Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » DW: BE ndalon “pasaportat e arta”, shtetësia nuk është në shitje
    POLITIKË

    DW: BE ndalon “pasaportat e arta”, shtetësia nuk është në shitje

    By LAJME 2407/05/20253 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Programi i “pasaportave të arta” në BE tani është ndaluar nga gjykata më e lartë. Por mund të ketë mënyra të tjera që vendet të fitojnë para.

    Ai ka punuar me dhjetëra vite për këtë. Megjithatë Manuel Delia nuk mund ta besonte plotësisht vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED) më 29 prill. “Unë bërtita pak,” i tha ai Deutsche Welles. “Prisja lajme të këqija.”


    Delia, një bloger anti-korrupsion dhe drejtues ekzekutiv i organizatës malteze të shoqërisë civile Repubblika, ka bërë fushatë prej kohësh kundër programit të qeverisë së Maltës, që ofronte shtetësipër investitorët e huaj. Malta ishte vendi i fundit i BE-së që ofron këto të ashtuquajtura “pasaporta të arta”, pasi që këto skema u mbyllën në Bullgari dhe Qipro.

    LEXO EDHE: “Pasaportat e arta” fusin në sherr Shqipërinë me BE-në

    Vendimi, thotë ai, justifikon punën e koleges dhe mikeshës së tij Daphne Caruana Galizia, gazetares së vrarë malteze që raportonte kundër korrupsionit dhe e cila ishte ndër të parat që nxori në pah rreziqet e programit.

    “Pasaportat e arta thjesht një “transaksion tregtar”

    Në vitin 2022, Komisioni Europian ngriti padi kundër Maltës për shkak të praktikës së saj të dhënies sështetësisë bazuar kryesisht në investimet e shtetasve të huaj në patundshmëri, duke argumentuar se marrësit e shtetësisë së BE-së duhet të tregojnë një “lidhje të vërtetë” me vendin që jep pasaportën, jo vetëm një angazhim financiar.

    Por Delia priste lajme të këqija sepse një mendim i publikuar nga avokati i përgjithshëm i GJED-së në tetor 2024 ishte në favor të qëndrimin e qeverisë malteze. Gjykata e Drejtësisë shpesh ndjek mendimet e avokatëve të saj të përgjithshëm, por jo këtë herë.

    LEXO EDHE: Tërheqje e Ramës nga “pasaportat e arta”, pas 4 vjet paralajmërimesh

    Gjykata zbuloi se politika e Maltës e bënte shtetësinë një “transaksion të thjeshtë tregtar” dhe se “praktika nuk e bën të mundur krijimin e lidhjes së nevojshme të solidaritetit dhe besimit të mirë midis një shteti anëtar dhe qytetarëve të tij, ose sigurimin e besimit të ndërsjellë midis shteteve anëtare”.

    Delia tha se mbështetja e vendimit ishte i mirë sepse bazohej në një “vlerë, një parim, solidaritet” midis shteteve anëtare të BE-së, pasi kushdo me një pasaportë malteze ka qasje në pjesën tjetër të BE-së.

    Prej nga vijnë ata që marrin shtetësinë e Maltës?

    Delia tha se vendimi i gjykatës ishte “vërtet i bazuar mbi prova sepse kjo skemë nuk mund të justifikohet vetëm me faktin që sjell para”.

    “Shtetësia nuk mund të shitet, është shumë më e vlefshme se paratë”, tha Delia.

    Që nga fillimi i programit, Delia dhe vëzhgues të tjerë shtyruan pyetje se sa kontrolloheshin kërkesat e qëndrimit nga autoritetet malteze, pasi shumë investitorë nuk ishin të pranishëm në vend aq sa kërkohej. Në disa raste, nuk ishte as e qartë nëse blerjet e tyre ishin vërtet për akomodim dhe banime në këtë vend.

    Të dhënat e marra nga Fondacioni Daphne Caruana Galizia zbuluan se investitorët kinezë merrni 9 nga 10 vizat e arta. Por këto shifra ishin më të larta se vetë numri i shtetasve kinezë të raportuar si banorë të Maltës sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë. Kjo sugjeronte “se të paktën gjysma e tyre nuk po e përdorin vizën e artë për të banuar në Maltë”. /DW


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    SPAK refuzon procedimin e Artan Gaçit dhe Olta Xhaçkës, seanca në Apel

    By LAJME 2425/04/20250

    Pasi Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK të regjistrojë procedim penal për ish-ministren Olta Xhaçka dhe…

    Trafikanti shqiptar rrezikon 4 vite burg në Britaninë e Madhe

    13/04/2025

    Hapja e fushatës, Meta mesazh nga burgu

    11/04/2025

    Rama: BE “tokë e premtuar”, ta ngjisim atje së bashku flamurin më të bukur në botë

    12/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.