Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » DW: Frikë për recesion dhe rënie kursesh në mbarë botën
    POLITIKË

    DW: Frikë për recesion dhe rënie kursesh në mbarë botën

    By LAJME 2408/04/20253 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Ndërsa tregjet e aksioneve vazhdojnë të bien, investitorët kanë frikë se bota gjendet para një kolapsi ekonomik. Ç’ndikim do të kenë tarifat doganore të Trumpit ndaj ekonomisë në SHBA, Kinë dhe botë?

    Rënia në tregjet financiare botërore po vazhdon për shkak të tarifave doganore të paprecedenta që vendosi Presidenti Donald Trump ndaj shumicës së partnerëve tregtarë të SHBA.


    Investitorët po bëhen gjithnjë e më nervozë, sepse në horizont po shfaqet gjithnjë e më qartë mundësia e një lufte të madhe tregtare, e cila ka të ngjarë të shkaktojë një recesion global.

    Investitorët supozojnë se tarifat doganore do të kenë një ndikim të gjerë në rritjen ekonomike globale dhe se rritja e kostove të prodhimit do të rrisë inflacionin, do të shtojë pasiguritë e bizneseve dhe do të reduktojë investimet. Ekonomistët presin paqëndrueshmëri të mëtejshme në tregje dhe kanë frikë nga ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit.

    A është ekonomia botërore në rrezik recesioni?

    Përfaqësuesit e bankës amerikane JP Morgan thanë javën e kaluar se besojnë se mundësia e një recesioni global deri në fund të vitit është 60 për qind, krahasuar me 40 për qind përpara se të shpalleshin tarifat doganore gjithëpërfshirëse të Trumpit.

    Të hënën banka gjermane Deutsche Bank paralajmëroi në një analizë të shkurtër se nëse Trumpi vazhdon me politikat e tij tregtare, tarifat e reja do të kenë “ndikime të mëdha mbarëbotërore në vitin 2025 dhe vitet dhe dekadat në vijim”.

    Azia është goditur shumë më rëndë se Evropa, me tarifa doganore prej më shumë se 40 për qind për disa. Kjo rrit presionin ndaj vendeve si Vietnami, Tajvani dhe Indonezia për të negociuar marrëveshje të reja tregtare me Uashingtonin. Kina, të cilën Trump e goditi me tarifa shtesë prej 34 për qind, është e vetmja ekonomi e madhe që ka urdhëruar që vendosjen e tarifave doganore hakmarrëse për importet nga SHBA-ja.

    Pekini të premten vendosi tarifa doganore shtesë prej 34 përqind për mallrat amerikane dhe vendosi kufizime eksporti për disa minerale të rralla që nevojiten urgjentisht për produktet e teknologjisë së lartë dhe pajisjet e energjisë së pastër. Këto tarifa hyjnë në fuqi në datë 10 prill të këtij viti.

    BE-ja diskuton

    Importet nga vendet e Bashkimit Evropian drejt SHBA-së kërcënohen nga tarifa të reja doganore prej 20 për qind, duke filluar nga e mërkura (09.04). Ministrat e Financave të BE-së u takuan të hënën në Luksemburg për të rënë dakord mbi një përgjigje të përbashkët.

    Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha se Brukseli ishte i gatshëm të “mbrojë interesat e tij me kundërmasa proporcionale”. Por ajo sinjalizoi gjithashtu se BE-ja është e gatshme të negociojë me SHBA-në./DW


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    AKTUALITET

    Berisha: Edi Rama në panik kishte sjellë oficerë të lartë. Aksioni i nisur nuk do të ndalet

    By LAJME 2422/10/20230

    Pas mbledhjes në selinë blu, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha foli sërish për gazetarët,…

    Berisha për Manastirliun: “Një arkëtare e Bashkisë që ndan paratë me Ramën”

    25/04/2025

    Celibashi: Rezultati zyrtar i Vorës, të hënën në 8 të mëngjesit!

    11/05/2025

    SONDAZH / BIG BROTHER VIP ALBANIA 3

    18/02/2024

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.