Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Lezhë. Rreth orës 21:10, një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, në lagjen ish-SMT, Lezhë. Ai dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.