Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Top-Channel fshin lajmin ne lidhje me protesten e gazetareve per News 24

    12/08/2025

    Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash

    23/07/2025

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Top-Channel fshin lajmin ne lidhje me protesten e gazetareve per News 24
    • Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Historia e emrave të pasardhësve të Pjetrit: Pse Papët i ndryshojnë emrat
    POLITIKË

    Historia e emrave të pasardhësve të Pjetrit: Pse Papët i ndryshojnë emrat

    By LAJME 2409/05/20254 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Një traditë e gjatë na kujton se Papët nuk i zgjedhin emrat e Pagëzimit, por i ndryshojnë, ndonëse jo gjithmonë ka qenë kështu, veçanërisht në shekujt e parë të Krishterimit. Papët shpesh zgjodhën emrat e paraardhësve të tyre të afërt ose të largët, nga respekti, admirimi ose dëshira për të ruajtur vazhdimësinë, por edhe emra të ndryshëm për të shënuar risinë.

    Akti i parë i Papës së ri, menjëherë pas pranimit të zgjedhjes së tij kanonike si Papë i Kishës Katolike Universale, e para kryerjes së detyrimeve të tjera, është zgjedhja e emrit. Ky emër shpallet pas shqiptimit të formulës së famshme “Habemus Papam”, ndjekur nga emri i pagëzimit të Papës në latinisht. Papa i ri Robert Francis Prevost zgjodhi emrin Leoni XIV.

    Ati Robert Sirico, i cili gjithashtu është amerikan dhe drejtues i Acton Institute, ka shpjeguar për Sky News emrin e ri të Papës që është përdorur më së fundmi nga Papa Leoni XIII në vitin 1878, prifti thotë se është “domethënës”.

    “Ai ishte vërtet një teolog, një mendimtar që predikonte për rëndësinë e familjes dhe dinjitetin e punës, një figurë shumë domethënëse historike. Qëllimi i Papa Leonit tani është që ta vazhdojë atë punë dhe më pas na jep neve një tregues të drejtimit të tij.”
    Tradita e gjatë e ndryshimit të emrit të pagëzimit

    Sipas një tradite të gjatë, emri papnor ndryshon nga emri i pagëzimit – zgjedhje kjo, që ndjek rrugën e zgjedhur nga Papa i parë, Shën Pjetri, i cili emrin e lindjes e kishte Simon. Ky zakon u duk që në mijëvjeçarin e parë të Krishterimit për të treguar se zgjedhja në Selinë e Pjetrit ishte e ngjashme me një lindje të dytë.

    Pse Papët i ndryshojnë emrat

    Në shekujt e parë të Krishterimit shumë Papë i ndryshuan emrat, sepse emrat e tyre të lindjes ishin me zanafillë pagane. Megjithatë, jo të gjithë Papët e ndoqën këtë praktikë. Nga 267 Papët që njihen nga historia, vetëm 129 zgjodhën një emër të ri. Kjo traditë u bë praktikë e zakonshme duke nisur nga viti 955, me Papën Gjon XII, e vazhdon deri më sot, me përjashtim të Adrianit VI (1522-1523) dhe Marçelit II (1555). Për disa Papë, emri i ri ishte emri i tyre i tretë në jetë, pasi ata vinin nga urdhra të ndryshëm fetarë.

    Emrat më të zakonshëm: Gjon, Gregor, Benedikt dhe Piu

    Përsa i përket zgjedhjes së emrit, shumë shpesh zgjidhet i njëjti emër i paraardhësit të parë ose të parafundit, për respekt, admirim ose njohje, gjë që sinjalizon edhe dëshirën për të ndjekur gjurmët e tyre, ose për të vazhduar papnitë më të rëndësishme. Të tjerë zgjedhin një emër që ndryshon nga ai i paraardhësit, duke nënkuptuar, ndonjëherë, angazhimin për risim a ndryshim.

    Në historinë e Papnisë, emri më i përdorur ishte Gjon. U zgjodh për herë të parë në vitin 523 nga Shën Gjoni I, Papë e martir. Papa i fundit që zgjodhi këtë emër ishte italiani Angelo Giuseppe Roncalli, i zgjedhur me emrin Papa Gjoni XXIII në vitin 1958, shpallur Shenjt nga Papa Françesku, në vitin 2014.

    Emra të tjerë të përdorur shpesh janë Gregor, në nder të Papës Gregori I, i njohur zakonisht si Shën Gregori i Madh (590-604), i përdorur për herë të fundit nga Gregori XVI, në vitin 1831. E duhet përmendur edhe emri Benedikti, i cili u zgjodh gjashtëmbëdhjetë herë. Hera e fundit, zgjedhja e Papës Joseph Ratzinger, Benediktit XVI, në vitin 2005.

    Emra të tjerë të përsëritur në traditën Papnore janë Klementini, Inocenti, Leoni dhe Piu. Nga viti 1775 deri në vitin 1958, nga 11 Papë, 7 u quajtën Pius, nga Pius VI (1775–1799) – deri te Pius XII (1939–1958). Eugenio Pacelli mori emrin Pius XII sepse ishte i një gjaku me Pius IX (1846–1878), por edhe nga mirënjohja ndaj Pius X (1903–1914), i cili u shenjtërua në vitin 1954, dhe së fundmi, në shenjë respekti të drejtpërdrejtë për Pius XI (1922–1939), i cili e bëri atë Kardinal dhe Sekretar i Shtetit.

    Ndër emrat që nuk u zgjodhën kurrë nga një Papë janë Jozefi, Jakobi, Andrea dhe Luka. Asnjë Papë nuk e zgjodhi kurrë emrin Pjetër, nga nderimi për Papën e parë. Ndërsa gjashtë Papë morën emrin e Apostullit Pal, duke kujtuar edhe Papën Montini (Pali VI, 1963-1978), zgjedhja e të cilit do të pasohej nga një aspekt kryesor i papnisë së tij: fillimi i Udhëtimeve Apostolike jashtë vendit.

    Dy Papë me dy emra

    Papa i parë që miratoi një emër të dyfishtë ishte Albino Luciani: në vitin 1978 njihej si Gjon Pali I, duke theksuar kështu, vazhdimësinë me papnitë e Gjonit XXIII dhe Palit VI. Pasardhësi i tij, Karol Wojtyla, e përsëriti këtë zgjedhje duke zgjedhur emrin Gjon Pali II.

    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Top-Channel fshin lajmin ne lidhje me protesten e gazetareve per News 24

    12/08/2025

    Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash

    23/07/2025

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Atentati në Tiranë, 11-vjeçari ndodhet ende në gjendje të rëndë

    By LAJME 2418/04/20250

    11-vjeçari, nipi i pronarit të kompanisë “Pelikan Security” që ishte në automjetin ndaj të cilit…

    Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dyshohet për një të plagosur

    16/04/2025

    Ngërçi politik në Kosovë/ Osmani nis konsultimet me liderët e partive

    15/05/2025

    Aksident i rëndë te Unaza e Madhe në Tiranë, dyshohet për viktima

    14/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.