Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ledioni konfirmon ndarjen me Sarën? Flirton me Brikenën

    26/01/2026

    Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash

    23/07/2025

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Ledioni konfirmon ndarjen me Sarën? Flirton me Brikenën
    • Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Përplasi motomjetin ndërsa ishte i dehur në timon, plagosen dy persona
    • Kryeministri britanik Keir Starmer mbërrin në Presidencë, takon Begajn
    • VV dështon sërish ta bëj votimin e fshehtë për zgjedhjen e Haxhiut
    • SPAK sekuestron telefonin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Fuqia kryesore e Europës ka një kancelar të ri: Merz merr drejtimin e Gjermanisë
    LAJME

    Fuqia kryesore e Europës ka një kancelar të ri: Merz merr drejtimin e Gjermanisë

    By LAJME 2406/05/20253 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Friedrich Merz u zgjodh më në fund kancelar i Gjermanisë, pas një votimi të dytë në Bundestag që i dha atij një shumicë të ngushtë, duke i dhënë fund një prej krizave më të sikletshme politike në historinë e pasluftës.

    Në përpjekjen e tij të dytë për të marrë votëbesimin, lideri konservator dhe kreu i CDU-së, Friedrich Merz, fitoi 325 vota në parlamentin me 630 vende, duke kaluar shumicën absolute me vetëm nëntë vota më shumë. Kjo erdhi pas një votimi të parë të dështuar mëngjesin e së martës, ku Merz mbeti gjashtë vota larg shumicës – një poshtërim i rrallë për një kancelar të propozuar.

    Dështimi i parë, në një votim sekret, nxori në pah tensionet e brendshme në koalicionin e sapoformuar mes CDU/CSU dhe socialdemokratëve të SPD-së. Në vend që të tregohej unitet, rreth 18 deputetë pritet të kenë refuzuar Merz-in në raundin e parë, duke tronditur koalicionin që formalisht kishte shumicën.

    Pavarësisht kësaj, pas orësh pasigurie dhe diskutimesh, u ra dakord që votimi të përsëritej po atë ditë. Kjo shmangu një krizë të thellë legjitimiteti dhe ruajti imazhin ndërkombëtar të Gjermanisë si një shtet me tranzicione të qëndrueshme politike.

    “Evropa ka nevojë për një Gjermani të fortë, prandaj nuk mund të presim për ditë të tëra,” deklaroi sekretari i përgjithshëm i CDU-së, Carsten Linnemann.

    Përfaqësues të CDU-së dhe SPD-së bënë thirrje për përgjegjësi dhe për mbylljen sa më parë të procesit. Kreu i grupit parlamentar, Jens Spahn, paralajmëroi se “e gjithë Europa, ndoshta e gjithë bota, po ndjek këtë votim.”

    Merz, 69 vjeç, përmbushi kështu një ambicie të kahershme për t’u bërë kancelar, në një moment kur Gjermania kërkon stabilitet pas gjashtë muajsh krizë dhe pas shpërbërjes së koalicionit të mëparshëm semafor. Olaf Scholz u largua nga posti me një ceremoni tradicionale ushtarake, ndërsa pasardhësi i tij pritet të përballet me sfida të menjëhershme ekonomike dhe gjeopolitike.

    Partia e djathtë AfD, e cila doli e dyta në zgjedhjet e shkurtit, e shfrytëzoi përçarjen e parë në votim për të kërkuar zgjedhje të reja. Bashkëkryetarja Alice Weidel e quajti qeverinë “një koalicion të dobët që u refuzua nga votuesit”. Edhe zërat kritikë nga e majta, si të Gjelbrit, paralajmëruan për mungesë stabiliteti.

    Megjithatë, Merz dhe aleatët e tij në SPD duket se po përpiqen ta paraqesin këtë si një pengesë teknike dhe jo si krizë përmbajtësore. “Jam i sigurt që Merz do të jetë kancelari i ardhshëm,” deklaroi Johann Wadephul, i propozuar për ministër të Jashtëm.

    Qeveria e re gjermane vjen në pushtet në një moment të ndjeshëm për ekonominë më të madhe të Europës. Pas dy vitesh recesioni, ekonomia u rrit në fillim të 2025-ës, por sfidat mbeten të mëdha. Tarifat nga SHBA kërcënojnë eksportet, ndërsa konsumi i brendshëm mbetet i dobët.

    Merz ka premtuar një kurs më të qartë pro-biznesit, kufizim të emigracionit dhe forcim të rolit të Gjermanisë në politikën ndërkombëtare. Koalicioni i tij me SPD-në, edhe pse me shumicë të ngushtë, shihet si më i qëndrueshëm sesa aleanca e mëparshme me tre parti që përfundoi në përplasje.

    Zgjedhja e Merz shënon një rikthim të konservatorëve në krye të qeverisë pas katër vitesh në opozitë dhe një përpjekje për të rifituar peshën e humbur të Gjermanisë në arenën ndërkombëtare.

    Përgatiti ©LAPSI.AL 

    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Përplasi motomjetin ndërsa ishte i dehur në timon, plagosen dy persona

    15/05/2025

    Kryeministri britanik Keir Starmer mbërrin në Presidencë, takon Begajn

    15/05/2025

    VV dështon sërish ta bëj votimin e fshehtë për zgjedhjen e Haxhiut

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Ledioni konfirmon ndarjen me Sarën? Flirton me Brikenën

    26/01/2026

    Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash

    23/07/2025

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    LAJME

    Numërimi i votave preferenciale në Fier drejt fundit, emrat që shkojnë në Kuvend

    By LAJME 2415/05/20250

    Vijon procesi i numërimit të votave preferenciale në qarkun e Fierit. Deri më tani janë…

    Saga e hakmarrjes/ Vrau fqinjin në një klub nate në Shqipëri, si u ekzekutua Elson Kalaveri, kapen vrasësit në Itali

    15/09/2023

    Këmbimi valutor për ditën e sotme

    06/05/2025

    Plaku godet me shkopin e drurit bashkëshorten, ndërron jetë 80-vjeçarja

    17/09/2023

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2026 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.