Partia Socialiste do të çelë zyrtarisht fushatën mesditën e sotme në Sheshin Skënderbej në Tiranë.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetet sociale teksa vesh atletet me numrin 5, ndërsa dëgjohet të thotë se është gati për maratonën një mujore të fushatës së zgjedhjeve të 11 majit.
Socialistët kanë zgjedhur numrin 12 si lajtmotiv të nisjes së kësaj fushate – 12 prilli, ora 12:00, dhe 12 yjet e BE-së – për të theksuar synimin e tyre politik: Shqipëria në BE deri në vitin 2030.
Ky është edhe slogani i kësaj fushate: “Shqipëria 2030 në BE! Vetëm me Edin dhe PS.”