Policia e Tiranës ka shoqëruar tre persona, të cilët janë përfshirë në konfliktin që ndodhi në qendrën e votimit në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”.
Më herët, Partia Demokratike (PD) ka denoncuar disa persona në shkelje me ligjin, të cilët dyshohen se zotëronin materiale zgjedhore, pajisje elektronike dhe shuma monetare.
Sipas PD-së, përfaqësues zyrtarë të saj kanë njoftuar Policinë e Shtetit mbi rastin.