Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lëshuar gjashtë urdhër-kontrolle në qytetin e Shkodrës ndaj anëtarëve të shtabeve elektorale të Partisë Socialdemokrate (PSD), e drejtuar nga Tom Doshi.
Gjatë operacionit janë sekuestruar disa celularë dhe është kryer kontroll i automjeteve të disa prej personave të përfshirë.
Deri tani nuk ka një qëndrim zyrtar nga PSD apo përfaqësues të saj në lidhje me këtë zhvillim.