“Giro d’Italia” do të zhvillojë të shtunën etapën e dytë dhe që do të mbahet e gjitha në Tiranë. Policia e shtetit ka bërë një njoftim ku zbulon oraret dhe rrugët ku do të ndalohet parkimi dhe qarkullimi i automjeteve.
📌Ndalim parkimi
Datë 10.05.2025, ora 08:00 –11:00
Segmentet e rrugëve📍Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).
📌Ndalim qarkullimi dhe parkimi
Datë 10.05.2025, ora 10:00 –18:00
Segmentet e rrugëve📍
📍Sheshin “Skenderbej”;
📍Rrugën “Urani Pano”;
📍Rrugën “Dedë Gjo Luli”;
📍Rrugën “Ibrahim Rugova”;
📍Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;
📍Bulevardin “Gjergj Fishta”;
📍Rrugën “Muhamet Gjollesha”;
📍Bulevardin “Bajram Curri”;
📍Rrugën “Ibrahim Rugova”;
📍Rrugën “Lek Dugagjini”;
📍Rrugën “Dervish Hima”;
📍Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;
📍Rrugën “Abdyl Frashëri”;
📍Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;
📍Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.
📌Blloqet e banimi me akses të kufizuar në datën 10.05.2025:
📍Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Ruget janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);
📍Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00
📌Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025:
📍Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës📍Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në rrugën e Barrikadave.
LEXO EDHE: Prapaskena politike pas “Giro d’Italia”?/ Mediat italiane: Shifra që pagoi Shqipëria
📍Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas.
📍Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonen e Kodrës së Priftit. /LAJME24