Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Dëshmia e filipinasit: U grindëm për notat, pas vrαsjes dola me shoqen e Ilarias
    POLITIKË

    Dëshmia e filipinasit: U grindëm për notat, pas vrαsjes dola me shoqen e Ilarias

    By LAJME 2408/04/20254 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Mediat italiane kanë zbardhur detaje nga dëshmia e filipinasit Mark Samson i akuzuar për vrαsjen e shqiptares Ilaria Sula. “Isha gati të luftoja që Ilaria të kthehej si e dashura ime”. Kjo ishte një nga deklaratat e bëra nga 23-vjeçari. Gjatë marrjes në pyetje, Samson është shprehur se kishte qenë në një lidhje romantike me Ilarian për rreth 2 vjet.

    “U takuam në vitin 2023 në punë dhe më pas u lidhëm më 30 prill të të njëjtit vit. Kisha një marrëdhënie normale me vajzën, me ulje-ngritje si në çdo marrëdhënie” – është shprehur ai.


    “Situata ndryshoi kur llaria i kërkoi, rreth dy-tre muaj më parë, të shihte notat që ai kishte marrë në provimet të universitetit” – tha ai. I riu është shprehur se ky qenë gjithmonë një problem i madh për të, thuajse një traumë, që kur ndoqi shkollën fillore. Gjithmonë ka pasur ankth për performancën e tij në shkollë sidomos ndaj prindërve.

    Samson ka deklaruar se Illaria i kishte dhënë një ultimatum që nëse nuk i tregonte notat do ta linte sepse ajo nuk e kishte problem t’ia tregonte notat e saj. Në fund të janarit 2025 ata vendosën të bënin një pushim për të reflektuar, gjë që në realitet nuk ndodhi kurrë, duke qenë se ata vazhduan të shiheshin. Djali u shpreh se megjithatë, se qëndrimi i Ilarias ishte i paqëndrueshëm, ndonjëherë ajo “e trajtonte atë si një të dashur, herë të tjera si një mik të thjeshtë.”

    Djali tha më pas se “nuk mund ta pranonte përfundimin e marrëdhënies me Ilarian, edhe pse të gjithë miqtë që ai u ishte drejtuar e kishin këshilluar të ndaheshin”. Në fillim të muajit mars, sipas asaj që ka thënë djali, situata është përkeqësuar më tej, kur vajza i ka treguar se “ishte regjistruar në një platformë takimesh”.

    “Ai ishte i tronditur dhe dyshues për atë që vajza i kishte treguar, duke i thënë se “ishte e kotë të përdorte aplikacionin për të kuptuar nëse ai e donte”. Më pas ata vazhduan të takoheshin edhe për 10 ditë të tjera edhe pse ajo dukej më e ftohtë dhe më e shkëputur dhe donte të dilte me miqtë e saj edhe vetëm. Situata mbeti e paqëndrueshme, ku Ilaria, sipas djalit, herë e trajtonte me përzemërsi si të dashur dhe herë tregonte ftohtësi ndaj tij.

    Prokurorët e akuzojnë djalin për vrasje me dashje të rënduar nga një marrëdhënie emocionale dhe fshehje e kufomës. Ndërsa nëna e Samsonit po hetohet për bashkëpunim në fshehjen e një kufome. Gruaja, gjatë marrjes në pyetje në komisariat pranoi përgjegjësinë e saj për të ndihmuar djalin e saj të pastronte banesën.

    Gjykatësja Antonella Minunni ka shkruar në vendimin e saj për të lënë në qeli të riun: “Ajo që bie në sy është qëndrimi i tij për vetëkontroll të fortë dhe kthjelltësi, veçanërisht në fazën pas vrasjes së Ilarias. Edhe pse disa herë kishte thënë se nuk jetonte dot pa Ilarian dhe nuk e imagjinonte dot jetën pa të, pasi e kishte vrarë brutalisht dhe kishte hequr qafe trupin e vajzës, ia doli të kthehej menjëherë në normalitet.”

    Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, gjykatësja shkruan se Samson “takoi shoqen e saj, me të cilën hëngrën një piadinë, duke folur për problemet që kishte me Ilarian (që e kishte vrarë pak më parë) dhe në të njëjtën kohë diskutonte çështje sipërfaqësore dhe banale (si për shembull ditëlindja e të dashurit të shoqes apo brioshët e blera).

    “Ai nuk kishte treguar asnjë shqetësim – nënvizon gjyqtarja – duke i dërguar babait të vajzës, edhe pse e di se e ka vrarë, mesazhe që vijnë në mënyrë fiktive nga e bija. Të njëjtën gjë bëri edhe me shoqet e saj, duke u shtirur si Ilaria, duke i bërë të besojnë se shoqja e tyre ishte ende gjallë. Ajo që bie në sy është se ai i bën të gjitha këto që në fillim”.

    Gjatë marrjes në pyetje, Samson tha se “e kishte shumë të vështirë të tregonte përmbajtjen e bisedave që Ilaria kishte me djem të tjerë, sesa të tregojë atë që ndodhi në mëngjesin e 26 marsit, të cilën ai e përmbledh në një “moment zemërimi”. Prokurorët e akuzojnë djalin për vrasje me dashje të rënduar nga një marrëdhënie emocionale dhe fshehje e kufomës. LAJME24


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Edi Rama vë bast që të dielën fiton të paktën 78 deputetë

    By LAJME 2408/05/20250

    Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të 11 majit, Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi…

    Kishin kthyer qendrat e masazhit në “fole” prostitucioni, arrestohet pronari dhe administratorja

    13/09/2023

    Analiza në REL/ Cila do të ishte kostoja për Serbinë e vizitës së Vuçiç në Moskë

    05/05/2025

    Tre sondazhet/ Si ndahen mandatet e deputetëve në Tiranë

    06/05/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.