Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Gjykata Themelore hedh poshtë padinë për shtrenjtimin e energjisë elektrike
    POLITIKË

    Gjykata Themelore hedh poshtë padinë për shtrenjtimin e energjisë elektrike

    By LAJME 2414/05/20253 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka hedhur poshtë padinë e një grupi aktivist kundër rregullatorit të energjisë në Kosovë në lidhje me shtrenjtimin e rrymës, njoftoi të mërkurën avokati i grupit, Ardian Bajraktari. Bajraktari shkroi në Facebook se ka pranuar aktvendimin e Gjykatës Themelore, sipas të cilit kërkesa e grupit “Asnji cent ma shumë” për padi ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) është refuzuar. Ai njoftoi se grupi do të ankohet në Gjykatën e Apelit kundër vendimit të Themelores.

    “Beteja ligjore kundër vendimit të ZRRE-së për ngritjen e çmimit të energjisë vazhdon”, shkroi ai.


    Rregullatori i energjisë e miratoi më 11 prill rritjen e çmimeve për tarifat e energjisë elektrike për 16.1 për amvisëri dhe biznese që kanë deri në 50 punëtorë, duke nxitur protesta. Tarifat e reja u miratuan më 16 prill dhe u futën në fuqi më 1 maj. Grupi “Asnjë cent më shumë” zhvilloi disa protesta gjatë kohës kur ZRRE-ja po shqyrtonte rritjen e çmimit të rrymës dhe asokohe paralajmëroi padi ndaj saj.

    Ngritja e çmimit të rrymës ka çuar edhe në rritjen e çmimeve të produkteve themelore. Çmimi prej 50 centësh për një bukë tashmë ka ndryshuar shumëkund në Prishtinë: në disa furra buka blihet për 60 centë, e në disa të tjera për 80 centë. Në disa kafene dhe restorante të kryeqytetit të Kosovës, çmimi për një kafe është ngritur nga 1 euro në 1.5 ose në 2 euro.

    Javë më parë, Institucioni i Avokatit të Popullit i kërkoi ZRRE-së t’i pezullojë vendimet për rritjen e çmimit të rrymës deri në përfundimin e hetimeve lidhur me ankesat e qytetarëve. Sipas tij, rritja e tarifave ka ndikim të drejtpërdrejtë në të drejtat themelore të njeriut, “duke rënduar veçanërisht grupet më të cenueshme dhe familjet në asistencë sociale”. Ndërsa, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e kundërshtoi ashpër vendimin për rritjen e çmimit të rrymës, duke thënë se “rritja e çmimit të energjisë nuk do të mbetet rast i izoluar, por do të prodhojë rritje të çmimeve të tjera”.

    ZRRE-ja argumentoi se rritja e tarifave këtë vit ishte e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta. Kosova nuk mund ta sigurojë energjinë e nevojshme për mbi 1.6 milion banorët e saj vetëm me prodhimin nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK). Një nga arsyet është vjetërsia me dekada e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”. Prodhim ka edhe përmes burimeve të ripërtërishme, por në sasi më të vogla. Kosova, viteve të fundit, është përballur me rritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve./ REL


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Trump vë në dyshim dëshirën e Putinit për paqe

    By LAJME 2427/04/20250

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vënë në dyshim gatishmërinë e presidentit rus Vladimir Putin…

    Investimet shqiptare jashtë vendit ishin 241 milionë euro për 2024

    18/04/2025

    Evropa nuk mund të jetë një “vasale e përhershme e sigurisë” së SHBA-së

    16/04/2025

    “Bojkotoni 11 majin”/ Rama thirrje: Po nuk më votuat mua, mos dilni fare nga shtëpia

    10/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.