Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Detajet/ Kush ishte infermieri i besuar i Papa Franceskut
    POLITIKË

    Detajet/ Kush ishte infermieri i besuar i Papa Franceskut

    By LAJME 2422/04/20253 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Ai ishte pranë tij në ditën e daljes nga spitali “Gemelli” dhe gjithashtu gjatë daljes së tij të fundit publike të dielën e Pashkëve. Gjithmonë bashkë. Një hije, ose më mirë një “shkop” ku mund të mbështetesh dhe t’i besosh. E njëjta gjë ndodhte edhe në privatësi. Aq sa infermieri Massimiliano Strappetti ishte personi i fundit me të cilin foli Papa Françesku përpara se të binte në koma. Bergoglio e falënderoi që e kishte nxjerrë në sheshin e Shën Pjetrit. Më pas e përshëndeti me dorë dhe “fjeti përgjithmonë”.

    Infermieri i tij personal ishte pranë tij deri në vdekje, por këtë herë ai nuk mundi të bënte asgjë. Megjithatë, 4 vjet më parë, vetë Papa zbuloi se ishte Strappetti ai që e shtyu të bënte një operacion në zorrën e trashë dhe që i shpëtoi jetën. “Nuk doja të bëja operacionin. Ishte një infermier që më bindi” – zbuloi Françesku gjatë një takimi privat me vëllezërit e tij jezuitë. Që nga ai moment Strappetti u bë i pari “asistent shëndetësor personal” , një rol që Papa donte ta zyrtarizonte në vitin 2022.


    56 vjeç, i martuar dhe tifoz i Lazios, Strappetti është shumë i rezervuar. Dihet se ai është shumë i përfshirë në punë vullnetare përkrah më të pambrojturve që ishin aq të dashur për Bergoglio. Një profesionist prej shumë vitesh, ai punoi për vite në repartin e terapisë intensive në “Gemelli”. Më pas ai u thirr në Gardën Mjekësore të Vatikanit, ku vuri njohuritë e tij në shërbim të dy papëve të tjerë përpara Bergoglios, Karol Woytila dhe Joseph Ratzinger.

    LEXO EDHE: Detaje të reja nga momentet e fundit të Papës/ U thirr një ambulancë, por u anulua

    Strappetti qëndroi me Franceskun edhe në ditët e tij të fundit dhe më të ndërlikuarat. Ai ishte aty duke shtyrë karrocën me rrota të Papës kur bëri një paraqitje befasuese më 10 prill në Shën Pjetër. Ishte ai që shoqëroi Bergoglion në dritare për bekimin e “Urbi et Orbi” të dielën e Pashkëve. Një shfaqje e “autorizuar” nga vetë infermieri, të cilin Bergoglio e dëgjoi me vëmendje. Dihet që Papa Francesku nuk e ka pasur kurrë marrëdhënien e lehtë me këshillat dhe imponimet e mjekëve.

    LEXO EDHE: Orët e fundit të Papa Franceskut/ U zgjua në orën 7.00, por pas 30 minutash…

    Ai qëndroi pranë tij për të gjitha 38 ditët e shtrimit në spital për pneumoni dhe 24 orë në ditë gjatë rikuperimit të tij në Casa Santa Marta. Një ditë para Pashkëve ata shkuan në Bazilikën e Shën Pjetrit për të riparë “rrugën” që do të përshkonte të nesërmen Françesku. Më pas erdhi shfaqja me makinën e hapur mes besimtarëve dhe përshëndetja e tij e fundit me turmën.

    “A mendon se mund ta bëj?” – e pyeti Papa, Strappettin që e qetësoi. Infermieri qëndroi me të edhe gjatë orëve në vijim. “Faleminderit që më solle në shesh” – i tha Bergoglio, siç raportohet nga Vatican News. Kur shenjat paralajmëruese të goditjes në tru u shfaqën në agimin e së hënës, Strappetti ishte aty. Rreth 1 orë pas sëmundjes, Papa i shtrirë në shtrat u kthye drejt tij dhe i bëri me shenjën e lamtumirës me dorë. Më pas ra në koma dhe ndërroi jetë në 7.35. LAJME24


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    “Associated Press”: Emigrantët e rinj në Gjadër, e paqartë nëse mbështetet në ligj

    By LAJME 2411/04/20250

    “Associated Press” shkruan se autoritetet italiane transferuan këtë të premte 40 emigrantë pa leje për…

    Arrestohet administratori i kompanisë që po ndërton aeroportin e Vlorës

    20/04/2025

    Afera e inceneratorit të Tiranës/ Tre vite burg për Lefter Kokën

    16/04/2025

    VIDEO/ Vasili: Veliaj e ka pohuar botërisht fajin, çfarë pret më SPAK

    16/12/2023

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.