Sot, 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote.
-Ora 18:00
Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 16:00 ka qenë 40.89%.
Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 2479 prej 5225 qendrave të votimit në total.
Deri më tani kanë votuar 686277 nga 1678173 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.
Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 18:00, përqindja e votuesve ka qenë 45.48%.