Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Prapaskenat e konklavës/ Tërheqja e italianit Parolin i hapi rrugë amerikanit Prevost

    09/05/2025

    Rama: Ajo çka kemi bërë ne me pensionet është transformim epokal

    09/05/2025

    ‘Mundësia’ mbyll fushatën/ Agron Shehaj: Të dielën zgjedhim të ardhmen

    09/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Prapaskenat e konklavës/ Tërheqja e italianit Parolin i hapi rrugë amerikanit Prevost
    • Rama: Ajo çka kemi bërë ne me pensionet është transformim epokal
    • ‘Mundësia’ mbyll fushatën/ Agron Shehaj: Të dielën zgjedhim të ardhmen
    • LaCivita flet për “non gratën” dhe nëse Berisha do të udhëtojë në SHBA
    • Sa mandate parashikon të marrë në 11 maj? Berisha: Unë kam një ligj të brendshëm
    • Rama: Projekti i inceneratorit, i duhuri. Problemi i korrupsionit ishin njerëzit
    • LaCivita në mitingun përmbyllës të PD: Më 11 maj pushoni nga puna Edi Ramën
    • “Giro d’Italia”, këto janë rrugët që do të bllokohen të shtunën në Tiranë
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Hipotezat/ Pse u vonua mbi 3 orë tymi në oxhakun e famshëm të Vatikanit
    POLITIKË

    Hipotezat/ Pse u vonua mbi 3 orë tymi në oxhakun e famshëm të Vatikanit

    By LAJME 2407/05/20253 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Ajo që ndodh në Kapelën Sistine të Vatikanit është sekret, por disa burime i thanë “Corriere della Sera” se ka të ngjarë që vonesa prej 3 orë e 17 minutash deri shpalljen e rezultatit këtë të mërkurë të ketë ndodhur për shkak të gjatësisë së fjalimit meditues të kardinalit Raniero Cantalamessa. Tymi në oxhakun e famshëm duhej të dilte në orën 19:00, maksimumi në orën 19:30. Por tymi që tregonte se nuk kishte pasur një rezultat pozitiv në zgjedhjen e Papës së ri mbërriti vetëm në orën 21:04.

    Askush nuk e di me siguri se çfarë ka ndodhur, sepse ajo që ndodh në Kapelën Sistine – ku zhvillohet votimi i Konklavës – është e mbështjellë nga një sekret absolut, por sipas të njëjtave burimeve ka pasur një sërë “shkaqesh që kontribuuan” në këtë vonesë.


    Para së gjithash ishte kohëzgjatja e fjalimit të kardinalit Raniero Cantalamessa, gjë që ka vonuar edhe konsultën e parë. Meditimi i Cantalamessa, i planifikuar vetëm për ditën e parë të konklavës ka zgjatur 45 minuta dhe kishte për qëllim “të ndihmonte kardinalët të reflektonin mbi detyrën shumë serioze që i pret dhe mbi nevojën që në zgjedhjen e Papës, ata të veprojnë me një qëllim të drejtë, duke u kërkuar të bëjnë vetëm vullnetin e Zotit, duke synuar vetëm të mirën e të gjithë Kishës”, – siç thuhet edhe në rregulloren e “Ordo rituum conclavis”.

    Një faktor tjetër që ka pasur ndikim është fakti që kardinalët, përveçse janë 18 më shumë se në vitin 2013, janë kryesisht të rinj dhe disa prej tyre nuk flasin italisht. Kjo gjë ka “zgjatur” edhe më tej procesin e votimit.
    Një ndër hipotezat që u përhap në shesh ishte se vonesa po ndodhte për shkak të faktit se

    Papa ishte zgjedhur dhe për këtë arsye kishte filluar procedura që kërkonte pranimin e tij dhe më pas hyrjen në “Dhomën e Lotëve”.

    Pas shpalljes së tij, Papa i sapozgjedhur tërhiqet në “Dhomën e Lotëve”, në sakristinë e Kapelës Sistine, vendi i një prej ngjarjeve më solemne të Kishës, i porositur nga Papa Sixtus IV della Rovere dhe i ndërtuar midis viteve 1475 dhe 1481 për të veshur për herë të parë veladonin dhe rrobat e bardha.

    Këtu ai gjen tre kostume me madhësi të ndryshme dhe zgjedh atë që i përshtatet më shumë, i ndihmuar nga Mjeshtri i Ceremonive Papnore dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Në Dhomën e Lotëve, Papa i ri mund të qëndrojë në heshtje të meditojë për përgjegjësinë e zgjedhjes së tij, e cila shënon kufirin midis jetës si kardinal dhe shërbesës papnore.

    Pas pranimit, fletët e votimit digjen në një sobë me një ngjyrues që prodhon tym të bardhë (me klorur kaliumi, laktozë dhe kolofon) për t’i njoftuar botës së jashtme, edhe nëpërmjet tingullit të kambanave, zgjedhjen e Papës së ri.

    Përdorimi i tymit për të komunikuar rezultatin e votimit u prezantua në fillim të shekullit të 19-të. Në atë kohë, megjithatë, tymi tregonte se zgjedhja nuk ishte bërë, ndërsa mungesa e tymit sinjalizonte se Papa ishte zgjedhur. Në shekullin e 20-të u fut dallimi midis tymit të zi dhe tymit të bardhë.

    Një kuriozitet? Në të kaluarën ekzistonte edhe “tymi i verdhë”, i përdorur si një provë teknike për të verifikuar funksionimin e saktë të sobës para fillimit të Konklavës. Kjo praktikë u braktis në vitin 2005 kur u vendos të modernizohej sistemi i emetimit të tymit. LAJME24


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Prapaskenat e konklavës/ Tërheqja e italianit Parolin i hapi rrugë amerikanit Prevost

    09/05/2025

    Rama: Ajo çka kemi bërë ne me pensionet është transformim epokal

    09/05/2025

    ‘Mundësia’ mbyll fushatën/ Agron Shehaj: Të dielën zgjedhim të ardhmen

    09/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Prapaskenat e konklavës/ Tërheqja e italianit Parolin i hapi rrugë amerikanit Prevost

    09/05/2025

    Rama: Ajo çka kemi bërë ne me pensionet është transformim epokal

    09/05/2025

    ‘Mundësia’ mbyll fushatën/ Agron Shehaj: Të dielën zgjedhim të ardhmen

    09/05/2025

    LaCivita flet për “non gratën” dhe nëse Berisha do të udhëtojë në SHBA

    09/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Prapaskenat/ Kush e bindi Trump të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut

    By LAJME 2422/04/20250

    Shtëpia e Bardhë ka zbatuar protokollin e miratuar në rast të vdekjeve që konsiderohen të…

    VIDEO/ Pamje të pabesueshme, gjobitet shoferi në Tiranë, kishte futur fëmijën në… bagazh

    12/09/2023

    Cilët liderë botërorë do të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut?

    22/04/2025

    Atentati në Lundër/Po ecte paralelisht me GClass-in, qytetari i shpëton plumbave

    19/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.