Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Dumani tregon telefonatat me Behaj Bajrin: I kërkova 1.5 milion euro!
    POLITIKË

    Dumani tregon telefonatat me Behaj Bajrin: I kërkova 1.5 milion euro!

    By LAJME 2417/04/20254 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Dorasi i njohur i krimit të organizuar, Nuredin Dumani, ka zbuluar sot në sallën e gjyqit (17 prill 2025) një tjetër kapitull nga rrëfimet e tij kriminale, duke renditur me emër dhe mbiemër disa prej figurave më të errëta të botës së nëndheshme shqiptare: Suel Çela, Behar Bajri dhe Elton Basha. Rrëfimi i tij, i gjatë dhe i detajuar, hodhi dritë mbi marrëveshje për vrasje me pagesë, biseda në rrjete të koduara si ‘Sky’ e ‘Matrix’, takime të fshehta dhe pagesa që arrijnë në shifra deri në 1.5 milionë euro.

    Në dëshminë e tij, Dumani tha se fill pas përfshirjes në vrasjen e një personi të njohur si “Masha”, që mendohet se ishte drejtuesi i shkollës Willson në Tiranë, iu ofrua bashkëpunim nga Suel Çela:


    “Pasi nisa të merrem me vrasjen e Mashës, vjen Baho më thotë Suel Çela kërkon të bëjë diçka me ne. Në momentin kur jam plagosur unë ka folur Henriku me Suel Çelën. Ia kam dhënë telefonin Henrikut të fliste me Suelin, kisha dy telefona që komunikoja me Suelin, ai e hoqi ‘Matrix’ pas vrasjes së Bled Muçës në Belgjikë.”

    Ai tregoi gjithashtu për lidhjet me një emër të njohur nga Burreli:

    “Elton Basha nga Burreli ka vite që e njoh. Më shumë se 15 vite më parë. Në telefon e kisha ‘bisha’. Për herë të fundit e kam takuar kur erdhi në Kosovë 2021, fundi i këtij viti. Ka nejt disa herë te unë në Kosovë. E takoja si shok, ça llogarie.”

    Një tjetër sekuencë e rëndë e rrëfimit ishte ajo e negociatave me Behar Bajrin:

    “Behar Bajrin, e kam takuar me Arlind Bushatin. I kishte thënë Elton Basha Arlindit se është shoku im. Tha bjere Nuredinin. Kto prisnin takim me mua, unë nuk shkova, çova Eltonin bashkë me Altinin, s’më kujtohet mbiemri, është nga Dibra. Isha në kontakt me Eltonin. Kërkojnë Nuredinin ato, i japin telefonin, ja ku është. Behar Bajri më tha pas një bisede me tensione dhe të gjatë, për të bërë goditje për atë, Dorian Dulin, Genc Tafilin, dhe persona të tjerë po s’më kujtohen. I kam kërkuar 1.5 milionë euro. Ai më dha 200 mijë euro se aq sa kërkova unë tha të çohen të vdekurit nga varri, si bëj dot. Unë i kërkova në këmbim Behar Bajrit, Talo Çelën. Sepse ma ofroi, të më ndihmonte tha kam rob. Ia kërkova thashë ma gjej ku është. Pas disa kohësh tha se di. Suel Çela ma ka pranuar vetë se ka bërë takim me Talo Çelën. Me Behar Bajrin kam komunikuar me ‘sky’ ose ‘matrix’.”

    Dumani nuk kurseu as detajet nga dita e atentatit që ai vetë pësoi, teksa ishte nisur për të ekzekutuar një tjetër emër – të njohur si ‘Oti’:

    “Dy kallashnikovë kisha, një do ia jepja Suel Çelës dhe një do e mbaja vetë për të goditur. Henrikut s’i tregova se ku jam. Ndalova fillimisht në Pajovë. Henriku s’më jepte info ku është Oti. Fola me Suelin e pyeta, se s’po dilte Oti, i çova vendin e makinës ku jam te kthesa e Cërrikut. Pashë disa makina, kam identifikuar 5 makina. Nuk e shoh mirë situatën i them Suelit, po largohem. 5 min më pas makina që më bëri atentatin mori për Cërrik. Më bllokuan rrugën makina me targa greke, njëri më bëri foto. U tërhoqa pas, nuk e vura re pas makinën tjetër që vinte. Një moment djathtas shoh që më gjuajnë me armë. Atë moment një ‘e clas’ vishnje pash. Ktheva instiktivisht, pash 3 veta, dy gjuanin e shoferi. I dhashë gaz makinës, kur gjujtën për së dyti më kapën plumbat. Ndalova makinën te një lokal, dhe kam zbritur në tokë. S’kam pas atë ditë info se ku ndodhej Talo Çela. Kam komunikuar vazhdimisht me Henrikun. S’kemi qenë për Talo Çelën por për Otin.”

    Në këtë mozaik të rrëfimeve mafioze, Dumani vazhdon të prodhojë akuza dhe rrëfime për disa nga njerëzit më të njohur të krimit, duke u shndërruar në një nga njerëzit që po hedh dritë në atë që ndodh në botën e nëndheshme të krimit.


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Banorët e Himarës në protestë kundër ndërtimit të ujësjellësit në Vjosë

    By LAJME 2405/04/20250

    Banorët e Himarës dhe aktivistët mjedisorë janë mbledhur në protestë për të kundërshtuar vazhdimin e…

    PAMJET/ Shpërthim i fuqishëm në një stacion treni në Athinë

    11/04/2025

    Katër sondazhet/ Si përdoren shifrat për propagandën e 11 Majit

    26/04/2025

    Rama: BE “tokë e premtuar”, ta ngjisim atje së bashku flamurin më të bukur në botë

    12/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.