Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Çfarë duhet të dini para rundit të ri të bisedimeve SHBA-Iran?
    POLITIKË

    Çfarë duhet të dini para rundit të ri të bisedimeve SHBA-Iran?

    By LAJME 2419/04/20255 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Negociatorët iranianë dhe amerikanë do të mbajnë rundin e dytë të bisedimeve indirekte më 19 prill, një javë pasi mbajtën bisedime të cilat palët i përshkruan si “konstruktive” dhe “pozitive”.

    Përderisa rundi i parë u mbajt në Oman, rundi i dytë do të mbahet në Romë. Diplomatët e Omanit do të vazhdojnë të ndërmjetësojnë bisedimet. Në këtë tekst mund të mësoni se cilat janë qëndrimet para rundit të ri të negociatave mbi programin bërthamor të Iranit, teksa ekziston ende mundësia e një veprimi ushtarak.


    I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, i cili po udhëheq ekipin negociator të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për çështjen bërthamore, nxiti pakënaqësi pasi publikisht ndryshoi qëndrim sa i përket programit bërthamor të Iranit.

    Më 15 prill, ai deklaroi se Irani do të duhet ta kufizojë pasurimin e uraniumit në 3.67 për qind – kufiri i vendosur nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, nga e cila Trump u tërhoq në vitin 2018.

    Por, vetëm disa orë më vonë, Steve Witkoff u tërhoq nga deklarata e tij, pas një reagimi të ashpër nga përkrahësit e linjës së ashpër, që kërkojnë shkatërrimin e plotë të programit bërthamor të Iranit. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, ai tha se Irani “duhet të ndalojë dhe të eliminojë plotësisht programin e tij të pasurimit dhe armatimit bërthamor”.

    Ky ndryshim i papritur duket se i ka hutuar zyrtarët iranianë. Ministri i Jashtëm dhe kryenegociatori, Abbas Araqchi, reagoi duke thënë se “qëndrimi i vërtetë i Uashingtonit duhet të qartësohet në tryezën e negociatave”.

    Irani ka mbajtur vazhdimisht qëndrimin se programi i tij bërthamor është paqësor dhe ka përjashtuar mundësinë e shkatërrimit të tij. Jalil Roshandel, drejtor i Programit për Studime të Sigurisë në Universitetin East Carolina, tha për Radio Farda të Radios Evropa e Lirë se administrata e Trumpit ka pak gjasa që të mbajë gjatë qëndrimin e saj të ashpër.

    “Trump mund të korrë një fitore politike duke pranuar kufirin prej 3.67 për qind në këmbim të koncesioneve të tjera, si për shembull zgjatja e afatit të skadencës për sanksionet e OKB-së që përfundon në tetor”, tha Roshandel.

    Një tjetër pikë e ndjeshme në bisedime është nëse një marrëveshje e mundshme do të fokusohet vetëm tek aktivitetet bërthamore të Iranit apo do të përfshijë edhe programin e raketave. Në një intervistë për Fox News më 15 prill, Witkoff tha se bisedimet në Romë do të përfshijnë gjithashtu “verifikimin e armatosjes”, përfshirë raketat.

    Por, Irani prej kohësh ka refuzuar të negociojë për arsenalin e tij raketor, të cilin e konsideron pjesë thelbësore të strategjisë së tij mbrojtëse. Republika Islamike përdori dronë dhe raketa në dy sulmet e kryera ndaj Izraelit vitin e kaluar – ku i dyti u përshkrua si sulmi më i madh në histori i kryer me raketa balistike.

    Mark Fitzpatrick, ish-diplomat amerikan dhe ekspert për mospërhapjen e armëve, tha se zgjerimi i fushës së bisedimeve mund ta ndërlikojë përparimin.

    “Nuk është befasi që ekipi i Trumpit dëshiron t’i rikthejë raketat në tryezë të bisedimeve”, i tha ai Radios Farda të REL-it. “Por, kjo do t’i bëjë negociatat shumë më të vështira për shkak të qëndrimit të palëkundur të Iranit se raketat janë thelbësore për mbrojtjen dhe politikën e tij për parandalim”.

    Britania, Gjermania dhe Franca – që së bashku njihen si “E3” – janë po ashtu nënshkruese të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 dhe kanë luajtur një rol kyç në përpjekjet e mëparshme për ta ringjallur marrëveshjen.

    Këtë herë, megjithatë, duket se janë lënë plotësisht jashtë kësaj çështjeje. Edhe pse rundi i ardhshëm i bisedimeve do të mbahet në Itali, ndërmjetësimin do ta udhëheqë Omani dhe jo evropianët.

    Mediat e lidhura me shtetin në Iran kanë mirëpritur përjashtimin e grupit “E3”. Tehran Times, një gazetë në gjuhën angleze, pretendoi – pa ofruar dëshmi – se këto tri vende janë aq të frustrura nga “përjashtimi” i tyre sa i kanë ofruar mbështetje Rafael Grossit, kreut të agjencisë bërthamore të OKB-së, për t’u bërë sekretari i ardhshëm i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, nëse ai ndihmon në “demonizimin” e Iranit.

    Sipas gazetës, kjo nismë synon të justifikojë rikthimin e sanksioneve të OKB-së – diçka që shtetet e grupit “E3” kanë kërcënuar se do ta ndërmarrin deri në fund të qershorit, nëse Teherani dështon të arrijë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, vazhdimisht ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprim ushtarak kundër programit bërthamor të Iranit, nëse nuk arrihet një marrëveshje. Në mes të rritjes së tensioneve – dhe fushatës ajrore të SHBA-së që po shënjestron aleatët e Teheranit në Jemen – Uashingtoni po forcon praninë e tij ushtarake në Lindjen e Mesme.

    Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara dislokuan të paktën gjashtë bombardues B-2 në bazën e përbashkët ushtarake SHBA-Britani në Diego Garcia, një ishull i vogël në Oqeanin Indian. Këtë javë, aeroplanmbajtësja USS Carl Vinson u dislokua për të forcuar praninë e aeroplanmbajtëses USS Harry S. Truman, e cila veçse ndodhet në rajon.

    Analistët besojnë se Irani i merr seriozisht kërcënimet e Trumpit, por mbetet e paqartë nëse Teherani është i gatshëm të rrezikojë që të përballet me sulme ajrore ndaj objekteve të tij kryesore bërthamore.

    Trump ka deklaruar se Izraeli do të luajë një rol kryesor në çdo sulm të tillë. Sipas The New York Times, Izraeli ka qenë duke u përgatitur për të ndërmarrë sulme ajrore kundër Iranit – me ndihmën e SHBA-së – që në muajin maj, por është ndaluar nga vetë Trumpi, i cili vendosi të ndjekë fillimisht rrugën e diplomacisë./ REL


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Aksident i rëndë në Lezhë! Këmbësorja në gjendje kritike për jetën

    By LAJME 2411/05/20250

    Një ngjarje e rëndë rrugore ka ndodhur paraditen e së enjtes në qytetin e Lezhës.…

    Rama sulmon partitë e reja: Janë cikli i dytë i farës së keqe të së ndjerës LSI

    03/05/2025

    Vrasje në Lezhë, identifikohet viktima (VIDEO)

    17/04/2025

    Policja më e bukur shqiptare: Meshkujt më lusin t’i futi..

    21/09/2023

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.