Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » DW: Efekti Trump-Putin në politikën e re të jashtme gjermane
    POLITIKË

    DW: Efekti Trump-Putin në politikën e re të jashtme gjermane

    By LAJME 2414/04/20258 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Situata e vështirë ndërkombëtare dhe politika e tarifave doganore e administratës amerikane të presidentit Donald Trump i vunë së fundmi negociatorët e partive gjermane që duan të krijojnë qeverinë nën presion shtesë për të arritur një marrëveshje. Është një “situatë e rritjes së tensioneve politike globale”, tha kancelari i ardhshëm i pritshëm Friedrich Merz i CDU kur prezantoi marrëveshjen e koalicionit. Merz i vë kërcënimeve dhe pasigurive mesazhin e partnerëve të koalicionit: “Ne duam dhe do të ndihmojmë në formësimin e ndryshimeve në botë për Gjermaninë”. Dhe kreu i SPD, Lars Klingbeil konfirmoi: “Është një pikë kthese. Ne jetojmë në kohë vërtet historike.” Këtu është një pasqyrë e sfidave më të rëndësishme të politikës së jashtme:

    Çfarë planifikon të bëjë qeveria e ardhshme federale për sa i përket politikës tregtare?


    Tarifat e larta të importit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe kundërmasat e vendeve të prekura, shkaktuan javën që kaloi turbulenca tek tregjet aksioneve në mbarë botën dhe frikën e një lufte tregtare globale. Si një vend eksportues, Gjermania është e goditur veçanërisht rëndë nga tarifat, kjo edhe sepse ekonomia gjermane ka qenë në recesion për më shumë se dy vjet.

    BE-ja është përgjegjëse për tregtinë transatlantike, Gjermania nuk mund të veprojë e vetme këtu. E vetëdijshme për cenueshmërinë e Gjermanisë, qeveria e ardhshme federale është e përkushtuar të mos lejojë përshkallëzim të mëtejshëm. Në marrëveshjen e koalicionit thuhet: “Në periudhën afatmesme synojmë një marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA-në, në një afat të shkurtër duam të shmangim një konflikt tregtar dhe jemi të përkushtuar të ulim tarifat e importit në të dy anët e Atlantikut”. Duke pasur parasysh veprimet e fundit të Trump-it, kjo mund të shihet edhe si një qasje mjaft optimiste.

    Gjermania dhe marrëdhënia transatlantike

    Friedrich Merz është në të vërtetë një transatlantik i bindur. Për dhjetë vjet ai ishte kryetar i Urës së Atlantikut, një organizatë jopartiake e dedikuar për forcimin e marrëdhënieve amerikano-gjermane. Ndonëse nuk ka jetuar kurrë në SHBA, ai thotë se e njeh shumë mirë mënyrën e të menduarit amerikan falë viteve të punës për grupin amerikan të investimeve BlackRock. Por me fillimin e mandatit të dytë të Donald Trump në detyrë, besimi i Merz në një partneritet të ngushtë gjermano-amerikan është tronditur rëndë. “Jam i tronditur nga Donald Trump”, tha ai pasi Trump i dha pjesë të fajit për luftën edhe Ukrainëa. Merz u shpreh i shokuar, kur Trump dhe zëvendëspresidenti J.D. Vance poshtëruan publikisht presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.

    Gjermania ka pasur një reputacion të keq te Trump që nga koha e kancelares së CDU, Angela Merkel, edhe për shkak të politikës së hapur të Merkelit për refugjatët, të cilën Presidenti amerikan e urrente. Edhe pse Merz vazhdimisht distancohet politikisht nga Merkel, një takim personal midis Merz dhe Trump nuk do të ishte i lehtë. Deri më tani, asnjë nuk është planifikuar.

    Ukraina: A do të ofrojë Gjermania tani raketat Taurus?

    Përpjekjet e Donald Trump për të sjellë paqen në Ukrainë i kanë kthyer evropianët thjesht në spektatorë. Ai po negocion drejtpërdrejt me presidentin rus Vladimir Putin. As presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në bisedimet. Nëse arrihet një marrëveshje paqeje që mund të rezultojë në një paqe të diktuar për Ukrainën, gjermanëve dhe evropianëve të tjerë të BE-së ndoshta do t’u lihej vetëm roli i sigurimit të paqes.

    Koalicioni i ardhshëm do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën. “Ne qëndrojmë në krah të ukrainaseve dhe ukrainasve të guximshëm. Ata mund të mbështeten tek ne,” tha Lars Klingbeil i SPD. Për këtë partnerët e koalicionit nuk kanë vendosur ende. Megjithatë, mbetet e paqartë saktësisht se çfarë do të ndodhë me ndihmën ushtarake. Si lider i opozitës, Merz kishte mbrojtur dërgimin e raketave gjermane me rreze të gjatë Taurus në Ukrainë. Kancelari aktual i SPD-së, Olaf Scholz, gjithmonë e refuzoi këtë sepse kishte frikë se Gjermania do të tërhiqej në luftë me Rusinë.

    Mbrojtja: Merz do pavarësim nga SHBA

    Për shkak se Merz dyshon nëse SHBA do të respektojë klauzolën e mbrojtjes reciproke, ai tha në natën e zgjedhjeve se evropianët duhet “të arrijnë vërtet pavarësinë nga SHBA” sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndërkohë, Merz jo vetëm që ka marrë nga Bundestagu Ok për “çfarëdo që të duhet” për përmirësimin e Bundeswehr-it. Ndërkohë ai synon bashkëpunim më të ngushtë mes evropianëve në politikën e mbrojtjes. Ai dëshiron të bisedojë me fuqitë bërthamore evropiane, Francën dhe Britaninë e Madhe, nëse dhe si mund të përfitojnë Gjermania dhe Evropa nga mbrojtja e tyre bërthamore. Kjo nuk do të jetë e lehtë. Të dy shtetet nuk kanë gjasa të jenë të gatshëm të ndajnë arsenalet e tyre bërthamore kaq thjesht.

    Edhe brenda BE-së ka rezerva për më shumë bashkëpunim ushtarak. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban mban kontakte të mira me Vladimir Putin dhe refuzon mbështetjen për Ukrainën.

    Politika gjermane e BE-së: suksesi nuk është gjithmonë i sigurt

    Merz kishte akuzuar qeverinë aktuale nën kancelarin e SPD, Olaf Scholz, se ka lënë të dobësohet bashkëpunimi evropian. Mbi të gjitha kanë pësuar marrëdhëniet me partnerët më të afërt Francën dhe Poloninë, sipas tij, dhe Merz dëshiron ta ndryshojë gjendjen. Por kaq e lehtë nuk do të jetë. Presidenti francez Emmanuel Macron është nën presion brenda vendit. Pas vitesh nën qeverinë nacionaliste të krahut të djathtë të PiS, Polonia ka edhe një herë një udhëheqje pro-evropiane nën ish-presidentin e Këshillit të BE-së, Donald Tusk, megjithatë, aktualisht nuk ka asnjë marrëdhënie të ngushtë as me Parisin dhe as me Varshavën. Momenti i mëparshëm entuziast brenda BE ka kaluar. Populistët e krahut të djathtë janë në rritje pothuajse kudo dhe integrimi evropian nuk është më aq i lehtë.

    Reduktim i rreziqeve me Kinën

    Si një rrugëdalje nga konflikti tregtar me Trump, disa politikanë në Berlin dhe Bruksel duan të përqendrohen më shumë në tregtinë me Kinën. Por gjërat nuk shkojnë më si më parë, kur eksportuesit gjermanë bënin biznese të shkëlqyera atje. Makinat gjermane, hitet e të eksporteve në Kinë për një kohë të gjatë, tani po mbesin në parkingje. BE-ja, nga ana e saj e mbyll tregun e saj kundër makinave elektrike kineze. Edhe këtu, Gjermania, si një vend i orientuar nga eksporti, duhet të përpiqet të sigurojë që kufizimet e tregut në tregtinë me Kinën të mos shkojnë shumë larg.

    Nga ana tjetër, koalicioni i ardhshëm dëshiron të zvogëlojë rreziqet e sigurisë kur merret me fuqinë ekonomike të Kinës. Fjalia në marrëveshjen e koalicionit “Ne duam të parandalojmë në mënyrë efektive investimet e huaja që bien ndesh me interesat tona kombëtare, në infrastrukturën kritike dhe në zonat e rëndësishme strategjike” ndoshta i referohet kryesisht Kinës.

    Konflikti në Lindjen e Mesme: Netanyahu i mirëpritur në Gjermani?

    Qeveria gjermane është në një pozitë veçanërisht të vështirë këtu: Si konsekuencë nga historia naziste me vrasjen e miliona hebrenjve, siguria e Izraelit është e një rëndësie të veçantë për çdo qeveri gjermane. Nga ana tjetër, politikanët gjermanë e kanë kritikuar vazhdimisht goditjen e ashpër të Izraelit në Rripin e Gazës si joproporcionale. Hamasi, një grup militant, islamik palestinez klasifikohet nga SHBa, BE, Gjermania dhe vende të tjera si organizatë terroriste.

    Qeveria gjermane është gjithashtu në dilemë për shkak të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i dyshuar për krime lufte në Rripin e Gazës. Gjermania mbështet gjykatën penale dhe në fakt do të duhej të arrestonte Netanyahun nëse ai do të vizitonte Gjermaninë. Megjithatë, Friedrich Merz ka premtuar se kjo nuk do të ndodhë nën udhëheqjen e tij si kancelar.

    Po i thotë Gjermania lamtumirë mbrojtjes së klimës?

    Të Gjelbrit kanë siguruar që mbrojtja e klimës në Gjermani të marrë shumë më shumë fonde dhe që neutraliteti i klimës të përfshihet në kushtetutë deri në vitin 2045 – por globalisht situata është ndryshe: Donald Trump jo vetëm që e nxori SHBA nga të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare për mbrojtjen e klimës menjëherë pas marrjes së detyrës, por edhe kompanitë e mëdha amerikane kanë ndjekur shembullin: gjigantët e investimeve si BlackRock dhe J.P. Morgan kanë braktisur projektet miqësore me klimën. Kjo do ta bëjë shumë më të vështirë për Gjermaninë të ecë përpara me mbrojtjen e klimës në nivel ndërkombëtar. Ndërkohë organizatat mjedisore besojnë se vetë qeveria e ardhshme nuk e ka më aq seriozisht këtë. Ata e shohin pasazhin në marrëveshjen e koalicionit, ku thuhet, se neutraliteti i klimës duhet të arrihet “me një qasje që bashkon mbrojtjen e klimës, konkurrencën ekonomike dhe ekuilibrin social” si një dobësim të qëllimeve klimatike./ DW


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Goditet rrjeti që trafikonte drogë nga SHBA, 1 i arrestuar dhe një tjetër në kërkim

    By LAJME 2426/04/20250

    Në një operacion të përbashkët, janë goditur dy raste të trafikimit të Cannabisit me përqindje…

    Italianët nuk i ndahen Shqipërisë, rritje me 14.7%

    24/04/2025

    Sulm i armatosur në një klinikë rehabilitimi droge në Sinaloa, vriten 9 persona

    08/04/2025

    Lufta Izrael-Hamas zbulon sesi mediat sociale ju shesin iluzionin e realitetit

    15/10/2023

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.