Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Demokraci me DPI/ Interneti nën kontrollin e qeverisë para 11 Majit
    POLITIKË

    Demokraci me DPI/ Interneti nën kontrollin e qeverisë para 11 Majit

    By LAJME 2406/04/20256 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Qeveria ka pranuar se në kompanitë e internetit dhe të telefonisë celulare janë instaluar 7 pajisje DPI (Deep Packet Inspection), të afta për të analizuar dhe kontrolluar në detaje informacionet që qarkullojnë në internet.

    Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa u përpoq të qetësojë publikun, se nuk ka asnjë rrezik përgjimi, teksa siguroi se një bisedë në ëhatsapp, apo në aplikacionet e tjera të komunikimit është e sigurtë.


    “100% e trafikut të internetit është i inkriptuar (koduar). Protokollet e inkriptuara e bëjnë të pamundur shikimin e informacionit sensitiv që është kush komunikon me kë dhe çfarë kanë mesazhet” tha ai për Top Channel.

    Njësoj edhe një vartës i tij, në të njëjtin komunikim siguroi se pajisjet ishin blerë vetëm për të bllokuar aplikacionin Tik Tok dhe do të përdoreshin për një periudhë një vjeçare, për aq kohë sa Tik Tok do të bllokohej në celularët në territorin e Shqipërisë.

    Por pajisja “Deep Packet Inspection”, DPI nuk është një “fireëall” i thjeshtë. Ajo ngjan më shumë me një lupë, që kur vendoset në serverë para zgjedhjeve, nuk bllokon vetëm “signature” të TikTok, por është e aftë të kontrolloje lëvizjen e çdo zëri kritik, të çdo lajmi që denoncon skandalet e korrupsionit, të çdo videoje që nuk është xhiruar nga dronët e kryeministrisë, të çdo meme që s’është montuar nga propagandistët e Rilindjes.

    Si përdoret DPI nga autokracitë më të zëshme në botë

    Foto ilustruese

    Kina përdor DPI si pjesë të “Great Fireëall of China”. Me anë të DPI, arrin të bllokojë në kohë reale fjalë si “Tiananmen”, “Dalai Lama”, “demokraci”, etj. Autoritetet kineze mund të skanojnë përmbajtjen e çdo faqeje që hap një përdorues dhe nëse nevojitet, mund të ndërpresin komunikimet, kur zbulojnë aplikacione si Signal apo protokollet e VPN-ve.

    Që prej vitit 2019, Rusia ka vendosur përdorimin e DPI si pjesë e ligjit për “Internetin Sovran”. Kompania Rostelecom, në bashkëpunim me FSB, ka vendosur pajisje DPI në rrjetet kryesore ISP për bllokim të menjëhershëm të faqeve si Meduza, Radio Free Europe, Navalny.com. Po ashtu, ka si qëllim edhe gjetjen dhe çaktivizimin e përdoruesve që përdorin VPN ose Tor. Sigurisht që mbikqyrja e rrjeteve sociale gjatë protestave është një procedurë rutinë.

    Gjatë protestave në vitin 2022 pas vrasjes së Mahsa Amini, regjimi iranian përdori DPI për të zbuluar vendndodhjen dhe përmbajtjen e komunikimeve në Telegram dhe ëhatsApp dhe për të penalizuar qytetarët që përdornin mjete anonimizimi.

    Sipas Amnesty Tech, DPI në Iran është importuar nga kompani kineze dhe ruse, përfshirë ZTE dhe Huaëei.

    Nuk mbetet pas edhe Turqia, ku censura shtetërore qëndron në aleancë me NATO-n. Turqia ka instaluar DPI në rrjetet e saj të telekomunikacionit për të monitoruar përdoruesit gjatë protestave në Gezi Park dhe pas grushtit të shtetit në 2016. Autoriteteve iu desh edhe për të bllokuar aplikacione të kriptuara si ProtonMail dhe Signal dhe për të analizuar në kohë reale mesazhe në rrjete sociale për përmbajtje “kundër shtetit”.
    Për regjimet autokratike, DPI nuk është thjesht një mjet teknologjik, por një armë për të ruajtur pushtetin, një algoritëm që ka aftësinë të dirigjojë censurën edhe në botën e pakufishme të internetit.

    Eksperti i teknologjisë: Sot ndjej frikë për privatësinë e internetit

    Prej ditësh, ekspertë të teknologjisë kishin ndezur alarmin se qeveria shqiptare i kishte blerë pajisjet DPI me pretekstin e bllokimit të TikTok, por në të vërtetë mund t’i përdorte  për përgjimin dhe dirigjimin e trafikut në internet, njësoj siç përdoret nga autoritetet në Kinë, Iran, Rusi, Turqi etj.

    I pari që hodhi alarmin mbi mundësinë e mbikqyrjes së të dhënave në internet me këtë pajisje ishte eksperti i teknologjisë, Besmir Semanaj. “Është hera e parë që ndjej realisht frikë për privatësinë dhe lirinë e përdorimit të internetit në vend” shkruante ai që në datën 23 mars.

    Më vonë, ai sqaroi edhe përdorimin e DPI, të cilën e quajti “një teknologji që u lejon ofruesve të internetit (ISP) ose autoriteteve të inspektojnë në mënyrë të detajuar përmbajtjen e paketave të të dhënave që kalojnë nëpër rrjet”.

    Funksionet e DPI sipas ekspertit të teknologjisë, Besmir Semanaj

    • Mund të dallojë llojin e trafikut (video, tekst, aplikacion i caktuar si TikTok, VPN etj).
    • Mund të bllokojë, ridrejtojë ose modifikojë trafikun në kohë reale.
    • Mund të monitorojë sjelljen e përdoruesve në internet në nivel shumë të detajuar.

    Pse përdoret DPI?

    • Për kontroll dhe censurë (si në rastin e TikTok)
    • Për siguri kibernetike (p.sh. zbulimi i malëare)
    • Për optimizim trafiku ose menaxhim të rrjetit (QoS)
    • Për mbikëqyrje masive, që është shqetësuese nga aspekti i të drejtave të njeriut.
    ⸻
    Rreziqet për privatësinë e qytetarëve:
    1. Mbikëqyrje masive – DPI mund të analizojë çdo gjë që bëjmë online në kohë reale.

    2. Shkelje e të drejtës për privatësi – Edhe nëse nuk bllokon asgjë, vetë fakti që monitoron krijon një ambient të frikshëm.

    3. Keqpërdorim i të dhënave – Nëse qeveria ose ISP-t nuk janë transparentë, të dhënat mund të përdoren për qëllime politike, ndëshkime, ose manipulime.

    4. Mungesë transparence dhe kontrolli nga publiku – Nëse DPI vendoset pa kuadër ligjor të qartë, nuk ka as mekanizëm ankese e as garanci për të drejtat themelore.

    Dyshimet; TikTok ishte preteksti, DPI ishte qëllimi

    Bllokimi i TikTok ishte një vendim që u mor personalisht nga kryeministri Edi Rama dhe ai e justifikoi atë me një arsye të dyshimtë, siç ishte vrasja e adoleshentit Martin Cani, nxënës i shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

    Vetëm se ajo që dinë të gjithë, është fakti se shkak i konfliktit që çoi në vrasjen e 14-vjeçarit nuk ishte Tik Tok, pasi autori i krimit përdori Snapchat pas vrasjes, një rrjet social që është ende i aksesueshëm.

    Prandaj, kur kryeministri e quajti TikTok “rrugaçin e lagjes” dhe paralajmëroi mbylljen e aplikacionit, reagimi i tij ekstrem shkaktoi habi. Edhe sepse Rama nuk e ka pasur kurrë problem të bëjë pakt me rrugaçët e vërtetë, të cilët i promovoi duke i propozuar deputetë dhe kryetarë bashkie. Gjasat janë që si vrasja e Martin Canit, ashtu edhe mbyllja e Tik Tok ishin pjesë e një plani për të futur në punë pajisjet DPI sipas formulës së gatshme nga autokratë të tjerë në botë: 1) gjej një krizë, 2) shpik një armik dhe 3) shto kontrollin mbi popullsinë.LAJME24


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    “Mbreti” i arratisjeve Alket Rizai kërkon lirim me kusht nga burgjet greke

    By LAJME 2411/04/20250

    I dënuar me burgim të përjetshëm shqiptari Alket Rizai ka bërë kërkesë për t’u liruar…

    Konflikt mes dy të rinjve në Lezhë, njëri dëmtohet në kokë, autori shpallet në kërkim

    11/04/2025

    Kremlini konfirmon misionin rus në Turqi/ Prania e Putinit mbetet ende mister

    14/05/2025

    Publikohen mesazhet që Mark Samson dërgoi nga celulari i Ilaria Sulës

    14/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.