Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Dokumenti/ Si u përdor Nesti Angoni për të lënë në burg Erion Veliajn
    POLITIKË

    Dokumenti/ Si u përdor Nesti Angoni për të lënë në burg Erion Veliajn

    By LAJME 2409/04/20254 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Me sa duket, ashu siç e parashikone vetë në përgjimet telefonike, se nëse nuk lirohej në 11 mars koha e burgosjes do të shkonte sëpaku deri pas zgjedhjeve, Erion Veliaj do të kalojë një periudhë të gjatë në qeli.

    Shkaqet se përse atij do të vazhdojë ti kufizohet liria gjenden në vendimin e sapo zbardhur të gjkatësit Engert Pëllumbi. LAJME24 e ka lexuar të plotë atë për të zbuluar arsyeitmin e gjykatës për përligjjen e masës që ka marrë. Dhe mes 114 faqeve gjendet edhe rasti i denoncuesit anonim, Nesti Angoni.


    Menjëherë sapo Erion Veliaj, ende pa u burgosur, e kuptoi se punët mes tij dhe prokurorëve po shkonin keq, ai denoncoi publikisht se kolegët po përdornin denoncimin e një personazhi që nuk ekzisonte, të etiketuar si Nesti Angoni, për ta përdorur në mënyrë të kundërligjshme në dëm të tij. Vetë Veliaj nga zyra e vet hapi regjistrat e gjendjes civile të Tiranës për të vërtetuar manipulimin, ndërsa mediat pro tij filluan një fushatë për ta quajtur këtë denoncim si pa vlerë ligjore. 

    Vendimi i Apelit: Veliaj-Xoxa-Abule, si grup i strukturuar kriminal!

    Ky argument gjendet tani edhe në ankimimin që i burgosuri më i famshëm në vend i bëri masës së tij të arrestit. Një nga pretendimet e tij dhe të avokatëve të vet ishte se sipas procedurës ligjore penale kallëzimet anonime nuk mund të përdoren. Sipas logjikës së mbrojtjes përjashtim bëjnë vetëm rastet kur flitet për një dokumen që përbën provë materiale. Po ashtu sipas avokatëve të Veliajt pasi ka marrë denoncimin e Nesti Angonit, prokurorët duhet të vendosinin brenda afatit ligjor të 15 ditëve, nëse do e regjistronin ose jo procedimin penal, pasi çdo provë e siguruar pas këtij afati është e pa vlefshme.

    Andi Bushati: Si po LALI-zohet propaganda e SPAK 

    Duke zgjedhur këtë linjë mbrojtëse Erion Veliaj ka dashur të shfryje tollumbacen e SPAK, i cili në pamundësi për ta hetuar për vepra të rënda si Inceneratori i Tiranës apo grupi kriminal i 5D vendosë që me ndihmën e Nesti Angonit ta trajtonin si hajdut ordiner.

    Por këtyre pretendimeve për të zhbërë denoncimin e qytetarit më të lakuar anonim të drejtësisë shqiptare i është përgjigjur gjykatësi Engert Pëllumbi në vendimin që LAJME24 e ka lexuar. Sipas arsyetimit të tij pretendimi se ligji nuk e parashikon mbështetjen tek kallëzuesit anonimë është një lexim i pjesshëm dhe manipulativ i tij. Pasi vërtet ligji e thotë këtë, por në një nen tjetër parashikohet se “Të dhënat e kallëzimit anonim mund të verifikohen nga prokurori për të siguruar elementë të provës që konfirmojnë vërtetësinë e saj”. Pra ajo që thotë gjykata është se SPAK, pasi ka marrë këtë kallëzim ka hetuar më tej dhe ka vërtetuar se dyshimet e ngritura nga Nesti Angoni kishin bazë (shiko faksimilen poshtë nga vendimi i gjykatës).

    Por ky nuk është rasti i vetëm kur tentativa për ta hedhur poshtë denoncimin e Nesti Angonit nuk ka pasur sukses. Gjykata e ka konsideruar të pabazuar edhe pretendimin tjetër të Veliajt se 15 ditë pas marrjes së këtij denoncimi SPAK ose duhet ta pranonte ose ta rrëzonte atë (shiko faksimilen poshtë nga vendimi i gjykatës).

    Pra, ndonëse për një kohë të gjatë qëllimi i Veliajt dhe i propagandës mbështetëse të tij ka qenë që zhbëjnë denoncimin e sitisur me emrin fiktiv Nesti Angoni, gjyqtari Engert Pëllumbi e ka shuar këtë shpresë.

    Komplot apo zhgënjim/ Çfarë tregojnë përgjimet e Veliajt në burg?

    Ai ka vendosur të marrë për bazë hetimet dhe faktimin e provave që BKH dhe SPAK kanë bërë duke arritur në përfundimin se një pjesë e atyre që thuheshin në denoncimin anonim përbënin dyshime të arsyeshme. Duke i shtuar këtyre edhe arsyetimin se Veliaj më funksionet e larta që mnan mund të ndikojë mbi hetimin apo mund të prishë provat, ai ka vendosur ta lërë atë në qeli. Së paku deri “pas zgjedhjeve” kur do i vijë radha që masa e arrestit të kalojë në Gjykatën e Lartë.

    ©LAJME24


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Aksident me pasojë vdekjen në Kavajë, humb jetën një kalimtare

    By LAJME 2415/05/20250

    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në Kavajë. Sipas raportimeve ka…

    Qëlloi me armë zjarri, arrestohet polici Esat Gjura, babai i kandidatit të PS

    10/05/2025

    Analiza/ Elon Musk dhe DOGE: Reformatori radikal para largimit?

    07/04/2025

    Pezullimi për 90 ditë i tarifave, Macron: Sinjal për negociata, përgatitim kundërmasa

    11/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.