Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Getinjo në një romancë? Kush është bukuroshja krah tij?

    11/02/2026

    Ledioni konfirmon ndarjen me Sarën? Flirton me Brikenën

    26/01/2026

    Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash

    23/07/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Getinjo në një romancë? Kush është bukuroshja krah tij?
    • Ledioni konfirmon ndarjen me Sarën? Flirton me Brikenën
    • Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Përplasi motomjetin ndërsa ishte i dehur në timon, plagosen dy persona
    • Kryeministri britanik Keir Starmer mbërrin në Presidencë, takon Begajn
    • VV dështon sërish ta bëj votimin e fshehtë për zgjedhjen e Haxhiut
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Braçe pas zbulimit të zyrës së fshehtë: “Ishin shokët e mi, jo punonjës shteti”
    LAJME

    Braçe pas zbulimit të zyrës së fshehtë: “Ishin shokët e mi, jo punonjës shteti”

    By LAJME 2411/05/20252 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Deputeti i PS-së, Erion Braçe, reagoi pas incidentit të ndodhur në një zyrë të padeklaruar elektorale pranë zonës së ish-Bllokut në Tiranë, ku disa patronazhistë u filmuan duke dalë me vrap sapo panë kamerat, pak para se të mbërrinte policia.

    Në një prononcim për mediat, Braçe mohoi çdo shkelje ligjore dhe deklaroi se personat brenda zyrës ishin “shokët e tij” dhe jo punonjës të administratës, duke shtuar se “është ditë e diel, nuk ka punonjës shteti”.

    “Janë të gjithë shokët e mi. E gjitha kjo është një përpjekje e një bande kriminale, që është shfaqur edhe pardje, edhe dje, edhe sot në gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës, që ka tentuar të mbyllë socialistët në shtëpi, që të mos lejojë aktivitet elektoral,” tha Braçe.

    Sipas tij, ambienti është inspektuar “cep më cep” dhe akuzat për blerje votash janë absurde. Braçe u përpoq të ironizojë rivalin opozitar duke thënë: “Belindi pretendonte se kishte lekë këtu brenda. Pas 60 ditësh e gjeni në KQZ. Prisni rezultatin tani që ta marrë vesh Belindi me gjithë Belindën.”

    I pyetur nëse Këlliçi kishte ndonjë pretendim konkret për blerje votash, Braçe tha: “E pyeta zotin Këlliçi: ke ndonjë pretendim që të kam blerë votë të vetme? Jo – tha. Gjithë të mirat.”

    Socialisti këmbënguli se gjithçka është një inskenim politik dhe u përpoq ta minimizojë ngjarjen, ndërsa prania e policisë dhe publikimi i pamjeve nga opozita e kanë kthyer çështjen në një incident serioz elektoral në Tiranë.

    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Përplasi motomjetin ndërsa ishte i dehur në timon, plagosen dy persona

    15/05/2025

    Kryeministri britanik Keir Starmer mbërrin në Presidencë, takon Begajn

    15/05/2025

    VV dështon sërish ta bëj votimin e fshehtë për zgjedhjen e Haxhiut

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Getinjo në një romancë? Kush është bukuroshja krah tij?

    11/02/2026

    Ledioni konfirmon ndarjen me Sarën? Flirton me Brikenën

    26/01/2026

    Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash

    23/07/2025

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    LAJME

    100-vjeçari hedh votën në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në Tiranë

    By LAJME 2411/05/20250

    Një 100-vjeçar ka hedhur votën në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në Tiranë. “Me numër si…

    Samiti europian në Tiranë, qytetit i paralizohen sërish rrugët (Harta)

    13/05/2025

    Plagosi kushëririn pas konfliktit të çastit, pranga 49-vjeçarit në Tiranë

    13/09/2023

    Xavi konfirmon rinovimin e kontratës me Barcelonën

    16/09/2023

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2026 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.