Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Shembet kanali i një hidrocentrali në Gramsh, dyshohet se dheu ka zënë dy punëtorë

    10/05/2025

    DW: Rama e nisi fjalimin e së premtes me ofendime, Berisha më i përmbajtur

    10/05/2025

    Policia jep detaje për ngjarjen në Maqellarë: Referohen materialet në SPAK

    10/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Shembet kanali i një hidrocentrali në Gramsh, dyshohet se dheu ka zënë dy punëtorë
    • DW: Rama e nisi fjalimin e së premtes me ofendime, Berisha më i përmbajtur
    • Policia jep detaje për ngjarjen në Maqellarë: Referohen materialet në SPAK
    • Nis procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në KZAZ nr.70 në Pogradec
    • Gjykata e Kukësit lë në arrest me burg Ylber Jakun
    • Media amerikane: Berisha do udhëtojë drejt SHBA menjëherë pas zgjedhjeve
    • Doshi: Rama është marrë peng nga korrupsioni dhe krimi i organizuar
    • PD bllokuan mbrëmë dy automjete, u gjetën 4.500 euro.
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Doshi: Rama është marrë peng nga korrupsioni dhe krimi i organizuar
    POLITIKË

    Doshi: Rama është marrë peng nga korrupsioni dhe krimi i organizuar

    By LAJME 2410/05/20254 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Partia Socialdemokrate ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme takimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Në takim mbajti fjalën e tij kryetari i PSD-së, Tom Doshi, i cili u shpreh se 12 maj, kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha do ta shohin se sa e madhe është PSD si forcë politke.

    Doshi u shpreh se qeveria aktuale është e korruptuar, me gjysmën e qeverisë në burg, ndërsa shtoi se pritet të arrestohen dhe të tjerë. Ai tha se po kryhen çdo ditë krime zgjedhore, ndërsa hodhi akuza edhe ndaj policisë duke thënë se është e lidhur me krimin. Sipas kreut të PSD-së, “Rama është marrë peng nga korrupsioni dhe krimi i organizuar”


    “Me 12 maj do ta shohin edhe Rama edhe Berisha se sa e madhe është PSD si parti. Kurrë nuk do të ma merrte mendja se PS do të përfundonte në këtë korrupsion. Kemi gjysmën e qeverisë në burg, priten edhe të tjerë. Po bëhen krime zgjedhore, po i marrin lirinë njerëzve vetëm që të votojnë për PS, po pse PS ka frikë, nëse ka punuar mirë mund ta votojnë pa presione. Edi Rama tallet me shqiptarët, thotë marr 88 mandate. Nëse i merr 88 mandate pse bën presione, pse i heq njerëzit nga puna, pse fut policinë e shtetit duke bllokuar qytetarët për të mos votuar PSD.

    Po e çojnë vendin në një kolaps që ndërkombëtarët jo të na japin pasaportën europiane por të mos njohin zgjedhjet prej krimit zgjedhor që po bëhet në Shqipëri. Është çuar i madh e i vogël për të blerë vota, policia e lidhur me krimin e organizuar. Më vjen keq që Rama është marrë peng nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Kemi një drejtues politik në Shkodër i cili i ka orët e numëruara.

    Takohet çdo ditë me drejtorin e policisë që kemi atje. Ky drejtori i policisë paska thënë që Tom Doshi nuk nxjerr as veten deputet sepse ai është i lidhur me krimin e organizuar dhe nuk do t’i linte njerëzit për të votuar por doli i kundërta. Edhe këtë provokimin që na faturuan ne, nga 6 persona me fletë kontrolle ne kemi patur vetëm kryetarin e PSD të Malësisë së Madhe të cilit nuk i gjetën asgjë të paligjshme. Ju bëj thirrje kryetarëve të bashkive, ministriave, mos u merrni me blerje votash. Kanë premtuar se do të shkrijnë SPAK dhe kanë future gjithë njerëzit në Dubai duke punuar me telefona se do shkrijnë SPAK këta. Ne e kemi mbështetur SPAK”, tha Doshi.

    Kreu i PSD-së nuk la pa rikujtuar në takim edhe për programin social të kësaj force politike, i cili sipas tij mbështet të gjitha shtresat në nevojë.

    “Është 60 euro ndihma sociale për një familje. Thonë se rritja ekonomike është 5% ndërkohë kemi 1 milion shqiptarë që vuajnë për bukë. A e imagjinoni në 2025 t’ju hiqet ndihma ekonomike atyre që kanë televisor në shtëpi. Rama pensionistëve ju dha 100 euro në fakt Rama ju bleu votat por pensionistët të mos e votojnë. Të dyja partitë, PD dhe PS janë të korruptuara. Votoni PSD. Kemi 80 mijë familjeve të prekura me kancer që shteti i la pa ilaçe, pa aparatura. Jemi i vetmi vend në rajon që nuk ka PET skaner, është vetëm një në privat.

    Ju premtoj se brenda vitit me buxhetin e shtetit do të sigurojmë 8 të tilla për qytetarët shqiptar që të mos shkojnë të bëjnë vizitën për kancerin me këtë paisje kund tjetër, vizitë që në privat kushton 1500 euro. Edhe administrata të votojnë PSD sepse prej 2 muajsh i çojnë ma autobuzë sa në një vend në një tjetër në mënyrë që të duken njerëz shumë. Erdhi kryeministri Rama në Shkodër dhe i detyruan që të bënin lista ku secili të silltë nga 10 vetë, a e din isa morën pjesë, vetëm 1900 vetë, aq dhe më shumë i pata unë në pallatin e sportit në Shkodër. Votoni PSD sepse jemi e vetmja shpresë për shqiptarët”, tha ai.


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Shembet kanali i një hidrocentrali në Gramsh, dyshohet se dheu ka zënë dy punëtorë

    10/05/2025

    DW: Rama e nisi fjalimin e së premtes me ofendime, Berisha më i përmbajtur

    10/05/2025

    Policia jep detaje për ngjarjen në Maqellarë: Referohen materialet në SPAK

    10/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Shembet kanali i një hidrocentrali në Gramsh, dyshohet se dheu ka zënë dy punëtorë

    10/05/2025

    DW: Rama e nisi fjalimin e së premtes me ofendime, Berisha më i përmbajtur

    10/05/2025

    Policia jep detaje për ngjarjen në Maqellarë: Referohen materialet në SPAK

    10/05/2025

    Nis procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në KZAZ nr.70 në Pogradec

    10/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Rama thotë se do ndërtojë 3 stadiume të reja… me siguri me kullë

    By LAJME 2416/04/20250

    Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi vizionin e tij për sportin tha se tre stadiume do…

    Turizmi/ Më shumë shqiptarë kanë ikur jashtë sesa të huajt kanë ardhur te ne

    28/04/2025

    Ilir Demaliaj gjuan me shkelm Kujtim Gjuzin në hollin e hotelit (VIDEO)

    09/04/2025

    Luiz Ejlli bën ndryshimin drastik në pamje, lë të habitur ndjekësit

    09/03/2024

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.