Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » “Drᴏgë, Dollarë, Diplomaci”/ Del dokumentari gjerman: A është Shqipëria për në BE?
    POLITIKË

    “Drᴏgë, Dollarë, Diplomaci”/ Del dokumentari gjerman: A është Shqipëria për në BE?

    By LAJME 2415/04/20253 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Mbrëmjen e kësaj të marte rrjeti i njohur televiziv europian “ARTE” ka transmetuar një dokumentar kushtuar Shqipërisë ku hidhen dyshime të forta për rrugëtimin europian të Shqipërisë. Në dokumentarin e titulluar “Drᴏgë, Dollarë, Diplomaci/ Shqipëria dhe BE” thuhet se që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, anëtarësimi i Shqipërisë në BE është konsideruar si domosdoshmëri.

    “Favorizimi dhe një qeveri e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës deri në nivelet më të larta. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE konsiderohet si një domosdoshmëri gjeostrategjike, veçanërisht që nga pushtimi rus i Ukrainës” – thuhet ndër të tjera në dokumentar.


    Aty nënvizohet se BE-ja është e përgatitur të anashkalojë dështimet e qarta në drejtim të standardeve të demokracisë dhe lirisë së shtypit. Në dokumentar theksohet se përfitues nga e gjithë kjo “është kryeministri Edi Rama me klikën e tij dhe strukturat mafioze në vend”.

    LEXO EDHE: Berlini: “JO zgjerimit të BE”/ Rama duhet të ndryshojë sllogan

    “Deri në fillim të viteve 1990, Shqipëria ishte një lloj Koreje e Veriut në Europë. E izoluar si nga Lindja, ashtu edhe nga Perëndimi. Që nga viti 2013, kryeministër është Edi Rama. Puna e tij karakterizohet nga politika e brendshme rigoroze nga njëra anë dhe politika e jashtme e orientuar drejt Perëndimit nga ana tjetër.

    Edhe pse krerët e qeverive evropiane e lartësojnë Shqipërinë në samite prej vitesh, në parlament dhe në rrugët e Shqipërisë ka protesta të ashpra kundër një regjimi gjithnjë e më autokratik” – citon dokumentari i ARTE i transmetuar edhe në një televizionet më të mëdha gjermane si ARD.

    “Vendi është kandidat për anëtarësim në BE që nga 2014. Për t’u kundërvënë vendeve agresive, si Kina dhe Rusia, BE-ja duket se është e gatshme të mbyllë sytë për deficitet në lidhje me demokracinë dhe lirinë e shtypit. Nga kjo përfitojnë tani Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe klika e tij.

    LEXO EDHE: Shkrimi i plotë në “FAZ”: Si qeveria e re gjermane po bllokon zgjerimin e BE-së

    Por çfarë lloj vendi është ky, që nga njëra anë në vitin 2023 tërheq çdo vit më shumë se 10 milionë vizitorë në plazhet dhe lumenjtë e tij malorë, ndërsa nga ana tjetër, para anëtarësimit në BE, ka shpenzuar miliona euro ndihmash? Shqipëria është e vështirë për t’u kuptuar.

    Në fund, mbetet pyetja: A është Shqipëria gati për Europën? Dhe është Europa gati të pranojë një vend që është përfshirë nga protesta masive dhe struktura mafioze?” – thuhet ndër të tjera në dokumentarin me regji të Niko Karasek.

    Ai ka intervistuar kryeministrin Edi Rama, kreun e PD-së Sali Berisha, gazetarë vendas dhe të huaj si dhe politikanë. Më poshtë e keni dokumentarin të plotë. LAJME24


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Kryeministri ironizon deklaratën e Berishës: Filloi avazi… po vidhen votat

    By LAJME 2411/04/20250

    Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së Kryedemokratiti Sali Berishës i cila tha ditën…

    Këmbimi valutor për këtë fillimjave

    14/04/2025

    I kërkuar në Itali për trafik drøge dhe falsifikim dokumentash, arrestohet 45-vjeçari

    14/04/2025

    Përfundon procesi i numërimit në Belsh

    12/05/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.