Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Sa mandate parashikon të marrë në 11 maj? Berisha: Unë kam një ligj të brendshëm

    09/05/2025

    Rama: Projekti i inceneratorit, i duhuri. Problemi i korrupsionit ishin njerëzit

    09/05/2025

    LaCivita në mitingun përmbyllës të PD: Më 11 maj pushoni nga puna Edi Ramën

    09/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Sa mandate parashikon të marrë në 11 maj? Berisha: Unë kam një ligj të brendshëm
    • Rama: Projekti i inceneratorit, i duhuri. Problemi i korrupsionit ishin njerëzit
    • LaCivita në mitingun përmbyllës të PD: Më 11 maj pushoni nga puna Edi Ramën
    • “Giro d’Italia”, këto janë rrugët që do të bllokohen të shtunën në Tiranë
    • Prapaskena politike pas “Giro d’Italia”?/ Mediat italiane: Shifra që pagoi Shqipëria
    • “20 mandate në Tiranë”/ Rama bën llogaritë e zgjedhjeve të 11 majit qark më qark
    • Mbyllja e fushatës së PD/ Berisha: Më 12 Maj, Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë
    • Rama në mbyllje të fushatës: Të dielën marrim shumicën më të madhe ndonjëherë
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Fushëbetejat përcaktuese të 11 majit: Maxhoranca vendoset në Tiranë
    POLITIKË

    Fushëbetejat përcaktuese të 11 majit: Maxhoranca vendoset në Tiranë

    By LAJME 2409/05/20259 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Socialistët i kanë varur shpresat për fitore te gërryerja e votave të opozitës apo te pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, ndërsa roli i partive të vogla pritet të jetë vendimtar për maxhorancën e ardhshme, veçanërisht në qarkun e Tiranës. 

    Palët politike janë duke bërë llogaritë e fundit mbi informacionin e siguruar nga makineritë elektorale përkatëse, ku perceptimi i përgjithshëm është se fati i zgjedhjeve të 11 majit do të varet nga dy faktorë: gatishmëria e elektoratit gri për të dalë në votime në mbështetje të ndonjërës prej palëve si dhe efekti aritmetikor i votave që partitë e vogla do të mund të marrin në qarqe të ndryshme, i kombinuar me faktin se shumë prej këtyre votave nuk do të mund të prodhojnë mandate, duke mundësuar më shumë mandate me më pak vota për dy grupimet e mëdha.


    Rezultati i zgjedhjeve të kaluara tregon se me 49% të votave, Partia Socialiste arriti të sigurojë 74 mandate, por katër nga këto mandate erdhën drejtpërsëdrejti si pasojë e garimit veçmas të PD-së dhe LSI-së. Tani që këto dy parti garojnë bashkë, nëse rezultati i vitit 2021 del i njëjtë, PS bie në 70 mandate.

    Gjithsesi, PS duket se i ka varur shpresat te fakti që një nga dy komponentët përbërës të koalicionit Shqipëria Madhështore, LSI, si makineri elektorale, duhet të ketë humbur terren akoma më shumë përgjatë katër viteve te fundit, ndërsa shumë prej elementëve të saj vendorë janë përthithur nga Partia Socialiste. Nëse makineritë vendore të ish-LSI-së, si fjala vjen, ajo e ish-deputetit Agron Çela në Shkodër apo e kryebashkiakut aktual të Himarës Vangjel Tavo në Gjirokastër, do të mund të transferojnë të njëjtën sasi votash te PS, maxhoranca do të mund të ruajë rezultatin në Gjirokastër, 3 me 1, ose do të mund ta përmirësojë atë të Shkodrës.

    “Kafshimi i mollës së LSI-së” ka qenë në fakt shprehja që socialistët përdorën në zgjedhjet e vitit 2021 si strategji për fitoren në ato zgjedhje. Një analizë paszgjedhore e të dhënave sugjeron se në fakt, suksesi i socialistëve erdhi më shumë nga blerjet te PDIU se sa nga blerjet te LSI.

    Llogari të tilla gjithsesi injorojnë faktin që populli nuk është dele dhe që njerëzit mund të ndryshojnë. Sakaq, ka të dhëna që sugjerojnë se edhe në qarqet tradicionalisht socialiste, qeverisja e gjatë të konsumon. Për shembull, të dhënat krahasimore të viteve 2017 e 2021 duket se sugjerojnë se elektorati i humbur i LSI-së ka pasur prirjen të shkojë te PD-ja më shumë se sa te PS-ja. Për shembull, në Fier, në vitin 2017, PS mori 104 mijë vota, por ra në 91 mijë në vitin 2021. LSI ra nga 21 mijë vota më 2017 në 12 mijë më 2021, por PD u rrit nga 47 mijë në 65 mijë. Dhe gjithashtu në Vlorë, socialistët ranë nga 65 mijë vota më 2017 në 59 mijë më 2021.

    Qarqe tek dhe qarqe çift

    Llogaria thjesht aritmetikore dhe sistemi zgjedhor i zgjedhur nga PD dhe PS përgjatë dy dekadave të fundit përcaktojnë disa telashe që janë në favor të njërës apo tjetrës palë. Telashi i parë lidhet me qarqet me numër mandatesh tek. Formula D-Hondt e mesatareve më të larta favorizon partinë më të madhe kundrejt partisë së dytë më të madhe, dhe partinë e dytë përkundrejt të tretës. Për shembull, nëse në një qark ka tre mandate për t’u ndarë, siç është rasti i Kukësit, dhe 100 votues zgjedhin mes dy partive, partia që merr 51 vota merr dy mandate ndërsa partia që merr 49 vota, merr një mandat. Në Shqipëri ka gjashtë qarqe të tilla: Kukës, Dibër, Lezhë, Shkodër, Berat dhe Tiranë. Siç e dalloni, katër nga gjashtë qarqet tek janë në veri të Shqipërisë dhe kanë tendencë tradicionale votimin për opozitën. Tirana dhe Berati kanë për tendencë votimin për të majtën. Rrjedhimisht, nëse në lojë do të ishin vetëm këto qarqe, socialistëve do t’i duhej të fitonin me përmbysje së paku një nga 4 qarqet me tendencë të djathtë për të kapur barazimin. Qarku që besohet se synohet për t’u fituar me përmbysje këto zgjedhje nga socialistët është Dibra. Me pesë mandate, Dibra ka votuar për opozitën më 2021, por PD fitoi me vetëm 278 vota më shumë. Gjithsesi, LSI fitoi në ato zgjedhje gati 4500 vota, të cilat, nëse i kanë mbetur asaj, dalin e teprojnë për ta ruajtur rezultatin 3 me 2 për opozitën. Për ta përmbysur Dibrën, PS-së i nevojitet të mbledhë të gjitha votat e LSI-së plus vota të tjera.

    Po në të njëjtën mënyrë, një nga qarqet ku diskutohet për mandat është Kukësi, ku PD fitoi më 2021 me një diferencë prej 1,500 votash. Makineri të shumta elektorale janë duke vepruar në Kukës, përfshirë Socialdemokratët, gjë që nuk e bën përmbysjen të paimagjinueshme.

    Berati është zona ku blerjet e PS nga LSI në vitin 2021 dështuan të sjellin rezultat në vota. Në Berat, PS humbi 3 mijë vota kundrejt vitit 2017, por arriti të sigurojë 5 nga 7 mandate për shkak se LSI nuk mori dot mandat dhe doli me vota të djegura. Në mënyrë që PS të ruajë rezultatin në mandate të vitit 2021, i duhet të përmirësojë rezultatin e saj të atyre zgjedhjeve me mijëra vota ose të shpresojë që partitë e reja të gërryejnë nga opozita ose që një pjesë e votuesve të opozitës më 2021 të mos dalin në zgjedhje. Secili prej këtyre skenarëve është i mundshëm, por shpresat e PS-së duket se lidhen me një përmirësim të mundshëm të rezultatit të tyre të votave të emigrimit. Për qarkun Berat sakaq kanë mbërritur 9,200 vota nga emigrimi, e barabartë kjo me 12% të votave të hedhura në 2021. Votat e emigrantëve gjithsesi duhet të vihen përballë mundësisë që një pjesë e votuesve të vitit 2021 të jenë larguar ndërkohë në emigrim dhe perceptimi i përgjithshëm është që mbështetësit tradicionalë të opozitës emigrojnë më shumë për shkak të mungesës së aksesit në strukturën shtetërore, të tilla si vendet e punës në sektorin publik.

    Në çdo rast, përsëritja e rezultatit 5 me 2 në Berat ngjan shumë i vështirë për socialistët.

    Në anën tjetër, misteri i madh i zgjedhjeve të së dielës është Shkodra. Qarku tradicionalisht i djathtë nxjerr 11 deputetë, por luhatshmëria në zgjedhjet e shkuara ka qenë ekstreme, nga 7 me 4 për PD-në më 2009, në 5 PD, 3 PS, 1 LSI dhe 2 PSD në zgjedhjet e kaluara. Aktualisht PSD dhe PS janë në konflikt pas katër vitesh aleance me Doshin, që deklaron si objektiv që të bëhet gurëkyç për qeverisjen e ardhshme, pra forcë përcaktuese për maxhorancën e Ramës. Doshi fitoi 3 mandate zgjedhjet e kaluara, 2 në Shkodër dhe 1 në Tiranë, ndërsa në zgjedhjet për pushtetin vendor u pozicionua për mandate shtesë edhe në qarqe të tjera.

    Lezha, një qark gjithashtu me 7 mandate, është një gjëegjëzë relativisht më e thjeshtë. Herën e kaluar opozita fitoi 4 me 3, me vota edhe për një gjysmë mandati të pestë.

    Tirana është gjithashtu qark që kësaj here ka numër tek mandatesh, por këtu situata është më e komplikuar dhe do të diskutohet gjerësisht më poshtë.

    Qarqet çift

    Ndërsa në qarqet me numër tek mandatesh formula favorizon forcën më të madhe, në qarqet çift, formula favorizon barazimin. Për shembull, nëse kemi një qark me 2 mandate dhe njëra palë fiton, fjala vjen, 60% të votave, pala humbëse merr një mandat gjithashtu.

    Janë gjashtë qarqe me mandate çift dhe në të gjitha, socialistët kanë qenë në avantazh në zgjedhjet e kaluara. Këto qarqe janë Fieri, Durrësi, Elbasani, Vlora, Korça dhe Gjirokastra.

    Në Durrës, PS mori 8 nga 14 mandate për shkak të votave të djegura të LSI-së, ndërsa në Elbasan mori 8 nga 14 mandate, por këtu me tepri votash. Në Vlorë mori 8 nga 12 mandate por mandati i tetë erdhi gjithashtu si pasojë e garimit veçmas të opozitës dhe në Gjirokastër gjithashtu. Në zgjedhjet e së dielës, PS duket se i ka varur shpresat në Durrës te blerjet nga LSI dhe PD për të ruajtur rezultatin e vitit 2021, ndërsa në Elbasan po shpreson të maksimizojë më tej votat e vitit 2021 për mandat të 9. Në Korçë, socialistët i fituan zgjedhjet e vitit 2021 me rezultat tepër të ngushtë dhe përmirësimi i tyre ose humbja e opozitës duhet të jetë e konsiderueshme në mënyrë që rezultati i të dielës të dalë nga barazimi i mandateve 5 me 5.

    Si në qarqet tek ashtu edhe në ato çift, partitë e vogla pritet të marrin vota, por nëse do të marrin më shumë nga njëra palë apo nga pala tjetër, kjo është e vështirë të vlerësohet. Fakti është që ka më shumë parti të shkëputura nga Partia Demokratike se sa ka parti që hamendësohet se do të mund të gërryejnë nga elektorati tradicionalisht i majtë.

    Tirana përcakton maxhorancën

    Në total, në 11 nga 12 qarqet e vendit hamendësimi është që njëra palë mund të përmirësohet diku dhe të bjerë diku tjetër me një rezultat final të përafërt. Por loja e madhe do të luhet në Tiranë, qarku me 37 mandate, ku besohet se jeton pjesa më e madhe e elektoratit gri në vend, elektorat që, nëse zgjedhjet e shkuara tregojnë ndonjë gjë, tregojnë që këta janë mjaftueshëm të numërt si votues për të përcaktuar maxhorancën e ardhshme.

    Këtu loja është e papërcaktuar për shkak se forca elektorale e partive të vogla është e panjohur. Në rast se pesë apo gjashtë parti të vogla fitojnë vota të mjaftueshme për, fjala vjen, 7 mandate, këto mandate i gërryhen respektivisht 4 forcës fituese dhe 3 forcës humbëse të zgjedhjeve të së dielës. Kaq mandate rrezikojnë shumicën e thjeshtë kombëtare të secilës palë. Por ekziston gjithashtu mundësia që të gjitha partitë e vogla të marrin, secila më vete, vota të pamjaftueshme për të prodhuar një mandat, ose vota të mjaftueshme për të prodhuar 1.9 mandate. Në rast se 5 apo 6 parti të vogla marrin nga 9 apo 10 mijë vota secila, 50 apo 60 mijë votat e tyre do të prodhojnë zero mandate dhe mandatet e humbura prej tyre do të ndahen respektivisht mes partisë së parë dhe partisë së dytë. /birn


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Sa mandate parashikon të marrë në 11 maj? Berisha: Unë kam një ligj të brendshëm

    09/05/2025

    Rama: Projekti i inceneratorit, i duhuri. Problemi i korrupsionit ishin njerëzit

    09/05/2025

    LaCivita në mitingun përmbyllës të PD: Më 11 maj pushoni nga puna Edi Ramën

    09/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Sa mandate parashikon të marrë në 11 maj? Berisha: Unë kam një ligj të brendshëm

    09/05/2025

    Rama: Projekti i inceneratorit, i duhuri. Problemi i korrupsionit ishin njerëzit

    09/05/2025

    LaCivita në mitingun përmbyllës të PD: Më 11 maj pushoni nga puna Edi Ramën

    09/05/2025

    “Giro d’Italia”, këto janë rrugët që do të bllokohen të shtunën në Tiranë

    09/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Shkodër/ Arrestohet e moshuara që përplasi për vdekje këmbësoren

    By LAJME 2420/04/20250

    Policia e Shkodrës ka arrestuar një 70-vjeçare të identifikuar si E. N., pas një aksidenti…

    Minatori 36-vjeçar aksidentohet në galerinë e kromit, niset me helikopter drejt Traumës

    25/12/2023

    Nis diskutimi i ndryshimeve në ligjin “Për lojërat e fatit”, debate mes mazhorancës dhe opozitës

    13/09/2023

    Ngjarje e rëndë/46-vjeçari vetëhidhet nga pallati në Vlorë, ndërron jetë

    11/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.