Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Fushata/ Kush janë njerëzit e Trump që po ndihmojnë PD-në
    POLITIKË

    Fushata/ Kush janë njerëzit e Trump që po ndihmojnë PD-në

    By LAJME 2417/04/20255 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Edi Rama e ka ndryshuar fabulën e Non Grata-s me atë të bufit të kënetës. Në fjalorin e kryeministrit dhe të njerëzve të tij është zhdukur prej kohësh shprehja nuk pranojmë asnjë propozim që vjen prej politikanëve të sanksionuar nga SHBA, se nuk i njohim, apo se nuk bashkojmë votat me ta.

    “Fitore për familjet shqiptare” /LaCivita: Programi i PD, njësoj si i Regan dhe Trump


    Për rilindasit, fabula aq e preferuar e dekretit të Anthony Blinkenit ka rënë, së paku që në janar, kur Donald Trump u betua si president dhe aq më tepër pasi, Chris La Civita, strategu kryesor i fushatës së tij, vendosi të bëjë të njëtin rol pro PD-së për zgjedhjet e 11 majit. Tani në tehun e goditjes së propagandës së pushtetit është vënë ai që Rama e ka shqiptarizuar me përbuzje si “Latifi”.

    Rama për LaCivita: Bufi solli një latif nga Amerika, gjeti budallenj që e paguajnë

    Kryeministri herë e tall si turist që nuk dihet se sa nga paratë që ka marrë prej këtu do të shpenzojë, herë e nënçmon si magjistar që nuk bën dot magji.

    Por ndërsa Rama mbetet në kufijtë e parodizimit bateritë e tij mediatike janë hedhur në sulm frontal.

    Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me La Civitën, por me faktin se tre katër nga njerëzit e rëndësishëm që kanë qenë më parë të angazhuar në fitoret e Donald Trumpit kanë zbarkuar në Tiranë. Pre e sulmeve të ashpra ka rënë së fundit edhe Pol Manafort që gjithashtu u pa gjatë takimit të Berishës me emigrantët në Breshia. Sipas shtypit qeveritar ai është një ish i burgosur, një nga njerëzit më të errët të politikës amerikane. Por ndërsa burgu i tij është i vërtetë, në biografinë e Manafort ka edhe fakte të tjera. Së pari, ai është falur me dekret presidencial tw firmosur nga ish presidenti Trump në 2020. Së dyti se ai ka qenë një nga drejtuesit e fushatës së parë të Trump, që e solli atë në pushtet. Pra tek PD-ja nuk është atashuar vetëm strategu i fushatës së dytë por edhe artizani i së parës.

    Rama me Kushner, Berisha me LaCivita/ Politikë me Trump në Shqipërinë e vogël

    Por, ekzistenca e shumë njerëzve të afërt të presidentit amerikan e ka shqetësuar propagandën e Ramës. Në disa media bashkë mund të gjesh këtë tekst: “Manafort, njihet si ‘delja e zezë’ në politikën amerikane, si njeri i lidhur me Kremlinin në Uashington, që ka bërë evazion fiskal, që ka pastruar para, ka bërë mashtrime bankare, ka kërcënuar dëshmitarë, ka gënjyer në dëshmi apo edhe krime të tjera federale”.

    Pasi relatojnë të gjitha këto ato harrojnë të kujtojnë se Manafort është burgosur pikërisht nga Charls McGonigal, agjenti i FBI-së të cilin qeveria shqiptare e korruptoi për ta përdorur kundër opozitës vendase.

    Po a mabaron këtu? Natyrisht që jo. Pasi LAJME24 ka vëzhguar se në ekipin pranë opozitës shqiptare janë bashkuar Phil Griphin, një partner i afërt i Manafortit dhe njohës i shkëlqyer i mediave po ashtu dhe sondazhisti i njohur Tony Fabrizio. “Këto emra kanë një histori të gjatë bashkëpunimi me Manafortin, deri te lobimi i fuqishëm për të mbajtur në pushtet në Ukrainë njeriun e Vladimir Putin në vitet 2012-13, Viktor Janukoviç, i cili më pas u rrëzua me revolucion nga qytetarët pro perëndimorë”, thuhej në një tekst të shpërndarë gjërësisht ne mediat pro qeveritare.

    Po pse po ndodh kjo valë sulmi ndaj këtyre amerikanëve, që as nuk janë të njohur për publikun shqiptar, as nuk kanë dalë në radhë të parë në takimet publike?

    Arsyeja është e thjeshtë. Ekipi i maerikanëve në PD, ka zgjedhur strategjinë për ti paraqitur zgjedhjet shqiptare jo si një konfikt lokal, por si një betejë të trampistëve kundër sorosistëve. Atë e pasqyroi më së miri edhe një shkrim i medias së njohur konservatore FoX News.

    Pasqyra e FOX NEWS për zgjedhjet në Shqipëri; Në betejë sorosistë dhe trumpistë!

    Edhe vetë La Civita në një intervistë që i dha të përditshmes New York Times e përshkroi Edi Ramën si një kukull të Sorosit, duke shtuar se një vend aleat i Amerikës nuk mund të drejtohet nga një politikan i tillë. Pra duket se qasja është për ti dhënë një sheri province një rezonim ideologjik global. Pikërisht për këtë grupi i amerikanëve që po ndihmon PD ka lobuar që përpara zgjedhjeve të zhvillohet në Tiranë një takim i rëndësishëm i konservatorëve amerikanë. Media Huff Post në anglisht njoftonte se “përfaqësues nga organizata “American Conservative Union” – e cila organizon konferencën vjetore CPAC ( Konferenca Vjetore Kryesore e Konservatorëve Amerikanë) – janë takuar së fundmi me Berishën. Takimi rezultoi me planifikimin e një edicioni të CPAC Balkans në fund të prillit, që do të bashkë-organizohet nga partia e Berishës”.

    Sipas pohimeve që bënë për LAJME24 burime opozitare, në këtë konferencë pritet që të përshëndesin edhe personazhe republikane të rangut të lartë duke i dhënë një ndihmë indirekte PD-së. 

    Po a janë këto përçapje të mjaftueshme për të ndryshuar një rezultat të paracaktuar elektoral?

    Shumëkush vijon të mendojë që edhe Donald Trump po të vijë të garojë një Shqipëri, ai do të mundet nga sistemi mediatik, oligarkik dhe babditesk që ka ngritur në këmbë Edi Rama.

    Po atëherë pse shqetësohet propaganda rilindase nga grupi i amerikanëve trumpistë që po ndihmojnë opozitën? Ndoshta jo për rezultatin e 11 majit, por sepse për herë të parë PD ka arritur të gjejë njërëz më influetntë në koridoret e pushtetit në Uashington, sesa Rama që e ka pasur gjithmonë privilegj.

    Ata vërtet që mund të mos kenë fuqi të ndryshojnë rezultatin por kanë aq mundësi sa ti ngrijnë buzëqeshjen një fitimtari që ngadhënjen me metoda të dyshimta. PIkërisht ky ankth duket se është shtysa e sulmeve ndaj Chris La Civitës, Pol Manafortit dhe Phil Griphinit.

    ©LAJME24


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    BIRN: Bashkimi Evropian i shqetësuar për shkeljen e standardeve zgjedhore në Shqipëri

    By LAJME 2413/05/20250

    Dy zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian shprehën shqetësimin për shkeljen e standardeve zgjedhore nga…

    Vata takim me elektoratin: Misioni im është të përmirësoj jetën e banorëve të Kukësit

    21/09/2023

    Fundjava me mot të paqëndrueshëm, parashikimi për sot

    05/04/2025

    ‘Vajza jonë e vogël vdiq nga pakujdesia…’, prindërit e 20 vjecares kërkojnë hetim për vdekjen e vajzës së tyre

    14/09/2023

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.