Një 38-vjeçare është vënë nën hetim në Tiranë.
Ajo dyshohet se qëndron pas një llogarie të rreme në rrjetet sociale, që e kishte krijuar për të dëmtuar imazhin e një gruaje.
Sipas policisë, shtetësja me iniciale I. M. ka hapur llogari false në rrjete sociale me të dhënat e një 46-vjeçareje, dhe ka postuar foto të saj, me tekste fyese.