Një aksion nga Forcat Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë të ardhura nga Tirana, së bashku me repartin e FNSH nga Fieri dhe efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se këto masa kanë përfshirë qytetin e Vlorës, Selenicën dhe Orikumin ndërsa janë ndërmarrë kontrolle e disa pika.
Sipas informacioneve paraprake, operacioni është zhvilluar në kuadër të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike, duke pasur në fokus persona me precedentë penalë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe individë që qarkullojnë me armë pa leje.