4 ditë pas ngjarjes së rëndë me 4 të plagosur, ku dora e krimit nuk kurseu as fëmijët, panorama e atentatit të Lundrës është ende me shumë pikëpyetje qoftë mbi autoret ende të pa identifikuar ashtu edhe për motivet.
Pas plagosjes së 4-fishtë dy atentatorët të armatosur me dy kallashnikov dhe me motorin e përdorur në ngjarje udhëtuan rreth 8 km derisa mbërritën këtu në fshatit Fikas ku mes bimësisë braktisën motorin dhe i vunë flakën. Ndërsa për armët e krimit, dy kallashnikovët ende nuk dihet asgjë.
Këto janë gjurmët e fundit të autorëve dhe ajo çka ka mbetur pas djegies së motorit të autorëve të markës Yamaha i vitit 1998 pa numër shasie. Për identifikimin e tij policia po shpreson në karakteristika të tjera të mjetit, të cilat ua ka nisur policive partnere.
Në ngjarje policia dyshon se është përfshirë së paku dhe një personi i tretë që ka larguar autorët nga Fikasi ku braktisën motorin.
Hetuesit në terren po punojnë me kamerat e sigurisë për të marrë të dhëna të reja mbi drejtimin që kanë ndjekur më pas autorët .
Deri me tani është zbuluar se autorët janë nisur nga fshati Vishnjë kanë vijuar në Picallë dhe më pas kanë mbërritur në Lundër ku kanë qëndruar rreth 5 minuta të fshehur mes bimësisë ndërsa në rrugë është shfaqur mjeti G Class ku udhëtonin dy vëllezërit e mitur Demiraj me mikun e tyre dhe shoferin, të cilët nga breshëria e dy kallashnikovëve mbetën të 4 të plagosur.
Për motivet e ngjarjes policia po heton në dy pista atë të ngatërrimit të objektivit dhe ndonjë konflikt të mundshëm të pronarit të Pelikani Security.
Policia po verifikon gjithë makinat e të njëjtit tip me atë që ra pre e atentatit që frekuentojnë zonën rezidenciale në Lundër si edhe makinat që po qarkullonin në unazën lindore mbrëmjen e 17./tch