Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Fronti i dytë për Zelenskyn: Ukraina në fshehtësi nis përgatitjet për zgjedhje
    POLITIKË

    Fronti i dytë për Zelenskyn: Ukraina në fshehtësi nis përgatitjet për zgjedhje

    By LAJME 2405/04/20257 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Volodymyr Zelensky, nga një yll i televizionit u bë president i Ukrainës, pas fitores së thellë më 2019.

    Tani, ai është i gatshëm të përballet me një sfidë edhe më të madhe zgjedhore: ta testojë në votime presidencën e tij, për herë të parë që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më shumë se tre vjet më parë.


    Mes presionit në rritje nga mbështetësit perëndimorë, autoritetet ukrainase po përgatisin në heshtje terrenin për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, votime që do të testojnë forcën e mbështetjes për Zelenskyn dhe nëse ukrainasit, të lodhur nga lufta, dëshirojnë udhëheqje të re.

    Zyrtarët kanë mohuar se janë duke punuar në këtë drejtim, duke përmendur argumentet e kamotshme se gjendja e luftës, që është shpallur pak pasi forcat ruse nisën pushtimin e Ukrainës më 2022, pengon mbajtjen e zgjedhjeve.

    “Ne nuk po përgatitemi të mbajmë zgjedhje sepse zgjedhjet në kohë lufte janë të pamundura që të mbahen sipas Kushtetutës, ligjeve aktuale dhe arsyes së shëndosh, për shkak të sfidave të sigurisë”, tha për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, Dmytro Lytvyn, zëdhënës i Zyrës presidenciale.

    Por, zyrtarët në fakt kanë nisur të planifikojnë detajet dhe të shqyrtojnë aspekte të ndryshme duke nisur nga printimi i fletëvotimeve, siguria në qendrat e votimit dhe se si miliona refugjatë ukrainas, që jetojnë jashtë vendit, të mund të votojnë.

    “Unë shoh se në muajt e fundit ka pasur përgatitje të vërteta për zgjedhje”, tha Oleksiy Koshel, kryetar i organizatës joqeveritare, Komiteti i Votuesve të Ukrainës. “Ne shohim shumë shenja të aktivitetit në selinë zgjedhore, reklama që qarkullojnë në heshtje, miliona fletushka të posaçme informative rreth liderëve të partive, të cilat po shpërndahen”.

    Fushata “de facto veçse ka nisur”, tha Koshel.

    Olena Davlikanova, hulumtuese me bazë në Kiev në Qendrën për Analiza të Politikave Europiane në Uashington, tha se ka shumë sinjale se partitë politike po përgatiten për votime të reja. Por, ajo tha se zgjedhjet nuk mund të mbahen nëse Rusia nuk pajtohet për një armëpushim.

    “Shumë nga ne nuk besojmë që [presidenti rus, Vladimir] Putin do të mbajë fjalën”, tha Davlikanova për REL-in. “Pa një armëpushim, është e pamundur të mbahen zgjedhje në Ukrainë”.

    Shërbëtor i Popullit

    Fillimisht si pjesë e një trupe të dashur komike dhe më pas si mësues fiktiv i një shkolle të mesme që katapultohet në presidencë në serinë televizive, Shërbëtori i Popullit, Zelensky kori një fitore të thellë më 2019, duke e mposhtur në zgjedhje presidentin e atëhershëm, Petro Poroshenko.

    Ukrainasit u tërhoqën pasi ai ishte një fytyrë e re në skenën politike, ishte një person i mësuar me media, si dhe nga premtimet e tij për të normalizuar marrëdhëniet me Putinin dhe me Rusinë në përgjithësi. Megjithatë, më pak se tre vjet pas marrjes së postit të presidentit, Putin urdhëroi dërgimin e më shumë se 100.000 trupave në Ukrainë, duke nisur luftën më të madhe tokësore në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.

    Ukrainasit vazhduan të mbështesin udhëheqjen e Zelenskyt, edhe pse trupat e Kievit gjatë vitit të kaluar kanë pësuar disfatë pas disfate.

    Trupat ruse po avancojnë ngadalë në disa fronte. Një kundërofensivë në vitin 2023 dështoi. Komandantët ushtarakë dhe liderët politikë po grinden për mënyrën se si të përforcojnë procesin e rekrutimit dhe të mbushin radhët. Oficeri kryesor ushtarak i vendit u largua nga detyra, ashtu si edhe ministri i Mbrojtjes.

    Presidentët e Ukrainës zgjidhen për një mandat pesëvjeçar; Zelensky duhej të kishte kandiduar për rizgjedhje në vitin 2024. Por, zyrtarët qeveritarë insistojnë se një zgjedhje e re është e pamundur ligjërisht nën gjendjen e jashtëzakonshme të luftës, pa përmendur këtu edhe pengesat logjistike.

    Kjo gjë i ka hapur derën kritikave nga jashtë. Putin, i cili ka vënë në pikëpyetje edhe ekzistencën e shtetit ukrainas, e ka akuzuar Zelenskyn se është president jolegjitim, për shkak të mosmbajtjes së zgjedhjeve. Javën e kaluar ai sugjeroi se i gjithë shteti duhet të vendoset nën një qeveri të përkohshme, të mbështetur nga Kombet e Bashkuara.

    “Askujt nuk ia ndien fare se çfarë thotë Putini sepse ligjet ukrainase janë shumë të qarta: i gjithë pushteti është legjitim derisa të hiqet gjendja e luftës dhe zgjedhjet të mund të organizohen normalisht”, tha Davlikanova. “Prandaj, Putini mund të shkojë, e dini ju se ku”.

    “Putini ia ka ofruar mbikëqyrjen OKB-së mbi Ukrainën”, tha ajo. “Ne po themi se ia ofrojmë OKB-së mbikëqyrjen mbi Moskën, sepse ata nuk kanë pasur zgjedhje të lira e fer që nga viti 1996”.

    Por, ka pasur kritika edhe nga Shtetet e Bashkuara, furnizuesi më i madh me armë për ushtrinë ukrainase.

    Pak para përplasjes publike në Zyrën Ovale në shkurt, presidenti amerikan, Donald Trump, – i cili ka një raport të tensionuar me Zelenskyn që nga mandati i tij i parë në Shtëpinë e Bardhë – e quajti Zelenskyn “diktator pa zgjedhje”.

    Kritikat nga jashtë e kanë forcuar pozicionin e Zelenskyt në mesin e ukrainasve. Një sondazh i kryer nga Instituti Ndërkombëtar i Kievit për Sociologji tregoi se besimi ndaj Zelenskyt është dyfishuar në javët e fundit. Pak pas takimit në Zyrën Ovale, Parlamenti ukrainas miratoi një rezolutë në mbështetje të Zelenskyt dhe ajo thoshte se zgjedhjet e reja do të mbahen vetëm pasi të jetë në fuqi “një paqe gjithëpërfshirëse, e drejtë dhe e qëndrueshme”.

    Për mbështetësit e Zelenskyt, kjo do të shtynte që të merrej vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të përjashtohen nga gara çdo kundërshtarë: para së gjithash, Valery Zaluzhniy, ish-komandanti i ushtrisë, i cili tani është ambasador i Kievit në Londër.

    Zaluzhniy u largua nga udhëheqja e ushtrisë nga Zelensky, pasi ai hapur vuri në pikëpyetje vendimet e qeverisë përmes një shkrimi nëntorin e vitit 2023.

    Që kur nisi punën në Londër, Zaluzhniy nuk ka thënë asgjë publikisht sa i përket një ballafaqimi me Zelenskyn në zgjedhje. Megjithatë, ai vazhdimisht ka dalë në krye ose afër vendit të parë në sondazhet e opinionit publik.

    Figura të tjera të shquar publike po ashtu kanë thënë se po e shqyrtojnë mundësinë që ta sfidojnë Zelenskyn, nëse shkohet përpara me mbajtjen e zgjedhjeve. Në shkurt, Porosheko, biznesmeni që Zelensky e mposhti në zgjedhje, tërhoqi vëmendjen kur udhëtoi në SHBA për t’u takuar me zyrtarët e administratës amerikane.

    Duke folur në një konferencë, Poroshenko tha se Zelensky do të duhej të kishte punuar në një koalicion kombëtar. “Në vend të kësaj, ne kemi një përgatitje të çuditshme për zgjedhje”, tha ai.

    “Sipas informacioneve që kam, vendimi është marrë për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale sa më shpejt që të jetë e mundur pasi të ndalen armiqësitë”, tha për REL-in, Oleksiy Honcharenko, ligjvënës opozitar.

    Pengesat logjistike

    Nëse do të respektohej një marrëveshje armëpushimi, e ndërmjetësuar nga SHBA-ja, ligji zgjedhor kërkon të paktën 60 ditë që kandidatët të bëjnë fushatë. Nëse fushata do të niste më 20 prill, siç i ka propozuar Trumpit presidenti i Finlandës, kjo do të nënkuptonte se zgjedhjet mund të mbaheshin në fillim të korrikut.

    Por, detajet logjistike për organizimin e zgjedhjeve janë masive. Miliona ukrainas janë refugjatë në shtete të huaja dhe mundësimi për votimin e tyre paraqet një sfidë të madhe. Sfidë po ashtu është mundësia që ushtarët në frontet e luftës të mund të hedhin votën e tyre.

    “Tani, duket se ekziston një konsensus në shoqëri dhe midis politikanëve se është i nevojshëm një afat më i gjatë për t’u përgatitur për zgjedhjet pas përfundimit të gjendjes së luftës sesa ai që përcakton ligji”, tha Oleh Didenko, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në një intervistë për Ukrainska Pravda.

    Teksa ukrainasit i kanë mirëpritur armët amerikane, votuesit janë të kujdesshëm për sa i përket qëndrueshmërisë së mbështetjes së SHBA-së në të ardhmen, tha Davlikanova.

    “Çfarëdo që të jenë duke bërë amerikanët, me këdo që të jenë duke folur, populli ukrainas e kupton”, tha ajo.

    “Prandaj e kuptojmë se do të mbështetemi te vetja jonë”, shtoi ajo./ REL


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Analiza: Reformimi i plotë i taksave vendore, urgjent dhe i domosdoshëm

    By LAJME 2416/04/20250

    Sistemi aktual i taksave vendore kërkon një reformë të thellë në strukturë, varësi institucionale, barrë…

    Merr flakë sahati i energjisë elektrike në Shkodër, evakuohen banorët e një pallati

    19/04/2025

    SPAK ngre akuza për korrupsion ndaj Sali Berishës. Arrestohet në Rinas dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi

    21/10/2023

    Vritet me armë zjarri një 33-vjeçar në Shkodër

    21/09/2023

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.