Një efektiv policie jashtë shërbimit ka njoftuar pasditen e kësaj të marte sallën operative në Kukës se po konfliktohet me disa persona.
Bëhet fjalë për një efektiv të policisë rrugore, i cili ka qenë duke u kthyer për në banesë kur është përplasur me disa persona në rrugë. Mediat raportojnë se efektivi ka marrë lëndime nga përplasja.
Fillimisht ai ka bërë një kallëzim në komisariatin e Kukësit dhe më pas edhe në Prokurorinë e këtij qyteti. Policia e Kukësit pritet të dalë në një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë denoncim.