë nuk u fshehëm, kurrë nuk u dorëzuam përballë vështirësive dhe ngritëm një komb të tërë duke e bërë atë krenar për emrin e tij”, është shprehur Kryeministri Rama.


    Rama nënvizon se “PS nuk fiton sepse humbet opozita, por sepse shqiptarët besojnë në rrugën që po ndjekim së bashku”. Një element që Rama e veçon është vota e diasporës, një pjesë e zgjedhësve që për herë të parë u lejua të votonte nga jashtë vendit. “Ata nuk votojnë nga nostalgjia, por nga vlerësimi për situatën. Është një votë besimi nga ata që u larguan, por nuk e kanë braktisur Shqipërinë. Dhe nëse diaspora na beson, kjo do të thotë se ne po transmetojmë një imazh që i bën ata krenarë” tha Rama, duke hequr nga ekuacioni arsyet që i detyroi shqiptarët e diasporës të largohen nga vendi i tyre.

    Rama në delir, nis t’i flasë monumentit të Skënderbeut në shesh

    Në Politico, toni është më cinik, më thumbues kundrejt opozitës që pritet të dalë në rrugë, për të kontestuar humbjen e thellë. I pyetur për vendimin e opozitës për të punësuar Chris LaCivita, strategun e fitores së Trump në 2024, Rama shfrytëzon rastin për një krahasim që bën për të qeshur. “Të marrësh LaCivitën dhe të mendosh se do të bëhesh Trump, është njësoj si të marrësh një parukier të Hollivudit dhe të mendosh se do të bëhesh Brad Pitt” thotë ai.

    E nuk ndalet me kaq. “Vetëm sepse dikush ka punuar për Trump, nuk do të thotë se ka ndonjë fuqi magjike ‘alla Trump’… Në çdo rast, ishte një komedi për t’u parë”.

    Duke u pozicionuar para lexuesit të huaj, si lideri që do ta çojë Shqipërinë në Bashkimin Europian deri më 2030, Rama mohon çdo problem të votimeve të 11 Majit.

    Por raporti i OSBE/ODIHR e sheh realitetin ndryshe nga tonet mallëngjyese me të cilat kryeministri lexon rezultatin. Vëzhguesit ndërkombëtarë evidentuan përdorimin e burimeve shtetërore nga Partia Socialiste, presione mbi punonjësit publikë dhe intimidim të votuesve në favor të partisë në pushtet. Një kritikë veçanërisht e fortë iu bë gjendjes së medias: “Pavarësia, larmishmëria dhe integriteti i lajmeve janë gërryer nga varësia e mediave ndaj financimeve jotransparente dhe ndikimeve politike.”

    Raporti i OSBE-ODIHR/ Mediat në Shqipëri, bashkëpuntoret e pushtetit

    Madje, raporti e denoncon qartazi kontrollin që ushtron qeveria mbi narrativën publike: “Raportimi i lajmeve zëvendësohet shpesh nga materiale të prodhuara nga vetë qeveria, të shpërndara nga Agjencia e Medias dhe Informimit nën varësinë e kryeministrit” thuhej aty.

    Në këtë atmosferë mediatike të centralizuar dhe të kontrolluar, dhe me militantë partiakë që kontrollonin ambientet jashtë qendrave të votimit, rezultati i zgjedhjeve mund të lexohet në një këndvështrim tjetër, por duket se vëmëndja në ditët në vazhdim do të përqëndrohet në organizimin e Samitit Evropian.

    Më 16 maj, kur KQZ ende nuk ka shpallur rezultatin përfundimtar, Tirana do të presë edicionin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian – një mbledhje e liderëve të BE-së dhe vendeve aspirante.

    Zgjedhjet, reagon BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta loje

    është e natyrshme që prozhektorët e fuqishëm mbi samitin europian të eklipsojnë problemet e procesit zgjedhor, ndërsa Bashkimi Europian duket se e ka pranuar rezultatin “de facto” përpara se të mbyllet numërimi zyrtar. Dhe përtej fitores së 82 mandateve, heshtja e europianëve është një tjetër fitore në llogaritë e Edi Ramës.LAJME24


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Zgjedhjet parlamentare/ Numërohen mbi 1000 kuti, PS kryeson në rang kombëtar

    By LAJME 2412/05/20250

    Në Tiranë janë numëruar deri më tani mbi 1000 kuti votimi. Sipas rezultateve të deritanishme…

    Ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro sërish në gjyq për shpërdorim detyre

    16/04/2025

    Deklarimi i pasurisë, ILDKPKI gjobiti 101 zyrtarë gjatë 2024

    17/04/2025

    Zhduken 16 emigrantë nga kampi i Gjadrit, reagon Ministria e Brendshme italiane

    28/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.