Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Top-Channel fshin lajmin ne lidhje me protesten e gazetareve per News 24

    12/08/2025

    Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash

    23/07/2025

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Top-Channel fshin lajmin ne lidhje me protesten e gazetareve per News 24
    • Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Cirku i Ramës kap kulmin/ Rrugë e re me emrin e Noizit në Dibër
    POLITIKË

    Cirku i Ramës kap kulmin/ Rrugë e re me emrin e Noizit në Dibër

    By LAJME 2402/05/20254 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Që fushata e Edi Ramës për 11 Majin ka marrë trajtat e një varieteje televizive me humor dhe këngë, nuk ka më dyshim. Tashmë prej një muaji nga njëri qytet në tjetrin, spektakli i ka zënë vendin politikës ndaj dhe askush nuk u çudit kur këtë të premte i premtoi Noizit një rrugë me emrin e tij dhe u ul këmbëkryq për të dëgjuar këngën e Hajredin Pashës në fushën e Gjoricës.

    “Sot nuk ka ardhur si këngëtar këtu, se nuk këndoi as live. Ka ardhur për një arsye tjetër, se i thosha unë, jemi shokë me Noizyn si dy çuna problematikë që jemi, i thoja o Noiz pa e bë atë Lamborghinin tat me shku plumb pushke deri në Peshkopi, nuk e lej këtë punë. Noizy çonte drona e disa makina të lodhura dhe kishte hall se i prishej Lamborghini. Qëkur ka dal nga barku i nanës, ka marrë atë pjesën e dibranëve, ti shef këtej, e ke ngrënë andej. Ja ku je sot, Lamborghinin e ke aty. Ti do marrësh Lamborghini do futesh nga rruga e Maqellarës”, tha Rama ndërsa premtoi se rrugën e re që do të ndërtojë, do ta emërtojë sipas Noizit.


    Video më poshtë:

    Shfaqja që dha kryeministri në Dibër është pjesë e strategjisë për ta bërë sa më banale dhe sa më të karagjoze fushatën për 11 Majin. Jo më kot, ceremonia e nisjes së fushatës së PS ishte konceptuar si një shfaqje folklorike kombëtare me ngjyra, valle dhe tinguj nga 12 qarqet.

    Rama urdhër socialistëve “Asnjë debat me opozitën në media”

    Krahasimi i dy fushatave/ Kush qe më mirë Rama apo Berisha?

    Në vend se të ishte një skenë e premtimeve dhe bilanceve politike, socialistët e shndërruan sheshin Skënderbej në një arenë të tallavasë kolektive ku ministra, deputetë dhe kryetarë bashkish – menaxherët e miliarda eurove të buxhetit publik – përdridheshin nën ritmin e muzikës popullore.

    Por kjo ishte vetëm fillimi. Sepse nga Korça në Fier, nga Tirana në Dibër, Rama po udhëheq një fushatë që ka për synim ta banalizojë garën politike, ta reduktojë në shfaqje, në meme, në video virale. Diskutimi nuk është më për programin, bilancin, apo përgjegjësinë e pushtetit. Është për shpërqëndrimin nga premtimet që janë bërë këto 12 vjet dhe që nuk janë realizuar.

    Zegjineja e Roskovecit, ose si Belinda ka kapur mediat më keq se Veliaj

    Jo më kot, Zeqineja e Roskovecit është kthyer në yllin më përfaqësues të fushatës socialiste. Në vend të ideve të reja për zhvillim dhe që do të na afrojnë më Bashkimin Europian, PS promovon videot e Zeqinesë që i drejtohen Gazment Bardhit, drejtuesit të fushatës së PD në Fier.

    Jo më kot, në Korçë, Rama kërkoi një takim me Ilir Vrenozin – figura më virale e opozitës me një gjuhë që përzien humorin e rrugës me mllefin qytetar. Kur Vrenozi e refuzoi, Rama vendosi t’i përgjigjej me një kundërpërgjigje të detajuar, si për të treguar se edhe vetë ai është po aq i aftë në duelet dixhitale.

    Jo më kot, në Vlorë, nxori në skenë Ina Majkon, një vajzë rome që është promovuar që tani si zv.ministre e ardhshme. E njëjta që deklaroi së fundmi se “Skënderbeu ishte pritur me dajre nga komuniteti rom kur u kthye në Krujë”, një pohim që kapi menjëherë titujt e portaleve.

    Jo më kot, profilet e Ramës në rrjetet sociale janë të mbushura me video humoristike, ku përfaqësues të opozitës personifikohen nga bufa në 3D apo animacione që tentojnë t’i bëjnë sa më komike premtimet e opozitës.

    Në fund të ditës, të gjitha këto skena janë të njëjta në thelb: një mënyrë për t’i  ikur llogaridhënies për 12 vitet kur ka pasur pushtetin. Rama nuk flet më për bilance, shmang temat qëndrore si ekonomia, arsimi, shëndetësia apo siguria, nuk mban përgjegjësi as për koncesionet kriminale as për korrupsionin në qeverinë e tij. Më shumë i leverdis të shfaqet si një klloun që ta argëtoje dhe ta vërë në gjumë publikun përmes humorit dhe batutave… derisa të zgjohemi të gjithë në 12 Maj dhe atëhere nuk do ketë mbetur tjetër veçse mesazhet e Zeqinesë dhe fytyra serioze e Edi Ramës.LAJME24


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Top-Channel fshin lajmin ne lidhje me protesten e gazetareve per News 24

    12/08/2025

    Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash

    23/07/2025

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    PE: Shqetësuese dhënia e pensioneve dhe falja e gjobave para zgjedhjeve

    By LAJME 2412/05/20250

    Michael Gahler, Kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian quajti shqetësuese  shpërdorimin e burimeve shtetërore, përfshirë…

    DW: Frikë për recesion dhe rënie kursesh në mbarë botën

    08/04/2025

    Vlorë/ Makina merr flakë në ecje

    12/09/2023

    Meta lëshon një tjetër audio-mesazh nga qelia

    27/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.