Pas vdekjes së dhunshme të një gruaje 32-vjeçare në Oberhausen, partneri i saj 47-vjeçar, shqiptar i Kosovës, është arrestuar dhe do të paraqitet para gjykatës në Duisburg. Dyshimet ndaj tij janë konfirmuar, pasi ai gjithashtu jetonte në Oberhausen dhe ishte në kërkim që nga e shtuna, sipas autoriteteve.
Bashkëshorti, një qytetar kosovar, është dorëzuar të dielën në mbrëmje në një stacion policor në Kehl, Baden-Uurttemberg, pas një kërkimi nga autoritetet. Gruaja u gjet e pajetë në shtëpinë e saj mbrëmjen e së premtes, pas një përpjekjeje të punonjësve të shërbimit social për ta kontaktuar, të cilët kishin shkuar në banesë, por ajo nuk i kishte hapur derën. Policia që u njoftua më pas, gjeti trupin e pajetë.
Autopsia ka konfirmuar se vdekja ishte e dhunshme, ndërsa policia ka njoftuar se gruaja ka vdekur si pasojë e dhunës. Detajet e ngjarjes dhe shkaku i krimit ende nuk janë bërë publike, pasi hetimet janë në vazhdim.
Më pas, partneri i gruas është arrestuar dhe më 14 prill do të dalë përpara gjyqtarit në Gjykatën e Qarkut të Duisburgut. Ky rast ka shkaktuar një reagim të gjerë dhe zemërim në vend, duke shtuar dyshimet ndaj partnerit të gruas që ishte në kërkim nga e shtuna. Hetimet po zhvillohen për të zbuluar më shumë rreth ngjarjes dhe rrethanave që çuan në këtë tragjedi.
The post Dyshohet se vrau partneren në Gjermani, vetëdorëzohet shqiptari appeared first on LAJME24.