Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një denoncim sipas të cilit, Safet Bajri dhe Behar Bajri janë transferuar nga burgu 313 në burgun e Reçit me urdhër të Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Ergys Agasit.
Në denoncimin që ka ardhur në adresë të Berishës, thuhet se Safet Bajri është drejtori real i burgut të Reçit. Ndërkohë Safet Bajri dhe anëtarët e bandës së tij janë të pajisur me telefona e bëjnë fushatë elektorale nga mëngjesi në darkë.
Denoncimi:
Burgu i Reçit me drejtor Safet Bajrin. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! Pershendetje dr Me urdher te ministrit Manja dhe Gys Agasit Bajret nga burgu 313 i Tiranes jane transferuar ne Burgun e Reçit ku ne fakt Safeti eshte drejtori real. Ai vet dhe dy te te burgosur te tjere jane paisur me telefona dhe bejne fushat elektorale nga mengjesi ne darke. Ju lutem anonim e kuptoji vet.