Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Bulqizë. Raportohet se rreth orës 12:30 në një minierë në Martanesh është shembur një masiv gurësh. Policia bën me dije se masivi i gurëve ka aksidentuar dhe zënë një minator 48-vjeçar.
Fatkeqësisht minatori nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve dhe ka humbur jetën. Viktima është identifikuar me inicialet A. C nga Krasta. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.