Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Votimi i diasporës, Celibashi: 15 mijë persona nuk do të marrin dot zarfet

    10/05/2025

    Lejuan shtrimin e rrugëve në Belsh për fushatë elektorale, ndalohen 4 persona

    10/05/2025

    Bardhi: Belinda Balluku ka lehtësuar trafikun e drogës përmes Portit të Durrësit

    10/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Votimi i diasporës, Celibashi: 15 mijë persona nuk do të marrin dot zarfet
    • Lejuan shtrimin e rrugëve në Belsh për fushatë elektorale, ndalohen 4 persona
    • Bardhi: Belinda Balluku ka lehtësuar trafikun e drogës përmes Portit të Durrësit
    • Intervista e Ramës, gazetarja: Intimidim e bullizim, mbrojtja e bilancit të dështuar
    • Qytetari e denoncoi se i kërkoi votën, policia çon Gjin Gjonin në prokurori
    • Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Shkodër
    • Probleme në një qendër votimi në Vithkuq, mungon shiriti i sigurisë
    • E rëndë në Greqi, pasagjeri sulmon me thikë kapitenin e anijes me turistë
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » DW: Rama e nisi fjalimin e së premtes me ofendime, Berisha më i përmbajtur
    POLITIKË

    DW: Rama e nisi fjalimin e së premtes me ofendime, Berisha më i përmbajtur

    By LAJME 2410/05/20256 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    E premtja (9 maj) në Tiranë ishte mbyllja e një dite plot ngjarje. Paradite vëmendjen e mori “Giro d’Italia”, një ndër garat më të rëndësishme sportive të çiklizmit, itinerari i së cilës nisi nga Shqipëria. Ndërsa në mbrëmje radhën e patën mitingjet e dy partive më të mëdha politike në vend, ku militantët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, mbështetën për të fundit herë për këtë fushatë forcat politike të preferuara dhe dëgjuan fjalime të gjata nga udhëheqësit politikë, Edi Rama dhe Sali Berisha.

    Fjalimet e së premtes mbrëma u karakterizuan nga e njëjta gjuhë e përdorur që në krye të fushatës: kreu i PS-së, Edi Rama,  njëkohësisht drejtues i qeverisë që prej vitit 2013, me një retorikë të përshkallëzuar ofendimesh ndaj kundërshtarëve politikë, por këtë herë edhe ndaj zgjedhësve, dhe nga ana tjetër, Sali Berisha, në dukje më i përmbajtur se në të shkuarën, por pa lënë pas gjuhën agresive ndaj kundërshtarit.


    PS qeverisëse premton, se vetëm me të shkohet në BE

    Ligjërimi politik i tyre zbehu edhe gjatë kësaj fushate thelbin e programeve politike të premtuara, megjithatë secila parti kishte kartën e saj për të bindur votuesit. Partia Socialiste premtoi se vetëm me të në krye të qeverisë edhe për një mandat të katërt, vendi do të mund të futet në Bashkimin Europian dhe të vijojë me rrugën e reformave. Madje kryeministri Rama e personalizoi fushatën, në logon e së cilës këtë herë u shkrua: “Vetëm me Edin dhe Partinë Socialiste”.

    PD premton ta bëjë Shqipërinë madhështore

    Ndërsa demokratët dhe aleatët e tyre besojnë se në rast fitoreje, “do ta bëjnë Shqipërinë madhështore”, një filozofi politike kjo e kopjuar nga fushata amerikane e presidentit Trump, që synon ta bëjë Amerikën madhështore (Make America great again). Theksi i programit të demokratëve, në opozitë që nga viti 2013, është rigjallërimi i ekonomisë.

    Retorikë folklorike dhe diskriminuese

    Për Partinë Socialiste, fushata nisi me epitetin “buf kënete”, të cilin kryeministri Rama ia vuri rivalit të tij më të hershëm politik, Berishës. Në daljet e tij të përnatshme në emisionet politike të mbrëmjes, Rama e mbrojti strategjinë e tij të komunikimit me faktin se ndër vite Berisha e ka sulmuar më shumë personalisht, se politikisht. “Është shumë e vështirë të merresh me kundërshtarë që janë jashtë çdo lloj formati në aspektin etik. Që të ulin dhe të ngrenë nga mëngjesi deri në darkë, nga viti në vit, me të gjitha të zezat e kësaj bote, që të shajnë, që të akuzojnë, që s’kanë lënë gjë pa thënë, dhe nuk të lënë të gjallë e të vdekur të familjes pa të përmendur. Tani si të sillesh me këta? E vetmja mënyrë është karikatura dhe satira. Nuk ka mënyrë tjetër. Unë nuk mundem kurrë dhe s’e kam bërë asnjëherë që t’i sulmoj kundërshtarët me akuza dhe me sharje që janë të natyrës penale. Unë e kam dhe prirje të karikaturizoj, të satirizoj dhe është një formë komunikimi për të kundërgoditur, por pa u përzier me llumin e gjuhës dhe komunikimit politik” – tha Rama pak ditë më parë.

    Fushata pasoi me të tjera epitete të Ramës, i cili këtë fushatë, solli si risi edhe tubimet politike vetëm me gra, ku ofendonte dhe shante burrat me termin “çyryk”, “xhuxh”, “autik politik” e dhjetëra epitete të tjera.

    “Nëse Rama i 2013-ës na vinte me një ligjërim me më shumë argumente dhe të kombinuara me rafinim estetik dhe zbavitje, 12 vite më pas, stili i Ramës jo vetëm që nuk frymëzon më, por duket se ka rënë në “batakun” e viralitetit; humori fyes e sharjet, nuk janë asgjë më shumë se përpjekje për të vepruar me logjikën e rrjetit, të mobilizojë emocione në kurriz të argumentave racionalë” – thotë për DW Irena Myzeqari, pedagoge e shkencave të komunikimit.

    Edhe për politologun Ermal Hasimja, fushata më profesionale dhe më e përgatitur e Ramës ka qenë ajo e vitit 2013. “Pas saj, niveli i ligjërimit të tij i është përshtatur dukshëm nivelit mediokër të votuesit mesatar”.

    Strategjia “afër grave, larg burrave”

    Hasimja nuk mendon se Rama ka bërë studime serioze për të rrëmbyer votën e elektoratit femëror. “Siguria që shpalos Rilindja në fushatë të bën të mendosh se ajo shpreson se do të mund të kontrollojë maksimalisht votën e administratës që është e tejfryrë me militantë socialistë. Elementë si ai i njëfarë prioriteti te elektorati femëror vjen nga perceptimi se popullariteti i Ramës është më i lartë te femrat.

    Për politologun Ermal Hasimja, fushata më profesionale dhe më e përgatitur e Ramës ka qenë ajo e vitit 2013Fotografi: privat
    Sa për retorikën fyese ndaj burrave, Hasimja e konsideron: “Folklorike”. Është një nga pikat ku Rama i lejon vetes të argëtohet me atë pjesë të elektoratit që ai e di se ua ka marrë votën në mënyra të tjera” – thotë ai për DW. “Nëse do të mundohemi t’i vëmë një emër shkencor sjelljes së Ramës këto zgjedhje, ajo do të ishte “gender targeting”, ose ndryshe, pozicionimin e tij si kampion të kauzës dhe progresit femëror. Në pamje të parë, qasje të tilla prodhojnë ilaritet ndër turma, çka edhe Rama po kërkon këto zgjedhje. Por në nivel logjik kjo përbën një anti-tezë gjinore, pra ‘të fuqizojmë duke denigruar’. Nëse Rama mendon se po vulos votën e grave, në fakt ai mund të jetë duke mobilizuar një reagim problematik në perceptimin publik, sepse amplifikon stereotipet gjinore” – thotë Myzeqari.

    “Berisha, më pak agresiv”

    Hasimja, dikur këshilltar i Berishës në kohën kur ky i fundit ishte kryeministër, thotë se këtë fushatë, “retorika e Berishes ishte relativisht më e qetë se e herëve të tjera, me shumë gjasa e ndikuar nga këshilltarët e komunikimit dhe nevoja për të kuruar imazhin e tij të një lideri agresiv”.

    Përveç sloganit së frymëzuar nga amerikanët, Partia Demokratike në këtë fushatë punësoi si këshilltar kryesor të fushatës Chris LaCivita, një ndër figurat kryesore që ideuan fushatën e presidentit Trump në vitin 2024. Për militantët demokratë, roli i LaCivitës shihet edhe si një shpresë që ai të ndikojë për heqjen e statusin “Non grata” të Berishës nga Shtetet e Bashkuara.

    Për pedagogen e shkencave të komunikimit Myzeqari, retorika e përdorur nga kreu opozitar Berisha ka qenë “e ashpër, konfrontuese dhe e mbushur me tone emocionale”. “Përdoren shpesh terma si “regjim”, “kapje e shtetit”, “tradhti kombëtare”, të cilat synojnë të mobilizojnë mbështetësit, duke krijuar ndjesinë e një beteje ekzistenciale kundër mazhorancës. Kjo lloj retorike ka qëllim të ngjallë zemërim, revoltë dhe angazhim masiv, por nga ana tjetër, mund të largojë publikun gri që kërkon tone më konstruktive dhe zgjidhje reale”.

    Teksa bën një analizë të ligjërimit politik të Berishës ndër vite, ish-këshilltari Hasimja thotë: “Berisha ka prirjen të jetë agresiv në komunikim dhe të polarizojë narrativën politike në bardhë e zi. Kush nuk është me të, është vegël e Ramës. Por ka mësuar disi nga analiza e perceptimit të opinionit dhe kjo reflektohet së fundi në një reduktim të agresivitetit dhe fokusim te programi”.

    Të dielën (11 maj) shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit, nga numrat e së cilave do të kuptohet nëse programet apo retorika politike kanë pasur më shumë ndikim tek zgjedhësit./DW


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Votimi i diasporës, Celibashi: 15 mijë persona nuk do të marrin dot zarfet

    10/05/2025

    Lejuan shtrimin e rrugëve në Belsh për fushatë elektorale, ndalohen 4 persona

    10/05/2025

    Bardhi: Belinda Balluku ka lehtësuar trafikun e drogës përmes Portit të Durrësit

    10/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Votimi i diasporës, Celibashi: 15 mijë persona nuk do të marrin dot zarfet

    10/05/2025

    Lejuan shtrimin e rrugëve në Belsh për fushatë elektorale, ndalohen 4 persona

    10/05/2025

    Bardhi: Belinda Balluku ka lehtësuar trafikun e drogës përmes Portit të Durrësit

    10/05/2025

    Intervista e Ramës, gazetarja: Intimidim e bullizim, mbrojtja e bilancit të dështuar

    10/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Berisha në Valencia: Sot, brenda 5 muajsh miratohet rezoluta e katërt që dënon Ramën

    By LAJME 2430/04/20250

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i pranishëm prej dy ditësh në Kongresin e Partisë…

    Ankimoi sekuestrimin e celularit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt

    24/04/2025

    Sherri me armë zjarri në Laç, humb jetën një nga të rinjtë

    04/05/2025

    Deklarata e fortë e Berishës: Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese janë në përgjimet e “SKY”

    14/09/2023

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.